LIVE UPDATES
Politike

Urdhri për shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë/ Partia e Lirisë: Veprimet politike të kryeministrit grusht i fortë përkundrejt autonomisë vendore të Bashkive

Sipas saj një kryeministër që rrëmben cdo pushtet, nuk është më një kryeminstër i një vendi demokratik, por një despot i etur për pushtet që nuk njeh më asnjë kufi.

13 Korrik 2025, 12:39 Nga E. D
Urdhri për shkarkimin e  drejtorëve të Bashkisë/ Partia e
miranda rira

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar përmes një deklarate, pas urdhërit të Kryeministrit Edi Rama për  shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë. Anëtarja e Kryesisë së PL-së Miranda Rira, ka deklaruar se shkarkimi i drejtorëve bashkiakë është atribut i kryetarit të bashkisë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se i vetmi atribut që ka Kryeministri është ai i shkarkimit të kreytarit të bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore.

Sipas saj një kryeministër që rrëmben cdo pushtet, nuk është më një kryeminstër i një vendi demokratik, por një despot i etur për pushtet që nuk njeh më asnjë kufi.

Deklarata e anëtares së Kryesisë në Partinë e Lirisë, Znj. Miranda Rira.

Të dashur qytetarë! Në ditët e fundit kemi parë sesi në Vlorë, Fier e më pas edhe në Durrës, të gjithë drejtorët e bashkive respektive kane dhënë dorëheqjen, pas vizitës dhe kërkesës për dorëheqje nga kryeministri Rama. Kjo nuk është as më pak e as më shumë, vecse minimi i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale, sepse vihet në pikëpyetje serioze ndarja midis pushteve, pra pushtetit qëndror dhe atij vendor. Ligji për vetëqeverisjen vendore 139/2015, përbën kuadrin më të plotë ligjor për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku flitet për një raport të qartë normativ të marrëdhënieve midis qeverisjes qëndrore dhe vendore.

Thelbi apo parimi kardinal i këtij ligji është ai i decetralizimit apo i ndarjes vertikale të pushteteve që nënkupton ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qëndrore, pra qeveria bëhët më e dobët dhe zgjerimin e kompetencave dhe pushteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, pra bashkitë bëhen më të forta.

Pushteti rrjedh nga lart poshtë, duke synuar një qeverisje sa më efikase, sa më pranë qytetarëve, ku këta të fundit edhe marrin pjesë në qeverisje dhe vendimarrje, me fjalë të tjera ata vetëqeverisen. Kjo tregon për një rritje të demokracisë lokale, dhe sa më e shëndoshë demokracia lokale aq më e shëndoshë është demokracia në tërësi. Decentralizimi është parimi sipas të cilit përgjegjësia dhe autoriteti transferohen nga kabineti qeveritar drejt njësive të qeverisjes vendore. Në ligjin nr.139/2015-të për qeverisjen vendore përcaktohet qartë në Nenin 1 se kush janë funksionet dhe kompetencat e njësive të qeverisjes vendore, se c’është administrimi i njësive vendore, c’është autonomia vendore.

Po ashtu në Nenin 4 të po këtij ligji përcaktohen qartazi parimet themelore të vetëqeverisjes vendore duek u ndalur posacërisht tek parimi i subsidiaritetit dhe decentralizimit, i parashikuar edhe në Nenin 13-të të Republikës së Shqipërisë. Kësisoj, decentralizimi i përgjigjet më mirë nevojës për një autonomi substanciale të qeverisjes vendore, aftësisë së kësaj të fundit për të lehtësuar pushtetin qëndror dhe dobisë për të zgjedhur vetë problemet vendore/lokale.

Autonomia e pushtetit vendor, shprehet më së shumti në ndarjen e kompetencave, e cila sipas ligjit 139/2015 dhe Kushtetutës ka të bëjë me autonominë e organeve e qeverisjes vendore për të zgjedhur, për të vendosur vetë për problemet që hyjnë në juridiksionin e tyre.

Duke patur këtë panoramë ligjore në mendje, duket ashiqare se veprimet e kryeministrit Rama për të ndërhyrë në funksionimin të njësive të vetëqeverisjes vendore, për të shkarkuar administratën, qofshin ata drejtorë apo punonjës të thjeshtë, është një shkelje e hapur e ligjit të qeverisjes vendore 139/2015 si edhe nenit 13 të Kushtetutës së Shqipërisë lidhur me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore. Shkarkimi i drejtorëve bashkiakë është atribut i kryetarit të bashkisë, i cili ështe edhe organi ekzekutiv në kuptimin e Kushtetutës dhe të ligjit 139/2015. I vetmi atribut që ka Kryeministri (kryetari i këshillit të ministrave) është ai i shkarkimit të kreytarit të bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore.

Përvec ligjit 139/2015 dhe Nenit 13 të Kushtetutës, me veprimet e fundit kryeministri Rama ka shkelur edhe Karten Europiane e Autonomisë vendore, organ i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europes, ku garantohet autonomia vendore e bashkësive lokale si themeli i cdo regjimi demokratik.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore u krijuan si entitete të veçanta, për t’i shërbyer më mirë dhe sa më shpejt qytetarëve, duke u mbështetur në dy parime baze, ai i autonomisë vendore dhe subsidiaritetit, pra ushtrimit të kompetencave vendore, në një nivel qeverisjeje sa më pranë komunitetit. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, të vendosin taksa vendore e tarifa si edhe të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre.

Reforma territoriale, që kushtoi miliona euro, me qëllimin shkrirjen se 360 komunave dhe bashkive në vetëm 61 njësi të vetëqeverisjes vendore, u bë pikërisht për të patur një ndarje përfundimtare midis pushtetit vendor dhe atij qëndror, për të rritur demokracinë lokale, për te sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit, për të patur një funksionim të pavaruar dhe autonom të njësive të qeversijes vendore/bashkive. Si një ish kryetare bashkie, kam parë sesi decentralizimi ekziston vetëm në letra dhe jo në realitet, sesi ky parim shkelet sidomos kur kryetari i bashkise i perket nje subjekti tjeter politik.

Dua të theksoj se veprimet politike të kryeminsitrit, nuk janë gjë tjetër vecse një grusht i fortë përkundrejt autonomisë vendore të bashkive, që me shumë gjasa do te vazhdojë edhe në bashki të tjera. Një kryeministër që rrëmben cdo pushtet, nuk është më një kryeminstër i një vendi demokratik, por një despot i etur për pushtet që nuk njeh më asnjë kufi.

pl miranda rira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet