LIVE UPDATES
Politike

U zgjodh zv. presidente e PL-së, Meta uron Xhixhon: Me lidershipin e saj do të frymëzojë shumë gra që t’i bashkohen Partisë të Lirisë

Meta shkruan se beson që Xhixho me lidershipin e saj do të frymëzojë shumë gra. Ai më tej shton se ata janë vendosur të jenë Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje. 

28 Prill 2024, 17:03 Nga N.F
U zgjodh zv. presidente e PL-së, Meta uron Xhixhon: Me lidershipin e saj do
Xhixho dhe Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka uruar Erisa Xhixhon për zgjedhjen dje në Konventën Kombëtare si zëvendës presidente e PL-së. Meta shkruan se beson që Xhixho me lidershipin e saj do të frymëzojë shumë gra. Ai më tej shton se ata janë vendosur të jenë Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje. 

Kreu i PL-së shtoi se beson se me lidershipin e saj Xhixho shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë. Meta gjithashtu tha se duhet t’u kërkojë ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e nënës pasi Xhixho nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë.

Postimi i plotë:

Shumë urime të përzemërta për Erisa Xhixhon për zgjedhjen e saj shumë të merituar, të testuar dje përmes një gare të vërtetë me dy zonja të tjera të nderuara si Miranda Rira dhe Myrvete Asqeri. Me statutin e ri ajo si ZëvendësPresidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë. Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje. Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim.


Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm ZëvendësPresidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë. Ajo ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës të saj në Partinë e Lirisë dhe është themeluese e LSI, si unë dhe shumë të tjerë, por vetëm 17 vjeç si “petroninse”.
Duhet të ishte zgjedhur deputete për kontributet e saj të jashtëzakonshme, sidomos me LRI, shumë kohë më parë por kurrë nuk u ankua dhe as u demotivua. Sot është edhe nënë me dy fëmijë të mrekullueshëm për të cilët duhet të kujdeset si çdo nënë, por edhe Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.


Ndërkohë ka energji të pashtershme dhe pozitive për t’i përfshirë të gjithë dhe për të hapur Partinë e Lirisë siç bëri në kohën kur drejtonte LRI, që ishte organizata më e fuqishme në rajon.
Ajo fitoi gati me 90 përqind të votave kundër dy kandidateve që gëzojnë shumë simpati brenda Partisë të Lirisë dhe kjo është shumë domethënëse. Lidershipi i saj është testuar në momente shumë të vështira dhe ajo di të marrë përgjegjësi dhe të jetë jo vetëm e dashur dhe e buzëqeshur me të gjithë por edhe plot autoritet kur duhet.


Kjo e fundit ndoshta vjen edhe nga fakti se është mbesa e një prej komandantëve më të njohur të Zonës të Parë Operative gjatë Luftës Antifashiste dhe themeluesit të parë të Akademisë Ushtarake pas Çlirimit, Gjeneral Major Thoma Xhixho. Ajo është edhe familje Dëshmori, që kanë derdhur gjak për Çlirimin e vendit dhe e dinë çmimin e Lirisë sa i shtrenjtë është.


Unë besoj shumë se me lidershipin e saj shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë. Po kështu duhet t’u kërkoj ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e saj. Por tani Erisa nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë!
Për Xhixhon nuk kam ç’të them tjetër se e ka thënë Petrit Lulo: “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”!

meta xhixho pl

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet