Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dhe ka thënë se pret “hetim të thellë dhe sa më të shpejtë që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat” e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në qytetin e Lipjanit, pas një ndërhyrjeje nga disa zyrtarë policorë. Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.
Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit më 7 korrik. Po atë ditë, në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”. Kurti ka thënë, më 9 korrik, gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, se “për të kuptuar gjithçka se çfarë ka ndodhur, duhet hetim profesional nga institucionet”.
“Për këtë, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është thelbësor”, ka thënë Kurti.
“Nuk do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare”, ka deklaruar kryeministri në detyrë.
Duke komentuar reagimet publike për ngjarjen, ai ka thënë se “tendenca që të nisë një antifushatë ndaj Policisë është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje”.
“Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve, dhe një verdikt profesional në bazë të tyre”, është shprehur Kurti.
Një ditë më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së Zejnullahut. Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar. Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës dolën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan./ REL
Jorida Tabaku TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje n&eu...
Andrey Kovatchev STRASBURG- Eurodeputeti Andrey Kovatchev tha në seancën e djeshme për Shqipërinë në Parlamentin Eu...
David McAllister TIRANË- Eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri janë njollo...
Gerta Bardeli THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në&...
Michael Gahler STRASBURG- Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Sh...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ka ndarë pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibr...
foto ilustruese KOSOVË- Sot, bëhet përpjekja e 44‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por sipas zhvillimeve t&eum...
ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur në rrjetet e tij sociale se doli më kokën lar...
bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e kapitenit në Shkodër, Arben Anamalit që u hodh sot në ...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Lungomare në Vlorë, pas aksionit për heqjen e tendave. Me anë të...