LIVE UPDATES
Politike

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën e qindra mijëra tonëve

Berisha tha se Shqipëria me 870 mijë automjet dhe se ka zhdoganuar 550 mijë ton naftë. Ai theksoi se Kosova me dy herë më pak mjete, zhdoganon 80 mijë ton më shumë se Shqipëria. 

16 Janar 2025, 13:56 Nga N.F
Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në "Facebook". Berisha tha se Shqipëria me 870 mijë automjet dhe se ka zhdoganuar 550 mijë ton naftë. Ai theksoi se Kosova me dy herë më pak mjete, zhdoganon 80 mijë ton më shumë se Shqipëria. 

Sipas tij i bie se Shqipëria të ketë të paktën 300-400 mijë ton kontrabandë që e bën qeveria. Berisha shtoi se zgjidhja është duke prerë me gërshërë së pari kontrabandën e qindra mijëra ton. Së dyti, ai tha se qytetarët duhet të dinë se me dhjetëra dhe qindra jahte, sheikësh dhe miliarderësh vijnë dhe marrin naftë në Durrës. Sipas tij ata i shtrojnë një drekë Edi Ramës, marrin naftë në Shqipëri rreth 500 mijë litra.

"Të falenderoj për pyetjen. Së pari, Shqipëria me 870 mijë automjete, ka zhdoganuar 550 mijë ton. Kosova me 440 mijë automjete, ka zhdoganuar 630 mijë ton. Pra, Kosova me dy herë më pak mjete, zhdoganon 80 mijë ton më shumë se Shqipëria. I bie se Shqipëria të ketë të paktën 300-400 mijë ton kontrabandë që e bën qeveria.


Me këtë naftë kontrabandë, ne kemi pasur në vitin 2013, 2012, 2011 ka arritur gjer në 700 mijë ton zhdoganimi, dhe që ne prodhimin DD në Ballsh, të mos harrojmë këtë. Ndaj dhe zgjidhja është duke prerë me gërshërë së pari kontrabandën e qindra mijëra ton. Së dyti, duhet të dini ju se me dhjetëra, në mos qindra jahte, sheikësh dhe miliarderësh që vijnë dhe marrin naftë në Durrës dhe që i shtrojnë një drekë Edi Ramës, marrin naftë në Shqipëri rreth 500 mijë litra. Dhe e marrin naftë me çmim 500 lekë, tre-katër herë më lirë se qytetarët shqiptarë.


Merr fund, jeni të mirëseardhur, doni të vizitoni brigjet tona, por atë naftë që merrni ju, do ua çojmë fermerëve shqiptarë. Se ata po punojnë me parmendë për shkak të avionit personal të Edi Ramës. Por, për dijeni, taksën e qarkullimit, në vitin 2012 ne e kemi pasur 70 lekë. Këta e ngritën në 270 lekë. Nafta në vitin 2013 kushtonte në bursë 97 dollarë fuçia, kushtonte në pompë 140 lekë litri. Në vitin 2022, nafta kushtonte 97.2 dollarë dhe kushtonte në pompë 228 lekë.


Pra, ka një shpërpjesëtim të madh midis çmimit në bursë dhe çmimit në tregun tonë.
Në çdo lloj rasti, kurrë nuk e kam konsideruar mençuri që taksat t’i nxjerrësh tek energjia. Mundësisht sa më lirë. Dhe kam bindjen më të madhe se ajo i rikthen ato në shumë mënyra të tjera. Ndaj dhe unë thashë, barra fiskale do përgjysmohen. Ato taksa do merren nga kontrabanda në radhë të parë dhe informaliteti tjetër," tha Berisha.

berisha nafte rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet