LIVE UPDATES
Politike

"Vetë foli, vetë qeshi po gjë nuk qullosi"/ Deklarata e Gjinushit, Zhupa: Nevoja për mandat të dytë e ka bërë nervoz

Zhupa thekson se Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Akademisë, dhe vetë foli, por sipas saj nuk qullosi gjë.

4 Prill 2023, 11:45 Nga A.B
"Vetë foli, vetë qeshi po gjë nuk qullosi"/ Deklarata e
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas fjalëve të thëna një ditë më parë nga kreu i Akademisë së Shkencave. Në një mesazh në rrjetet sociale, Zhupa thekson se Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Akademisë, dhe vetë foli, por sipas saj nuk qullosi gjë.

REAGIMI:

Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të akademisë, që nuk po lënë revolucionin sovjetik të marshoj! Vetë foli, vetë qeshi po gjë nuk qullosi! Pavarësisht, sa qesharak mund të bëhet një individ si Gjinushi, paligjshmëria e tij nuk ndryshon, interesat duken qartë, nevoja për mandat të dytë e ka bërë nervoz.

Armiku i jashtëm, jam unë, deputetja e opozitës që e ka cuar mandatin e tij në kushtetuese dhe që nuk rresht dot të denoncuari ndryshimet e një ligji që po përgatiten me porosi. Ndërkohë po unë kam 6 muaj që e kërkoj dhe e pres në komisionin e edukimit, të flasim për akademinë, për veprimtarinë shkencore dhe financiare të saj. Siç e dini zotëria nuk guxon të vij, por gjithsesi une e ripërsëris kërkesën edhe publikisht, eja në komision!
Me ligjin aktual të gjithë e dinë që ndalohen dy mandate rradhazi, e shkruar e zeza në të bardhë. Ndryshimet me porosi, nuk reformojnë institucionin, por japin mundësi Gjinushit si i vetmi i interesuar për tu hequr fjala rradhazi, që të kërkoj mandat të dytë pas të parit.

Cfarë reformimi apo risie ka për Akademinë duke hequr kufizimin e moshës 75 vjec për kryetarin sic e kërkon ligji aktual që ti ndërpritet mandati?! Kujtojmë që Gjinushi është 74 vjeç dhe duhej ndryshuar edhe kjo pikë që të gëzoj mandat të dytë 4 vjeçar, që po ja përgatisin shokët Beqiraj dhe Koçi.
Ndryshime që duken si kostum me porosi, por me dhëndër rraqe.

Parlamenti duhet ti shërbej interesit publik, të adresoj problematikat e zgjedhësve, të jap kontribut në pavarësinë dhe qarkullimin e drejtimit në institucionet e pavarura dhe jo të shndërrohet në institucion që i shërben një individi politik për të mbajtur peng Akademinë e Shkencave. Si mund të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, komisionet parlamentare, seanca plenare, deputetët dhe shërbimet e kuvendit të punojnë për një projektligj që i shërben vetëm një njeriu?! Qartësisht kemi të bëjmë me shpërdorimin e taksave të qytetarëve dhe fyerje ndaj tyre duke ofruar ligje që duan të mbajnë të lidhur pas karriges së shkencës, politikanin, ish ministrin e fundit komunist të arsimit.

Më pas sulmon edhe “armiqtë e brendshëm” akademikun Fuga e studiuesen, profesoreshën Shamku, me të cilët, i ka rënë sharra në gozhdë! Mjafton të kujtoj se atje ku japin leksione ata si të barabartë me koleget e tyre perëndimor (Francë dhe Itali) Gjinushi vështirë se shkon dot as si dëgjues. I ftoj profesorët ti dhurojnë ndonjë nga librat e tyre, meqë “kryetari i dijes” ska asnjë botim shkencor të vetin.

Një ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e quajti Opozitën injorante, referuar akuzave të hedhura ndaj tij. Nga Shkodra, pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Gjinushi tha se akademiku Artan Fuga dhe gjuhëtarja Ledi Shamku nuk janë asgjë më shumë se dy individë të thjeshtë. Ai tha se ata nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve./Dosja.al

ina zhupa skender gjinushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet