LIVE UPDATES
Politike

Tyler O’Neil: Shqipëria, qendra e Sorosit për Ballkanin

Gjatë intervistës, Tyler O’Neil përmendi edhe lidhjet e ngushta mes George Soros dhe Alex Soros me Kryeministrin Edi Rama.

11 Mars 2025, 08:24 Nga N.F
Tyler O’Neil: Shqipëria, qendra e Sorosit për Ballkanin
Tyler O’Neil

TIRANË- Në raportimin në Kongresin amerikan për abuzimet me fondet e taksapaguesve, gazetari Tyler O’Neil përmendi edhe rastin e Shqipërisë dhe lidhjen me fondacionin Soros. Tyler O’Neil, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, tha se sipas informacioneve të tij, Shqipëria është qendra e fondacionit Soros për rajonin e Ballkanit. Gjatë intervistës, Tyler O’Neil përmendi edhe lidhjet e ngushta mes George Soros dhe Alex Soros me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij George dhe Alex Soros duket se kanë zgjedhur Shqipërinë si rastin e parë të provës për paratë, operacionet dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar mënyrën se si punon qeveria në Evropën lindore. Ai theksoi se Shqipëria ka vëmendje shumë të lartë. 

Blendi Fevziu: Zoti O’Neil, nga i keni marrë këto informacione lidhur me përfshirjen e Soros-it në Institutin e Menaxhimit Lindje – Perëndim. Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Soros-i kurrë nuk është përfshirë në shpalljen e zotit Berisha si non-grata.

Tyler O’Neil: Nuk kam prova konkrete për përfshirjen e Soros-it në shpalljen e Berishës si non-grata ajo çka di është që kritikët bëjnë lidhje të tilla dhe këto lidhje janë aty. Për sa i përket financimit të Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim, burimet vijnë direkt qeveria e Shteteve të Bashkuara. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim po ashtu liston Fondacionin Shoqëria e Hapur si një prej donatorëve të saj duke pasur një marrëdhënie shumë të gjatë me njëra tjetrën. Nuk është e vështirë që të bëhen lidhje të tilla duke u mbështetur te këto bazat.

Blendi Fevziu: Sa i madh ka qenë ndikimi i George Soros-it, fondacionit të tij, ose djalit të tij Alex Soros në administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës së Biden-it?

Tyler O’Neil: Ka pasur një ndikim shumë të madh. Jo vetëm që e shikojmë Alex Soros-in në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës me zv/presidentet Kamala Harris dhe demokratët e tjerë të lartë që garonin për poste por po ashtu kemi parë shumë organizata të ndryshme të financuara nga George Soros-i, nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur, duke bërë thirrje të ndryshme, duke pasur një ndikim në politikën brenda administratës së Biden-it për sa i përket Departamentit Amerikan i Drejtësisë, masave të ndërmarra kundër naftës dhe gazit, hapjes së kufjeve në jug të vendit duke lejuar emigrimin në shifra të larta. Po ashtu pamë se gjatë ditëve të fundit të administratës së Biden-it, Presidenti Biden dekoroj me Medaljen Presidenciale të Lirisë, vlerësimin më të madh civil, George Soros-in dhe Alex Soros-i e mori atë në emër të babait të vetë.

Blendi Fevziu: Alex Soros-i e ka vizituar shumë shpesh Shqipërinë dhe duke menduar rëndësinë e vendit kjo duket paksa e çuditshme. A ka keni ndonjë informacion se pse janë kaq të forta marrëdhëniet midis Soros-it dhe Shqipërisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinjë si Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi?

Tyler O’Neil: Burimet e mia tregojnë se George dhe Alex Soros duket se kanë zgjedhur Shqipërinë si rastin e parë të provës për paratë, operacionet dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar mënyrën se si punon qeveria në Evropën lindore. Shqipëria ka vëmendje shumë të lartë. Po ashtu duhet të kenë parasysh që George dhe Alex Soros-i kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me Kryeministrinë e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Mendoni se qendra e Soros-it për rajonin është Shqipëria?

Tyler O’Neil: Këtë gjë më kanë treguar burimet e mia. Po.

Blendi Fevziu: Po përveç Fondacionit të Soros-it, çfarë informacionesh keni për investimet e USAID-it në Shqipëri? Kemi ndonjë hetim ose më shumë informacion?

Tyler O’Neil: Më së shumti lidhjet që gjeta atje janë nëpërmjet Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim dhe reformat që kanë promovuar në Shqipëri si dhe financimet e kryera nga Soros-i kundrejt këtij Institutit. Megjithatë ka shumë organizata të tjera të cilat kanë qenë të varura financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe grupe të tjera të Soros-it të cilat operojnë aty në Shqipëri./ TvKlan

soros tyler o’neil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet