LIVE UPDATES
Politike

Vangjeli: Drejtori i Ramës, Dritan Agolli fitues i miliona eurosh në vit duke shfrytëzuar postin për tendera klienteliste dhe përdorim të fondeve publike

Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se ish-drejtor i Ubanistikës dhe më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish-anëtar i Bordit të UKT, Dritan Agolli shpenzon rreth 240 milion euro në vit me tendera, etj.

23 Mars 2024, 14:23 Nga N.F
Vangjeli: Drejtori i Ramës, Dritan Agolli fitues i miliona eurosh në
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi sot një tjetër zyrtar të lartë abuzues të fondeve publike. Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se ish-drejtor i Ubanistikës dhe më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish-anëtar i Bordit të UKT, Dritan Agolli prej shkurt 2019 mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, shpenzon rreth 240 milion euro në vit me tendera, etj.

Përveç shkeljeve të konstatuara nga KLSH për punime të pakryera dhe shkelje të afateve në zbatimin e kontratave lidhur me procesin e rindërtimit dhe jo vetëm, Agolli është cituar si emër i cili përveç tenderave klientelistë ka shfrytëzuar postin për përdorimin e fondeve publike në favor të familjarëve dhe miqve. 

1. Në 21 mars 2019 kompania në pronësi të Dritan Agollit, Magnum Opus Group SHPK, ka lidhur kontratë me UKT Tiranë në vlerën 178 milion lekë. Pjesë e kontraktorit edhe kompania Goldsmath shpk, ku pronare ka qenë edhe bashkëshortja e Dritan Agollit deri 25 janar 2020.

2. Dritan Agolli edhe pse zyrtar i lartë, ka përfituar pagesa në favor të kompanisë në të cilën është pronar. Magnum Opus Group shpk ka përfituar para si konsulent për projekte shtetërore konkretisht:

2.1 Hartimi i biznes planit strategjik 5 vjeçar,  të autoritetit shtetëror për informacionin gjeo-hapsinor, organizuar nga kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group, ku morën pjesë Autoriteti Hartografik Norvegjez, donatorët e projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeo-hapsinore dhe ASIG.

2.2 Projekti FLED (2018-2030) i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që po zbaton projektin “Për Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve, Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze me anë të Agjencisë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar(Sida), e cila po mbështet Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve.
Kompania e Dritan Agollit, “Magnum Opus Group” sh.p.k. (MOG), luan rolin e ekspertit për këtë projekt.

2.3 “Plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimaterike 2020-2030, ku përfshihen shumë institucione shtetërore, ministri, FSHZH drejtuar nga Dritan Agolli si dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar së bashku me Magnum Opus Group kompaninë me pronar Dritan Agollin.

2.4 “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve” hartuar (2022) për 2020 – 2030, i hartuar nga Agjencia Suedeze e Kimikateve dhe kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group shpk një platformë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me mbështetje të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

2.5 Kompania e Agollit Magnum Opus Group shpk gjatë periudhës 2020 – 2021 përfitoi 21.8 milion lekë nga Aparati i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm si rimbursim tvsh për projektet e kryera.

Në 2022 SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin lidhur me një tender të anuluar me objekt: “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal, duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave” për të cilin FSHZH shpalli fitues kundrejt vlerës 400 mijë euro shefin e kuzhinës të lidhur me lokalin e të birit të Agollit të denoncuar më parë nga PD. 
Kështu drejtojnë institucionet drejtorët e Ramës të cilët kujdesen për lulëzimin e bizneseve personale madje edhe familjare, duke shfrytëzuar pushtetin e duke shtrirë tentakulat e gllabërimit të parave nëpërmjet kontratave e projekteve afatgjata, mundësisht në çdo sektor publik.

Ligji në këndvështrimin e tyre nuk ekziston aq kohë sa për ta nuk ka asnjë penalitet.

 

genta vangjeli pd dritan agolli


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet