27 Nëntor 2024, 12:13
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeminisri Sali Berisha rifiton lirinë e plotë. Sot Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën e avokatit të tij, dhe vendosi revokimin e arrestit në shtëpi, një masë e marrë pasi zoti Berisha kishte refuzuar më herët të zbatonte urdhërin e Gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj, pranë një oficeri të policisë gjyqësore.
Ish-kryeministri e kishte konsideruar një masë të tillë antikushtetuese, duke këmbëngulur se më parë do të duhej të ishte kërkuar autorizimi i parlamentit. Javën e shkuar Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme duke vlerësuar se masa detyrim paraqitje në policinë gjyqësore “nuk kufizon liritë e tij personale”, ndërsa për masën ndalim i daljes jashtë vendit theksoi se “kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt”.
Berisha u vu nën hetim, nën dyshimet për korrupsion në rastin e procedurave të privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Sipas Prokurorisë së Posaçme ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup pallatesh.
Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të zoti Malltezi për realizimin e privatizimit.
Në mënyrë të përsëritur, ish kryeministri ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë, dhe gjatë gjithë kohës ka folur për një prapavijë politike, në hetimin e nisur ndaj tij. Pas arrestit në shtëpi, zoti Berisha e ka konsideruar veten një të “dënuar politik nga rregjimi i kryeministrit Edi Rama”.
Pak javë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes për gjykim. Në mesin e muajit dhjetor pritet që në seancë paraprake të merret vendimi ndaj kërkesës së Prokurorisë./ VOA
sali berisha
Politike
27 Nëntor 2024, 12:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vendosur të mërkurën ta lirojë ish-kryeministrin Sali Berisha ng...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kre...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do të mblidhen sot në orën 13:30 në ...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kre...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka reaguar në lidhje me vendimin për heqjen e masës së sigurisë "arrest në...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:17
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut...
Politike
27 Nëntor 2024, 11:18
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:59
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të ...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas lirimi nga masa e sigurisë të kreut të PD-së Sali Berisha. Sheh...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:48
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Blendi Gonxhja ka deklaruar se bonusi i fundvitit për pensio...