LIVE UPDATES
Politike

"Unë isha mik me Ramën kur kërkonte të vërtetën, ai i tradhëtoi idetë e tij!” Lubonja: Jemi një vend pa sindikata, pa sistem demokratik, të përfshirë nga korrupsioni dhe trafikimi i drogës

Ky i fundit është pyetur se përse Tirana pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje në nëntor 2023 me Giorgia Melonin teska është përgjigjur se e vetmja gjë e sigurt është se e gjithë kjo do të kushtojë jashtëzakonisht shtrenjtë për Italinë.

1 Nëntor 2024, 08:18 Nga M.B
"Unë isha mik me Ramën kur kërkonte të
Fatos Lubonja dhe Edi Rama

TIRANA- Media franceze, “Le nouvel Obs” ka publikuar një intervistë të zhvilluar me shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja. Ky i fundit është pyetur se përse Tirana pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje në nëntor 2023 me Giorgia Melonin teska është përgjigjur se e vetmja gjë e sigurt është se e gjithë kjo do të kushtojë jashtëzakonisht shtrenjtë për Italinë.

Po ashtu Lubonja u pyet nëse është endej e paqartë se çfarë ka fituar Shqipëria nga kjo, ndërsa përgjigja e tij ishte se kryeministri ynë Edi Rama po përpiqet të luajë rolin e nxënësit të mirë të Ballkanit duke ndihmuar Bashkimin Evropian në problemin që ai ka me emigracionin.

Gjithashtu shkrimtari është pyetur se çfarë mendon për mbikëqyrjen nga Zyra e Lartë të Komisionerit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Për këtë, Lubonja u përgjigj duke thënë se ajo që duhet kuptuar është se Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht pasi sipas tij ne jemi një vend pa sindikata, pa sistem demokratik, të përfshirë nga korrupsioni dhe trafikimi i drogës. Ndërkohë teksa u pyet për njohjen e tij me Ramën Lubonja thase ishte mik me të kur ai kërkonte të vërtetën, por kur u bë politikan, sipas tij, ai tradhtoi të gjitha idetë e tij.

Intervista e plotë e publikuar nga “Le nouvel Obs”:

Fatos Lubonja është një shkrimtar dhe kritik, i lindur në Tiranë në vitin 1951, që jeton midis kryeqytetit të Shqipërisë dhe Pizës, në Itali. Ai është një zë i rëndësishëm në skenën intelektuale dhe letrare të këtij vendi të vogël të Ballkanit, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj totalitarizmit dhe për luftën e tij të ashpër për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht me revistën e tij "Përpjekja", e themeluar në vitin 1994. Vepra e tij eksploron temat e shtypjes dhe lirisë, duke reflektuar përvojat e tij personale si një i burgosur politik nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha për gjashtëmbëdhjetë vjet.

Në vitet e fundit, ai i është përkushtuar edhe artit përmes instalacioneve që frymëzohen kryesisht nga kujtimet e tij prej përvojës në robëri. Ai është, ndër të tjera, autor (me Ardian Isufin) i Memorialit Postbllok (ose memoriali Check-Point) për periudhën komuniste, i vendosur në bulevardin kryesor të Tiranës. Për «Le Nouvel Obs», ai analizon marrëveshjen e kontestuar të nënshkruar në nëntor 2023 midis Romës dhe Tiranës për externalizimin e kërkesave për azil nga Italia.

Vendi juaj, Shqipëria, sapo ka pritur një grup të parë personash të shpërngulur të kapur në det nga autoritetet italiane. Këta gjashtëmbëdhjetë burra janë transferuar në qendrën e portit të Shëngjinit ku do të shqyrtohen dosjet e tyre. Kjo është hera e parë që një vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE) externalizon kërkesat e tij për azil në një vend të tretë. Pse Tirana pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje në nëntor 2023 me Giorgia Melonin?

Fatos Lubonja: Kryeministrja italiane pretendon se ky protokoll do të ketë një efekt ndalues mbi kandidatët për emigrim. Nuk e di nëse kjo do t’i dekurajojë ata, por është e sigurt që do të kontribuojë në padukshmërinë e tyre, pasi këto burgje janë të ndaluara për akses dhe plotësisht të kontrolluara nga policia italiane. E vetmja gjë e sigurt është se e gjithë kjo do të kushtojë jashtëzakonisht shtrenjtë për Italinë: ky transferim i parë ka kushtuar të paktën 250,000 euro, që do të thotë 15,000 euro për migrant.

Duhet kuptuar se kjo marrëveshje është negociuar në fshehtësi. Në Shqipëri, askush nuk ishte në dijeni. Por, edhe sikur të ishim, nuk do të kishte ndryshuar asgjë, pasi nuk ka asnjë mënyrë për të kundërshtuar vendimet që merr qeveria. Këtu, opozita shqiptare është reduktuar në minimum. Edhe kur ajo denoncon abuzimet e kryeministrit tonë, Edi Rama, [në pushtet që nga viti 2013], regjimin e tij autoritar oligarkik dhe propagandistik, zëri i saj nuk ka peshë në skenën gjeopolitike ndërkombëtare.

Është edhe më e paqartë se çfarë ka fituar Shqipëria nga kjo?

Shumë gjëra. Së pari, Shqipëria po pret që prej dhjetë vjetësh që kandidatura e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian të shqyrtohet. Prandaj është e qartë se kryeministri ynë Edi Rama po përpiqet të luajë rolin e nxënësit të mirë të Ballkanit duke ndihmuar Bashkimin Evropian ne problemin që ai ka me emigracionin. Ai vetë kishte folur për “solidaritetin evropian” për të justifikuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Giorgia Melonin. Për më tepër, rastësi apo jo e kalendarit, më 15 tetor, ditën para mbërritjes së migrantëve të parë të transferuar në territorin shqiptar, Shqipëria hapi zyrtarisht në Bruksel kapitullin e parë të negociatave të saj për anëtarësim. Duhet theksuar se nuk është hera e parë që vendi ynë luan një rol në politikën migratore evropiane: në vitin 2019, ne ishim gjithashtu të parët që pranuam në territorin tonë një operacion të përbashkët të Frontex, agjencisë evropiane të kufijve dhe rojeve bregdetare, jashtë zonës së BE-së, për të forcuar menaxhimin e kufijve të saj.

Në kronikat tuaja të publikuara në media franceze si «Courrier des Balkans», ju denonconi hipokrizinë e këtij protokolli të negociuar pas shpinës të Komisionit Evropian, por që, që atëherë, është përshëndetur nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen, si dhe nga rreth pesëmbëdhjetë vende anëtarë të BE-së, si Austria apo Danimarka, dhe më së fundi, Franca, përmes zërit të ministrit të saj të Brendshëm Bruno Retailleau.

Pikërisht. Ekziston një sistem standardesh të dyfishta që unë e denoncoj ashpër. Nga njëra anë, kemi Bashkimin Evropian që u kërkon vendeve kandidate që shpresojnë të antarësohen programe reformash për të rregulluar legjislacionin, standardet dhe praktikat e tyre, sipas vlerave demokratike të vetë Unionit.

Nga ana tjetër, BE vijon që prej vitit 2015 të lidhë partneritete financiare me vende të treta jo-demokratike si Libia, Maroku, Turqia, Tunizia për të forcuar kontrollin e flukseve migratore dhe së fundi, për të externalizuar kufijtë e saj, ndërsa mbyll sytë për shkeljet e të drejtave të njeriut që kjo shkakton.

Dhe çfarë mendoni për mbikëqyrjen nga Zyra e Lartë të Komisionerit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët? A nuk është kjo një garanci e mjaftueshme sipas jush?

Do të ketë misione vëzhgimi nga shoqatat për të drejtat e njeriut, veçanërisht në muajt e parë. Ajo që më shqetëson është prania e tyre në afat të gjatë. Kjo marrëveshje është parashikuar për pesë vjet. Dyshoj se nuk do të ketë shkelje për një kohë kaq të gjatë. Ajo që duhet kuptuar është se Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht. Ne jemi një vend pa sindikata, pa sistem demokratik, të përfshirë nga korrupsioni dhe trafikimi i drogës. Kemi kaluar nga diktatura e Enver Hoxhës në një sistem oligarkik gjithnjë e më autoritar, të modeluar sipas Vladimir Putinit. Për Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, është mjaft praktike të negociojnë me një shtet autoritar që i përgjigjet interesave të tyre pa u shqetësuar shumë për atë që ndodh brenda. Shqipëria e Edi Ramës është një model klientelist ku të gjithë partnerët janë mbretër për aq kohë sa paguajnë dhe e lejojnë atë të vazhdojë sistemin e tij: atë të mbajtjes së pushtetit në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ne jemi shndërruar në nënkontraktorë për Perëndimin: deri tani trajtonim mbeturinat tuaja, tani edhe migrantët tuaj.

Ju vetë e njihni mirë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte një nga miqtë tuaj të ngushtë dhe anëtar i revistës suaj letrare «Përpjekja», e themeluar në Tiranë në vitin 1994, tri vjet pasi ju dolët nga nga burgu.

Është e vërtetë. Në atë kohë, ai ishte kthyer nga Parisi, ku kishte studiuar artet plastike. Ai kishte një thënie: "Inteligjenti kërkon të vërtetën, ndërsa politikanët kërkojnë votat." Unë isha mik me të kur ai kërkonte të vërtetën. Por kur u bë politikan, ai tradhtoi të gjitha idetë e tij. Ai, që u bë i njohur në vitin 2003 me një projekt artistik të gjerë që përfshinte rilyerjen me ngjyra të ndezura të të gjitha fasadave të qendrës së Tiranës kur ishte kryetar i bashkisë, tani është themelues i shkatërrimit të të gjithë monumenteve tona historike, të cilat i zëvendëson me godina të shëmtuara dhe kulla fallike, ndërtimi i të cilave shërben për të pastruar paratë e drogës. Por të gjitha këto, Giorgia Meloni, dhe para saj Matteo Renzi [kryeministër italian nga 2014 deri në 2016], apo Donald Trump [president i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021, që po kërkon një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë], miqtë e tij të rinj, nuk i shohin. Ai ka fabrikuar një personazh ikonik, pak artist, pak nga të gjitha, që pretendon të jetë progresist, gati “woke” ndonjëherë, në mënyrë që ti pëlqejë dhe pse jo, ti argëtojë perëndimorët.

Kjo është ironike, sepse në të njëjtën kohë krimi i organizuar po përparon dhe më shumë se 700,000 nga 2.8 milion shqiptarë kanë ikur nga vendi për të emigruar masivisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Më kujton profecinë e Guy Debord: "Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin në pikën që mbizotëron mbi realitetin, kjo tregon se rendi social është në krizë legjitimiteti."

fatos lubonja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet