LIVE UPDATES
Politike

Vota e diasporës/ PD dorëzon në Kuvend amendamentet për ndryshimet në kodin zgjedhor, Bylykbashi: Ndikim i jashtëzakonshëm në zgjerimin e votës

Bylykbashi deklaroi se ky amendamentet do të ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit. Sipas Bylykbashit ky amendament synon zgjerimin efektiv maksimal të drejtës së votës të atyre që votojnë jashtë Shqipërisë

23 Janar 2025, 12:55 Nga B.Z
Vota e diasporës/ PD dorëzon në Kuvend amendamentet për
Oerd Bylykbashi

TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, dhe  sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, kanë njoftuar se PD ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi deklaroi se ky amendament do të ndryshojë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit. Sipas Bylykbashit ky amendament synon zgjerimin efektiv maksimal të drejtës së votës të atyre që votojnë jashtë Shqipërisë.

Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit për mediat:

Siç ju jeni në dijeni, Partia Demokratike, deputetët e saj kanë dorëzuar zyrtarisht në parlament amendamente të cilat ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit, kjo jo vetëm me ndikim për ata që votojnë në Shqipëri, por mbi të gjitha me ndikim të jashtëzakonshëm në zgjerimin efektiv, maksimal të të drejtës së votës së atyre që votojnë nga jashtë Shqipërisë.

Me këtë amendament, që do ta shpjegojë më pas zoti Kaso, ne bëjmë të mundur një ndryshim rregulli që përputhet me këtë reformë të jashtëzakonshme që është bërë në të drejtën e votës në Shqipëri, në zgjerimin e kësaj të drejte në gjysmën e elektoratit shqiptar.

Që kjo të kuptohet më qartë, se përpara jemi përballë një situate jo vetëm të rëndësishme, por edhe kritike për zgjidhje tani, unë jam i detyruar t’ju jap disa shifra të cilat shpeshherë dalin jashtë fokusit të debatit të përditshëm.

Republika e Shqipërisë ka në regjistrat e saj të gjendjes civile, pra në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, rreth 4 milionë e 700 mijë shtetas nga 0 deri në sa vjeç jetojnë, pra janë 4 milionë e 700 mijë shtetas shqiptarë. Prej këtyre, zyrtarisht në këtë moment janë 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote. Pra janë mbi 18 vjeç.

Më datë 11 maj, 3.7 milionë shtetas kanë të drejtën e votës, pra rreth 1 milion janë në moshën 0 deri në 18 dhe nuk votojnë.

Pra këta 3 milionë e 700 mijë shtetas janë rreth 79% e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.

Në Republikën e Shqipërisë, sipas censusit dhe të dhënave zyrtare të deklaruara çdo vit nga INSTAT për censusin e fundit, në gjykimin tonë janë të dhëna të manipuluara dhe jo të vërteta. Kjo shifër është 2.4 milionë, pra shtetas shqiptarë nga 0 deri në 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç, janë 2.4 milionë persona që jetojnë në Shqipëri.

E ritheksoj, në gjykimin tonë, në informacionin tonë, dhe ato të dhëna që dolën, ju e dini që INSTAT e zgjati shumë kohë fazën e publikimit të të dhënave dhe qartazi për t’i manipuluar këto të dhëna.

Janë më pak se 2.4 milionë, por duhet të konsiderojmë që kjo shifër përfshin edhe të huaj që jetojnë në Shqipëri, sepse ky është qëllimi i censusit.

Pra numri i atyre që jetojnë zyrtarisht jashtë Shqipërisë, sipas këtyre të dhënave zyrtare, është 2.3 milionë shqiptarë. Ky numër mund të jetë më i madh, mund të jetë rreth 2.7 milionë.

Bazuar në shifrën zyrtare, në këtë 2.3 milion që jeton jashtë Shqipërisë, duhet të kemi parasysh që aty pjesa më e madhe e popullsisë është në moshë madhore, emigracioni kryesisht përbëhet nga njerëz që janë të aftë për punë, pra mbi 18 vjeç, që janë larguar nga Shqipëria.

Raporti i atyre me të drejtë vote është më i madh sesa raporti i përgjithshëm mesatar, pra më i madh se 79%.

Pra në gjykimin tonë, nëse do të bazoheshim vetëm tek shifra zyrtare prej 79% e 3.7 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë, janë jo më pak se 1.8 milionë shqiptarë me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Duke pasur parasysh se ka shumë studentë, njerëz që kanë shkuar për punë, apo se shifra reale është më e madhe, kjo shifër duhet të jetë afër 2 milionë shqiptarë me të drejtë vote jashtë Shqipërisë.

Është dështim i këtij shteti, i kësaj qeverie që të ketë të dhënat e sakta, ose kur i ka, i manipolon, por ky është realiteti. Po flasim për më shumë se gjysmën e shqiptarëve që kanë të drejtë vote, që kjo reformë që filloi në vitin 2020 dhe u perfekcionua më së shumti në vitin 2024, u jep të drejtën e votës.

oerd bylykbashi ivi kaso pd vota e diaspores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet