LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Tentakulat korruptive në drejtësi, Xoxa-Veliaj kontrollojnë disa OJF të financuara nga George Soros

Çifti Veliaj, janë themelues të organizatës Balkan Youth Link Albania, enjohur si “BYL-A”, e cila është gjithashtu OJF-ja mëm e “Mjaftit”, është pikërisht organizata që zbulon fijet korruptive të familjes Veliaj dhe shpjegon mekanizimin e kapjes së sistemit të drejtësisë.

11 Dhjetor 2024, 23:11 Nga I.A
VIDEO/ Tentakulat korruptive në drejtësi, Xoxa-Veliaj
Xoxa dhe Veliaj

TIRANË- Emisioni investigative Plug në Syri Televizion, zbardhi skemën korruptive të pastrimit të parave dhe kapjes së sistemit të drejtësisë nga Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Nëpërmjet shoqatës “BYLA”, “BENUSSI” dhe “SHIZI”, Veliaj dhe Xoxa, dyshohet që jo vetëm kanë përfituar para në mënyrë të parregullt, por kanë ndikuar duke emëruar njerëzit e tyre në krye të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, PLUG, hodhi dritë edhe mbi kompanitë “Gogel” të vëllait të Erion Veliajt dhe kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut, të cilat kanë kryer lëvizje ligjore dhe financiare të dyshimta.

Emisioni ivestigativ Plug në Syri Televizion, zbërtheu skemën korruptive të pastrimit të parave dhe kapjes së sistemit të Drejtësisë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Çifti Veliaj, janë themelues të organizatës Balkan Youth Link Albania, enjohur si “BYL-A”, e cila është gjithashtu OJF-ja mëm e “Mjaftit”, është pikërisht organizata që zbulon fijet korruptive të familjes Veliaj dhe shpjegon mekanizimin e kapjes së sistemit të drejtësisë. Kjo Organizatë, e drejtuar dhe kontrolluar nga çifti Xoxa-Veliaj, në vitin 2023, ka përfituar 50 mijë euro nga bashkia e Tiranës për projektin kulturor “Sonoma”, i cili është sjellë në Shqipëri nga qendra “Harabel”, që drejtohet nga Ajola Xoxa. Më pas,  BYLA, i ka paguar Ajola Xoxës një shumë prej 22 mijë eurosh për projektin “Sonoma”, duke ngritur dyshime të forta për konflikt interesi mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt. Plug u thellua më tej duke zbuluar se BYLA është në fakt organizatë që drejtohet dhe kontrollohet nga Ajola Xoxa, së bashku edhe me OJF-t Shoqata për Zhvillimin e Zonave Informale dhe Benussi.

Të tre këto organizata jo fitimprurëse, që funksionojnë prej dy dekadash, janë përdorur nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa jo vetëm përfitime të dyshimta financiare, por mbi të gjitha për të kapur sistemin e drejtësisë. Në organizatat e mësipërme, kanë punuar emrat kyç që sot janë në krye të institucioneve të drejtësisë. Narueda Llagani, ish-drejtuese e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka qenë krahu i djathtë i Ajola Xoxës në shoqatën “Benussi. Kjo e fundit, ka qenë gjithashtu promotore në konferenca e studime shkencore e një numri të madh emrash të sistemit të drejtësisë, si: Sokol Sadushi, kreu aktual i Gjykatës së Lartë, Maksim Haxhia, kreu i dhomës së Avokatisë, Arben Rakipi, kreu i Shkollës së Magjistraturës, etj.

Një tjetër emër që dyshohet se është nën ndikimin direkt të Erion Veliajt, është Roland Ilia kreu aktual i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, njeriu që kaloi në mënyrë të dyshimtë në vetting kreun aktual të SPAK, Altin Dumani. Një tjetër emër që lidh Erion Veliajn me tentakulat në drejtësi, është Floran Pustina, ish-themelues i Mjaft dhe njeriu që në dosjen e inceneratorit të Tiranës, përmendet si juristi që i përgatit Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit dokumentat e koncensionit korruptiv, ku është i përfshirë direkt Erion Veliaj. Bashkëshortja e Floran Pustinës, pranvera Pustina është shefe e kabinetit të prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela, njeriut që mban peng hetimet për Irena Gjokën, gjyqtares që derio më sot ka amnistuar aferën e inceneratorit të Tiranës. Plug hulmutoi edhe kompanitë e Ajola Xoxës dhe vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj. Ky i fundit është pronar i kompanisë “Gogel”, e cila sapo Erion Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, njohu një sukses të madh financiar, duke shënuar një xhiro prej rreth 30 milionë eurosh në pak vite. Në vitin 2023, Arbër Veliaj, kohë kur nisi hetimi intensive për aferat e të vëllait, kryebashkiak i Tiranës, vendosi të hap një tjetër kompani Gogel holding, e cila njohu një sukses financiar të menjërheshën. Gjithashtu, në vitin 2023, Arbër Veliaj për herë të parë që nga themelimi i kompanisë Gogel, tërheq dividend në shumën e 740 mijë eurove, duke ngritur jo pak dyshime nga këto lëvizje financiare. Ndërkohë, kompanitë e Ajola Xoxës, Partners Laë dhe BOtime Enciklopedike, nga hulumtimet e Plug, kanë të dhëna për fshehje të të ardhurave, shmangie të  pagimit të taksave si dhe lëvizje të dyshimta financiare. Kompanitë e Ajola Xoxës dhe nënës së saj Valbona Xoxa, dyshohet se mund të jenë përdorur  gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion, ndërsa nëpërmjet manovrave ligjore dhe financiare është tentuar të mbulohen këto të dhëna./Syri.net

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet