LIVE UPDATES
Politike

"Veliaj premton prej 8 vitesh 5 shkolla në Astir, nuk ka ndërtuar asnjë"/ Kur do të ketë shkollë zona e mbipopulluar ?

Një vit nga zgjedhjet e 14 majit ku fitoi mandatin e tretë, vetë Veliaj pranon se zona ende nuk ka një institucion arsimor. Pasojat i vuajnë mijëra nxënës dhe prindër të zonës që detyrohen të paguajnë për transportin, të sfidojnë mësimin me turne dhe një pakicë që i ka mundësitë, të paguajë shkolla jo publike.

8 Mars 2024, 20:46 Nga Ilda Hoxha
"Veliaj premton prej 8 vitesh 5 shkolla në Astir, nuk ka ndërtuar
Foto ilustruese

TIRANË-Njësia 14, e njohur si Astiri, në Tiranë nuk ka ende një shkollë të re. Në prill të vitit të kaluar, kryebashkiaku Erion Veliaj ricikloi premtimin e pambajtur elektoral në dy mandate, se zona me 70 mijë banorë do të ketë shkolla. Një vit nga zgjedhjet e 14 majit ku fitoi mandatin e tretë, vetë Veliaj pranon se zona ende nuk ka një institucion arsimor. Pasojat i vuajnë mijëra nxënës dhe prindër të zonës që detyrohen të paguajnë për transportin, të sfidojnë mësimin me turne dhe një pakicë që i ka mundësitë, të paguajë shkolla jo publike.

Në fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke kërkuar votat për mandatin e tretë, ricikloi premtimin e pambajtur në 8 vite dhe u zotua se në zonën e Astirit do ndërtoheshin 5 shkolla të reja.

Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj.

Në një artikull të publikuar në mars 2023 në Faktoje tregohet se 8 vite pas premtimit të Veliajt, shkolla 9 vjeçare jo vetëm që nuk ishte ndërtuar, por kishte devijuar gjurma ku ishte planifikuar të ngrihej objekti arsimor.

Ne vendosëm të bëjmë një tjetër verifikim, nëse brenda një viti ka nisur ose jo ndonjë shkollë në njësinë administrative 14, që identifikohet si zona e Astirit.

Fillimisht iu drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës më 24 janar të këtij viti, por edhe pse janë shkelutr të gjitha afatet ligjore, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk morëm përgjigje.  

Në fund të janarit të këtij viti, u rikthyem në terren për të verifikuar nëse kishte ndonjë shenjë të nisjes së ndërtimit të ndonjë shkolle në këtë njësi. Sipas premtimeve të Veliajt, gjurma e planifikuar për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare shtrihet pranë zonës së njohur si KMY. Toka që përkon me gjurmën ishte e rrethuar, por nuk kishte asnjë tabelë informuese nëse aty do të ndërtohet një objekt arsimor. Banorë të zonës thanë për Faktoje se nuk kanë ndonjë njoftim për ndërtim shkolle aty, madje shprehen pesimistë se kjo gjë do të ndodhë.

“Për 100 vjet nuk bëjnë shkollë këtu. Kemi dëgjuar shumë premtime, do e nisim këtë vit, do e nisim vitin tjetër. Dhe çfarë bënë?! Asgjë…”-shprehet Dorina, nënë e dy fëmijëve, 7 dhe 11 vjeç.

“Në të gjithë këtë pellgun tonë nuk ka shkollë të re, ndërsa pallatet dhe banorët shtohen përditë”, thotë një tjetër banor i zonës.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, më 23 shkurt të këtij viti pranoi se në Astir nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re, megjithatë ai sërish ‘dha shpresë’ se kjo do të ndodhë, por se kur, nuk dihet.

“Do të fillojmë edhe me ndërtimin e shkollave të reja, kemi dy hapësira, te xhepi që është krijuar aty ku rregullohet-sistemohet Lana dhe në diskutim me privatët që i kemi kushtëzuar, po do ta jap lejen, po tokën e lirë do ia japësh bashkisë që të bëjë shkollat e reja.

Dhe shkollat e reja në të dy anët e Lanës dhe të autostradës së Unazës së Madhe, zgjidhin përfundimisht edhe rritjen e popullsisë që do të vijë padyshim me zgjatimin e Lanës dhe me riparimin e saj. Dhe te zona e Astirit që gjithsesi është mbrapa dhe akoma nuk ka shkollat e para”-theksoi Veliaj.

Rregullorja për shkollat pranë qendrave të banuara

Sipas të dhënave zyrtare, njësia administrative 14, ku përfshihen lagjet Astir, Yzberisht, Kashar, kapërfshin një popullsi mbi 70 mijë banorë.

Nga ana tjetër, Rregullorja e Planifikimit të Territorit e kërkon që zona e banuar duhet të ketë shkollën 9 vjeçare, jo më larg se 500 metra dhe gjimnazin apo shkollën e mesme, jo më larg se 1000 metra.

Shumë premtime për Astirin, zero shkolla

Që prej vitit 2015, janë shënuar premtime pa fund për ndërtimin e shkollave në këtë zonë, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

“Ne angazhohemi të ndërtojmë një kopësht dhe një shkollë 9-vjeçare të re në zonën e Unazës së Re në Yzberisht pranë KMY, sepse aty është nevoja më e madhe për të pasur lehtësimin e shkollave të Kombinatit nga dy turnet që kemi sot”- deklaroi  Veliaj në 25 maj 2015.

Në mars të vitit 2023, pas një hendeku kohor prej 8 vitesh dhe premtimeve të shkelura, ai tha: “Aty do të kemi dy shkolla, një në Astir, dhe tjetra do të jetë te rruga e re e zgjatimit të Lanës, mes autostradës dhe Lanës, që bie në kufirin e Njësisë 7, por i shërben kryesisht zonës së lagjes 14”.

Në prill 2023 duke justifikuar mungesën e shkollave në zonë me luftën në Ukrainë Veliaj tha:

“Jam krenar që kemi bërë 40 shkolla, por nuk kemi mundur të mbarojmë lotin e fundit për shkak të kushteve të krijuara nga lufta në Ukrainë. Janë 5 shkolla në Astir-Kashar-Yzberisht, 2 te Liqeni i Thatë dhe 2 në Sauk dhe 1 te Akademia e Policisë”, deklaroi kryebashkiaku.

Në 23 dhjetor 2023 ai bëri të ditur se ishte buxhetuar ndërtimi i shkollave në Astir, por siç pranoi vetë në shkurt 2024, asnjë shkollë nuk ka nisur të ndërtohet atje.

Në një nga intervistat e dhëna në televizionin ABC News, sfida e lëshur nga Veliaj është: “Nuk do e lë këtë Bashki pa zgjidhur Astirin!”/FAKTOJE.AL

shkollat ne astir

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale