LIVE UPDATES
Politike

Vrasja e 14-vjeçarit/ Bylykbashi: Tregoi dështimin e sistemit të edukimit dhe arsimit në vend

Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hodhi akuza kundrejt kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Bylykbashi tha se tragjedia e djeshme është një tregues dështimi para modelit që ka promovuar Edi Rama, forca për të shtypur të tjerët.

19 Nëntor 2024, 20:08 Nga ZH.LL
Vrasja e 14-vjeçarit/ Bylykbashi: Tregoi dështimin e sistemit
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit në kryeqytet është sjellë në vëmendje gjatë seancës plenare në Kuvend nga deputetët e opozitës, për të treguar dështimin e sistemit të edukimit dhe arsimit në vend. 

Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hodhi akuza kundrejt kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Bylykbashi tha se tragjedia e djeshme është një tregues dështimi para modelit që ka promovuar Edi Rama, forca për të shtypur të tjerët.

“Një 14 vjeçar që u nda nga jeta në mënyrë tragjike ishte në fillim të ëndrrave të tij. Një tragjedi që prek thellë në zemër këdo. Por, kjo është edhe në tragjedi që në themel ka dështimin e sistemit të edukimit dhe arsimit, është dështim para modelit të më fortit. Dhe ky model ka një promotor që ka vite në Shqipëri dhe që ka një emër: Edi Rama. Promovon gjithmonë forcën që shtyp të tjerët. Është dështim në edukim për respektimin e tjetrit, për liritë, të drejtat dhe kufijtë. Prindërit kur dalin nga shtëpia, në këtë situatë siç është ky vend dalin me vetulla të ngrysura sepse e di që në hallin që do të kërkojë atje në administratë do marrë përgjigjen jo. Duhet të tregohesh i fortë, i ashpër se nuk i dihet do përballesh me dikë. Ne shkollën, nuk e kemi atë ishullin ku fëmija do zhvillojë veten e vetë, ku do edukohet dhe arsimohet, ato janë shpesh gjëra krejt të kithta. Ne kemi plot mësues, psikologë, tani kemi edhe personel sigurie, por edukim dhe arsimim jo”, u shpreh Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është ndalur edhe te ngjarjet kriminale të ditëve të fundit në vend, të cilat sipas tij kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me qeverinë. Deputeti demokrat thotë me bindje se ngjarjet kriminale apo organizatat kriminale kanë gjetur hapësirë në vendin tonë pasi mbrohen nga politika dhe qeveria. 

“Para pak ditësh u zbulua një laborator droge në mes të Tiranës. Dikur, laboratorët ishin në Amerikën e Jugut, tani janë aq me vetëbesim sa e bëjnë në mes të Tiranës, e sjellin laboratorin te tregu. Ky vetëbesim vjen ose se e kanë policinë në xhep, ose se nuk dua t’ja dinë fare. Sot, vrasja më e fundit në mes të Tiranës. Pak kohë më parë, në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, gjithkund. Organizatat kriminale shpesh nuk kanë frikë sepse lidhjen e drejtpërdrejtë e kanë me politikën. I sigurojnë vota politikës, politika u siguron mbrojtjen nga ligji”, tha ai.

Teksa është ndalur te diskutimi për buxhetin, Bylykbashi vuri theksin se ai buxhet nuk i shërben askujt, as shëndetësisë, pensionistëve apo arsimit. 

“Nuk ka shërbim në shëndetësi, po kështu është me sterilizimin, thonë nuk bëjmë më operacione dhe analiza se nuk ka më para, kështu i kanë porositë nga koncesionari. Kjo është mënyra si Rama trajton paranë publike, paranë e shqiptarëve. Ky është buxheti i shtetit, por paraja është e çdo individi që mbush atë që quhet buxhet publik. Ata e japin për të marrë mbrapsht shërbimin publik dhe ajo që marrin pas është dhuna, gazi lotsjellës etj. Ky thoni ju është buxheti më i madh në histori, po si ka mundësi që nuk ka para për pensionistët, për shëndetësinë, për arsimin, për ata që punojnë, për të siguruar një polici në komunitet që të kuptojë para se të ndodhë krimi. Shqipëria po zbrazet dhe ju nuk e mbushni dot me ato 11 milionë turistët fallco”.

oerd bylykbashi opozita kuvend buxheti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet