LIVE UPDATES
Politike

Vendimi për Butrintin/ Ina Zhupa: Kushtetuesja sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, në shërbim të aferave të qeverisë

Zhupa me anë të një postimi në Facebook shkruan se Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, duke shtuar se ajo është në shërbim të aferave të Qeverisë.

24 Prill 2024, 21:22 Nga I.A
Vendimi për Butrintin/ Ina Zhupa: Kushtetuesja sot vuri kapakun mbi kapjen
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e opozitës lidhur me koncensionin e Butrintit. Zhupa me anë të një postimi në Facebook shkruan se Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, duke shtuar se ajo është në shërbim të aferave të Qeverisë.

Zhupa thekson se në konflikt të pastër interesi, të kapur “me presh në duar” në shkelje të procedurave të gjykimit kushtetues mbyllën një gjyq në shërbimin të qeverisë pas një viti proces plot me shkelje. Teksa ka listuar disa nga shkeljet që ajo pretendon se GJK ka bërë, Zhupa theksoi se hapi i radhës për këtë çështje do të jetë Prokuroria e Posaçme.

Postimi i Plotë:

Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. UNESCO e rrëzon koncensionin, bën raport që e fsheh qeveria dhe Gjykata e aprovon, se njeh më mirë se UNESCO konventën e Parisit. Gjyqtarët që kanë votuar kundër Butrintit, do kenë në ndërgjegjen e tyre turpin më të madh të gjithë gjykimeve kushtetuese. Sepse nuk bëhej fjalë për një koncesion që rrëmbeheshin disa para sic ka ndodhur rëndom në Shqipëri, por një koncesion që rrëmbehet historia, identiteti, trashëgimia, kultura, rrënjët tona. Vetëm nga 30 nëntori e këtej AADF ka hapur disa tendera qindra mijëra euro duke e pasur në Gjykatën mesa duket në xhep.

Në konflikt të pastër interesi, të kapur “me presh në duar” në shkelje të procedurave të gjykimit kushtetues mbyllën një gjyq në shërbimin të qeverisë pas një viti proces plot me shkelje. Rikujtoj sot vetëm disa nga shkeljet e procesit kushtetues:

- Mos përjashtimi i 3 gjyqtarëve që kërkuam për përjashtim, të cilët ishin haptazi të anshëm dhe nuk garantonin një proces të rregullt gjyqësor. Duke filluar nga kryetarja që justifikohej për shkeljet që vinin “nga lodhja” “nga seancat me orë të zgjatura”, ndërkohë që mund të vinin nga ambiciet e saj për një mandat në Strasburg, të mbështetur nga qeveria. Nga Gent Ibrahimi me marrëdhënie të hapur miqësore dhe bashkëpunimi me dy CEO të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Tek Sandër Beci që votonte mos merrnim shkresën nga Këshilli i Ministrave se mos i prishej terezia kryeministrit.

- Nisën procesin e debatit gjyqësor dhe parashtrimeve pa zbatuar akoma vendimin e vet të ndërmjetëm ku pala KM duhet të sillte gjithë dokumentat nga UNESCO. Nuk mori kurrë një dokument që informonte UNESCO-n me llojin e ri të fondacionit privat apo me miratimin e saj në formën e re. Një trupë gjyqësore që pranoi si provë një copë letër emailet kanë humbur ku tallej qeveria me autoritetin e tyre.

- Vendosi afat deri ne 30 nëntor për të marr një raport që këshilli i ministrave e ka edhe nuk e dorëzon. Pranoi si provë një email në 11 të natës mes KM dhe ambasadores tonë në UNESCO, që flisnin se ska dalë akoma raporti i shkurtit 2024, ndërkohë që ne kërkuam raportin e misionit të tetorit 2022 dhe ai gjendet në zyrat e qeverisë shqiptare sipas UNESCO.  Për këtë ne morëm përgjigjen zyrtare që raporti UNESCO fshihet nga qeveria.  UNESCO kundër koncesionit dhe Gjykata Kushtetuese mbyll sytë.

- Një proces gjyqësor që u anashkalua faza e administrimit të provave duke mos u kryer sic thotë rregullorja por duke e harruar dhe duke e marr të mirëqënë që sdo kishte asgjë të re sipas tyre.

- Një proces gjyqësor ku u pranuan si materiale gjyqësore ato dokumente që nuk mbart elementët e detyrueshëm formalë që të përdoret zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë dhe nuk mund të përdoret përpara asnjë Gjykate në Shqipëri, aq më pak përpara Gjykatës Kushtetuse, në kushtet kur:(i) Shkresa nuk rezulton e përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe (mungon nënshkrimi dhe vula e një përkthyesi të gjuhës angleze zyrtarisht të njohur nga institucionet shqiptare);(ii) Shkresa nuk është e noterizuar (në mënyrë që të vërtetohet autenticiteti i përkthimit dhe nënshkrimi i vetë përkthyesit), si dhe (iii) Shkresa nuk rezulton e legalizuar (i mungon vula Apostile).

- Një proces me palë të interesuar dy herë ministren Elva Margariti, një herë pjese e subjektit Këshilli i Ministrave, si ministre dhe një herë pjesë e subjektit FMB si kryetare e bordit dhe bashkëthemeluese. Zhduku konceptin e “barazisë së armëve”

- Një proces ku nuk pranuan të përfshinin AADF që është subjekti i koncesionit kur haptazi dhe publikisht ata e pranojnë që janë marrësit e tij dhe ishin në çdo komision parlamentar. Fshehën gjurmët kur të gjithë kanë parë ujkun.

- Një trupë gjyqësore që ligjin me porosi, të bëra nga kuzhinat e lobimit dhe klientelizmit, e konsideron kushtetuese nuk mund të konsiderohet si e pavaruar dhe e paanshme.

Megjithë shkeljet që i evidentuam edhe me shkresa dhe kërkesa gjatë gjithë gjykimit, ne vazhduam deri në fund procesin.

Nuk u tërhoqa nga kërkesa sepse ishin 18 nene të kushtetutës së shkelura dhe gjykata kushtetuese sot nuk pa dot asnjë!!!

Nuk u tërhoqa sepse ishin 4 konventa të shkelura dhe gjykata nuk pa dot asnjë!!!

Nuk u tërhoqa sepse betejës do i shkoj deri në fund dhe në vazhdim.

Ku sigurisht edhe procesi kushtetues do jetë pjesë e gjykimit të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Në fund të këtij procesi kushtetues dhe në hapjen e një etape të re të përballjes kundër koncesionit të Butrintit dua të shpreh falenderime:

- 35 deputetëve, kolegëve të mi opozitar që firmosën këtë kërkesë me besimin dhe mbështetjen për mua.

- Avokatëve Franci Nuri. Agron Alibali.

- Zërave publik në mbrojtje si Auron Tare, Apollon Baçe, Neritan Ceka, Ilda Mara, Beti Njuma, Elida Miraj, Kreshnik Merxhani, Gjerak Karaiskaj, Andi Tepelena, Lavdosh Ferruni e shumë të tjerë.

- Presidenti i Republikës Ilir Meta që e ktheu me dekret ligjit 50/2022

- Avokatit Bledar Dervishaj për arsyetimin e kthimit të ligjit në kuvend.

- Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca për Amicus Curiae në favor të Butrintit

- Kontrolli i Lartë i Shtetit Z.Arben Shehu për parashtrimet me shkrim në favor të Butrintit.

- Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, për zërin e ngritur dhe protestat e organizuara me drejtimin e Aulon Kalaja, Sazan Guri, Arber Kola, Altin Goxhaj dhe qindra te tjere.

- Gazetarëve që na përcollën në çdo betejë në kuvend, në seli, në presidencë, në gjykatë kushtetuese, të palodhur dhe gjithmonë gati.

Beteja vazhdon… Rroftë Butrinti, Poshtë Maskarenjtë.

Butrinti do fitoj me çdo kusht, e kemi detyrë ndaj fëmijëve tanë dhe të parëve tanë.

ina zhupa çeshtja e butrintit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet