15 Tetor 2024, 12:11
Nga M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e saj për çështjen e emigrantëve teksa ka folur në Senatin në Romë. Ritheksimi i qëndrimit të Melonit vjen pak përpara mbledhjes së Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë pikërisht emigracioni i parregullt në kufijtë e unionit.
Ndërkohë, në Senat, Meloni tha se qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian, ndërsa shtoi se vendi i saj është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Kryeministrja italiane shtoi se këtë vit, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt është ulur me 60%, ndërsa ka nisur të ulet edhe numri i personave që humbasin jetën në det.
Duke iu referuar hapjes së qendrave për azilkërkuesit në veri të Shqipërisë, Meloni tha se qendrat kanë filluar të funksionojnë dhe se ishin tepër të kënaqur. Ajo tha se kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian.
“E vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është parandalimi i zbarkimeve dhe luftimi i trafikantëve që veprojnë pa ngurrim. Duke nisur nga Këshilli Europian i nesërm, me iniciativën e Italisë, do të organizohen takime joformale të vendeve të Bashkimit në të cilat emigracioni ka efektet më të mëdha.
Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”, tha Meloni.
Politike
15 Tetor 2024, 12:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha, postoi një mesazh për qytetarët shqiptarë me rastin e 80-vjetor...
Politike
15 Tetor 2024, 11:58
I.A
ITALI- Anija e parë e Marinës Italiane që u nis për të dërguar emigrantë në Shqipëri, pati vetëm 16 persona ...
Politike
15 Tetor 2024, 11:02
I.A
Peter Szijjarto
LUKSENBURG- Hapja zyrtare e negociatave ka nisur ditën e sotme me Shqipërinë. Gjatë konferencës për shqyp, Mi...
Politike
15 Tetor 2024, 11:30
M.B
Foto nga konferenca
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama tha sot nga Luksemburgu se ndihet i trishtë që Maqedonia e Veriut, ndyshe nga Shqip&eu...
Politike
15 Tetor 2024, 11:07
M.B
Edi Rama
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka thënë në konferencën për shtyp pas Konferencës Ndërqeveritare me BE-n...
Politike
15 Tetor 2024, 11:00
I.A
Peter Szijjarto
LUKSENBURG- Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka deklaruar se nëse Shqipëria bën punën në m&eu...
Politike
15 Tetor 2024, 10:48
I.A
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian është një...
Politike
15 Tetor 2024, 10:52
M.B
Edi Rama
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka thënë në konferencën për shtyp pas Konferencës Ndërqeveritare me BE-n...
Politike
15 Tetor 2024, 10:45
M.B
Peter Szijjarto
LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e r...
Politike
15 Tetor 2024, 10:40
I.A
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja me emigrantët është vetëm ekskulzivitet i Italisë...