LIVE UPDATES
Politike

VOA: Ahmetaj, lobim 150 mijë dollarësh në SHBA për t'u mbrojtur nga akuzat në Shqipëri

Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha kanë nënshkruar më 15 janar të këtij viti një kontratë me firmën e lobimit Prism Group, e cila në zbatim të ligjeve amerikane, kur bëhet fjalë për subjekte të huaj, ka depozituar në Departamentin e Drejtësisë dokumentat lidhur me këtë kontratë.

7 Shkurt 2024, 07:39 Nga M.B
VOA: Ahmetaj, lobim 150 mijë dollarësh në SHBA për t'u
Arben Ahmetaj

SHBA- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij, do të shpenzojë 150 mijë dollarë për të informuar politikbërësit amerikan “mbi akuzat e rreme” të ngritura ndaj tij në Shqipëri. Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha kanë nënshkruar më 15 janar të këtij viti një kontratë me firmën e lobimit Prism Group, e cila në zbatim të ligjeve amerikane, kur bëhet fjalë për subjekte të huaj, ka depozituar në Departamentin e Drejtësisë dokumentat lidhur me këtë kontratë. Sipas akteve të paraqitura nga firma lobuese, të cilat janë publike, pagesa e kontratës së lobimit është marrë përsipër nga partnerja e tij Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe nga një tjetër person, me gjasë, lidhje po familjare e saj, Ermand Hoxha, me nënshtetësi dhe banim në Shtetet e Bashkuara. Kontrata parashikon pagesën e 50 mijë dollarëve në momentin e nënshkrimit, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë dollarësh do të realizohet me katër këste, në ditën e parë të çdo muaji, duke nisur që nga 1 prilli deri në korrik, kur dhe mbyllet marrëveshja.

Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij. Dokumentat e paraqitura nga firma lobuese zbuluan po ashtu vendodhjen e zotit Ahmetaj, ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai rezulton të jetë me banim në Lugano të Zvicrës, qytet në kufi me Italinë. Në një intervistë të dhënë javën e shkuar për televizionin SyriTv, zoti Ahmetaj kishte deklaruar se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil. Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish zëvendëskryeministrit për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.

Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Ahmetaj i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e prokurorëve, dhe në intervistën e tj javën e shkuar akuzoi kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës. Firma lobuese amerikane, Prism Group, sipas dokumentave “do të përfaqësojë dy shtetasit shqiptarë Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha dhe do të kontaktojë elementë të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së. Prism Group, në emër të klientëve, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitete politike për të informuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”. Mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë konkretisht zoti Ahmetaj me anë të këtij lobimi në Shtetet e Bashkuara, përsa kohë ndaj tij janë ngritur dyshime për vepra penale të kryera në Shqipëri, nga një organ i Drejtësisë shqiptare, ndërsa ai vetë konsiderohet një person që i fshihet drejtësisë./ VOA

arben ahmetaj lobim shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet