LIVE UPDATES
Politike

Vizita historike e Bill Clinton! Nga miqësia SHBA-Shqipëri te zgjedhjet në veri, fjalimi i tij i PLOTË

Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

3 Korrik 2023, 21:43 Nga A.B
Vizita historike e Bill Clinton! Nga miqësia SHBA-Shqipëri te
Bll Clinton

TIRANË- Presidenti i 42-i SHBA-së Bill Clinton, mbajti ditën e sotme një fjalim tij në Tiranë, ku vlerësoi miqësinë me kombin shqiptar. Ai tha se mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në New York e se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.

Clinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

FJALIMI I PLOTË:

‘Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër ministra, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite qëkur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofoike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Nju Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë... i takoj gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorantevr shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot.

Kam parë këto më shumë se 30 vitet e fundit të Shqipërisë i mrekulluar, sepse kur isha i ri në universitet dhe studioja Luftën e Ftohtë, studioja botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej në çdo orë mësimi si një mister i pamat, e mbyllur ndaj botës. Mos hyni! Dhe më kujtohet kjo kur isha 18 vjeç që i thoja vetes: A do të shkoj ndonjëherë aty? Pyesja veten se si duhet të jetë aty. Dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si President. Isha thjesht një njeri që vija nga një rrugë e gjatë. Në fakt doja të vija dhe të shihja historinë këtij vendi dhe të mendoja që ishte i mbyllur nga bota. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe, thjesht duke ju thënë përshëndetje. Thjesht duke më lënë t’ju shoh. Sepse kam jetuar rreth njerëzve që janë përpjekur të ngrenë mure midis vetes dhe të tjerëve gjatë gjithë jetës dhe tani kjo kënga që këndohet në mbarë botën për rëndësinë e ndasive mund ta dëgjoj, ta ndjej dhe ta shoh. Dhe mund ta ndjej dhe ta shoh dhe kur s’është më. Në fakt kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku unë kam qenë dhe duhet të jeni shumë krenarë që e keni bërë këtë. Jeni shpërblyer për këtë dhe do të shpërbleheni.

Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë. Bota po drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse.

Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën se si ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele.

Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu.

Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu e që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë tani jeni një derë e hapur.

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet