LIVE UPDATES
Politike

VOA për protestën e PD: Opozita, e përçarë! Berisha i 'numëroi' orët në pushtet Ramës

Ish-kryeministri Berisha u përqëndrua në fjalën e tij tek akuzat për korrupsion qeveritar, duke theksuar se orët e qeverisë Rama janë të numëruara.

7 Korrik 2022, 23:32 Nga k.m.
VOA për protestën e PD: Opozita, e përçarë! Berisha i
Pamje nga protesta

Në Tiranë, mbështetësit e Partisë Demokratike nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, zhvilluan në mbrëmje një tubim proteste kundër asaj, që ata e quajnë, keq-qeverisje e kryeministrit Edi Rama, kundër korrupsionit, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve. Opozita e akuzoi qeverisjen socialiste, e cila gjendet në mandatin e tretë, për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masvie të korrupsionit. Janë një sërë denoncimesh nga opozita në SPAK të dyshuara për korrupsion me marrëveshjet koncesionare të nënshkruara nga qeveria.

Ish-kryeministri Berisha u përqëndrua në fjalën e tij tek akuzat për korrupsion qeveritar, duke theksuar se orët e qeverisë Rama janë të numëruara.

“Edi Rama! Ne të dy sot jemi armiq. Ti ke për ideal vetëm pushtetin, kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ne jemi armiq, sepse ti e do pushtetin për të pasuruar veten, kurse ne e duam lirinë për t’i bërë shqiptarët të lirë” - tha zoti Berisha.

Ai tha se shpresonte që këtë javë të hapeshin negociatat e Shqipërisë me BE-në, sepse kështu do të dilnin në dritë më shumë korrupsion qeveritar. Opozitarët, theksoi ai, i thonë “Jo, Ballkanit të Hapur! Jo Ballkanit të Beogradit! Jo Ballkanit të Putinit”, por duan procesin e Berlinit, Ballkanin e Brukselit, dhe rrugën e drejt Europës.

“Rama u shndërrua në tellall të Beogradit dhe fut sherre mes fqinjëve, rrethon Kosovën me tensione e konflikte dhe nuk mbron interesat shqiptare, por mbron të parat ka interesat e Beogradit” - tha zoti Berisha.

Opozita shkon në këtë protestë e përçarë. Grupi i rithemelimit, me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, rimori kontrollin e Partisë Demokratike, pas një vendimi gjykate të shkallës së parë, i cili është ankimuar në Apel nga grupi tjetër i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes grupimeve në radhët e Partisë Demokratike nisën sapo ish-kryeministri Berisha, dhe familja e tij, u shpallën non grata nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, për shkak të korrupsionit dhe cënimit të demokracisë. Përpjekjet për pajtim midis grupimeve kanë dështuar, ndërsa ende pritet vendimi i gjykatës së Apelit mbi autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike./VOA

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet