LIVE UPDATES
Politike

Veliaj në SPAK/ A do hetohet kryetari i Bashkisë për inceneratorin e Tiranës?

Për këtë aferë deri më tani janë arrestuar zyrtarë të lartë publikë dhe biznesmenë, por që ka krijuar edhe një përplasje brenda maxhorancës socialiste, ku nuk mungojnë akuzat brenda llojit.

1 Maj 2024, 21:00 Nga r.ll
Veliaj në SPAK/ A do hetohet kryetari i Bashkisë për
erion veliaj

TIRANË- Emisioni ‘Në shënjestër’ nga gazetarja Klodiana Lala, në News24 trajtoi këtë të mërkurë paraqitjen në SPAK, të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, si një person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës.

Për këtë aferë deri më tani janë arrestuar zyrtarë të lartë publikë dhe biznesmenë, por që ka krijuar edhe një përplasje brenda maxhorancës socialiste, ku nuk mungojnë akuzat brenda llojit.

Dokumentari:

A do të shkojë Erion Veliaj në SPAK apo jo, dhe nëse po, si do të thirret ai aty – si një person që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tiranës, apo si një kryebashkiak që mund të merret në hetim? Kureshtja e parë mori fund dje kur Veliaj u shfaq në godinën e SPAK, një orë para orarit të caktuar për të, për t’u paraqitur përpara prokurorëve. Në dukje i buzëqeshur, i shoqëruar nga drejtori juridik dhe një përfaqësues i medias, por që nuk mundi ta fshehë gjatë tensionin, edhe për faktin që pa vënë këmbë në gardhin rrethues të SPAK. Të parët që e pritën ishin sulmet verbale në distancë të militantëve dhe kundërshtarëve të tij politikë, midis tyre edhe Klevis Balliu nga Rithemelimi, etiketimit të tij si hajdut. Veliaj iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke i kujtuar makinën 100 mijë euro të babait.

Hyrja në SPAK, përplasja me Balliun, por ndërsa kjo ishte vetëm epopeja e parë e asaj që ndodhi dje në SPAK, ditën e djeshme, Erion Veliaj shpejt u kujdes që të tregonte para gazetarëve se ai aty kishte ardhur me dëshirën e tij për të sjellë dokumente të reja që do të ndihmonin hetimin e inceneratorit të Tiranës. Dhe jo se e kundërta ishte e vërtetë, dhe se ai ishte thirrur aty si një person që kishte dijeni për aferën, gjë të cilën e çmontoi vetë SPAK në vazhdim, duke thënë se Erion Veliaj ishte thirrur për të qenë i pranishëm në këtë strukturë më datë 24 Prill 2024.

Urdhri për thirrjen e shtetasit Erion Veliaj

Tiranë, 24 Prill 2024

Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.

Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17 Dhjetor 1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.

Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi

Erion Veliaj u ngjit në godinën prej xhami pasi qëndroi afër 50 minuta në pritje në korridoret e institucionit, si person që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tiranës. Deri më tani, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prerë 15 urdhra arresti apo masa të tjera sigurie, përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë. Një nga aferat më të mëdha të korrupsionit të dyshuara në 30 vite ka për të përfshirë emra si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

Dëmi deri tani mendohet të jetë qindra miliona euro. Hetimi që në gusht të vitit 2023, çoi SPAK edhe në urdhërimin e sekuestrimit të kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku janë identifikuar pronarët de fakto të inceneratorit të Tiranës, nën sekuestro prej afro 1 viti. Roli i Erion Veliaj sipas SPAK është ai kryebashkiakut që në janar të vitit 2016, dërgoi pranë qeverisë një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës, që në thelb sipas SPAK i hapte rrugë projektit koncesionar për trajtimin e mbetjeve në Tiranë. Hetime të tilla kanë kulmuar me luftë të fortë akuzash politike brenda llojit, duke mbirë dyshimet se ata po tradhtohen nga brenda radhëve të tyre, ku nga arratia, Arben Ahmetaj hodhi tymuesen se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Arben Ahmetaj: Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik. Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik?

Duke arritur në këtë pikë, përplasja brenda maxhorancës socialiste duket se nuk ka më asgjë për të fshehur. Pas 7 orësh në SPAK, Erion Veliaj tha se ishte aty si bashkëpunëtor i SPAK dhe i quajti prokurorët si kolegët e tij, duke treguar se ndjeu rehat gjatë marrjes në pyetje. Kjo ndodhi pikërisht në institucionin ku askush deri më tani nuk ka hyrë dhe dalë i qetë.

Erion Veliaj: Isha me dy kolegë hetues profesionist të disiplinuar dhe unë them që e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mos përgojojmë institucionet, por t’i forcojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor.

Kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC, i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro toni. Ky proces ishte komplet gjë tjetër, e pa kërkuar nga investitor të tjerë dhe që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe që nuk kishin lidhje me IFC. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera.

Ndërsa u përpoq shumë të ishte i qetë, pasi mbaroi punën me mediat në dyert e SPAK dhe pa u përgjigjur asnjë prej pyetjeve të gazetarëve që e pritën për 8 orë më radhë, Erion Veliaj vrapoi për në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Mbledhja u zhvillua online këtë herë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe protestave të opozitës në dyert e Bashkisë, që kërkojnë dorëheqjen e Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të Bashkisë të gjetur në korrupsion nga SPAK. Protesta u mbajt edhe gjatë kohës që Veliaj ishte në SPAK, ku nuk munguan akuzat dhe bombat molotovë drejtuar institucionit të bashkisë. Veliaj përdori protestën edhe në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, shkëmbyer akuza të forta me rivalët e tij politikë, duke i kujtuar opozitës se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Erion Veliaj: Ja ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK.

Megjithatë Veliaj nuk harroi të sulmojë gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilëve në shenjë burrërie, siç ai thotë se bëri, i ftoi të shkonin vetë në SPAK.

Erion Veliaj: Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik. Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij. Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.

Por në gjuhën e tij, e cila këtë herë nuk dukej aq babaxhane, Erion Veliaj nuk kurseu as disa nga gazetarët apo analistët, të cilët sipas tij i kishin kërkuar favore. Midis tyre ishte edhe një analist i njohur për qëndrimet e tij shumë pranë kryeministrit Rama.

Erion Veliaj: Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane.

Por cila do të jetë e ardhmja e Erion Veliaj në SPAK? A do të ketë një herë të dytë në SPAK për të, dhe nëse po, me çfarë cilësie do të thirret? Dhe pyetja më kryesore, a ka marrë një drejtim tjetër hetimi ndaj inceneratorit të Tiranës, pas thirrjes së Veliajt në SPAK? /BalkanWeb

erion veliaj spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet