LIVE UPDATES
Politike

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kjo do të ishte hera e parë që Lista Serbe nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2013, pasi që, deri më tani, ajo i ka fituar të dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.

11 Mars 2025, 08:15 Nga r.ll
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos
Përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut në ditën e votimit në Kosovë

KOSOVË- Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konfirmon rezultatet aktuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas të cilave, një nga dhjetë vendet parlamentare - të rezervuara për komunitetin serb - i ka shkuar Partisë së Nenad Rashiqit për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo do të ishte hera e parë që Lista Serbe nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2013, pasi që, deri më tani, ajo i ka fituar të dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.

Me Kushtetutën e Kosovës, një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës i është rezervuar komunitetit serb, ndërsa një tjetër komuniteteve tjera minoritare joserbe. E, nëse Qeveria e Kosovës përbëhet nga më shumë se dymbëdhjetë ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Përzgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare dhe nëse dikush emërohet prej partive që nuk kanë hyrë në Kuvend, atëherë është i nevojshëm miratimi zyrtar nga shumica e deputetëve të komunitetit, nga i cili është emëruar ministri.

Bazuar në këtë nen të Kushtetutës, Cakolli thotë se një qeveri pa Listën Serbe - nëse konfirmohen rezultatet e tanishme preliminare - sigurisht që do të ishte legjitime në aspektin juridik, por se konsultime do të duhej të bëheshin me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë Listën Serbe.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, beson se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, ajo ka luftuar për t’i marrë të dhjetë ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës vetëm që të mund t’i bllokonte disa procese.

“Ata [Lista Serbe] më shumë do të donin të kishin mundësi për të bllokuar zgjedhjen e ministrit serb”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për qëndrimin e saj sa i përket pjesëmarrjes në Kuvendin apo Qeverinë e Kosovës, përkatësisht nëse do të marrë pjesë aktive apo do të vazhdojë me “politikën e bojkotimit”. Në dy vjetët e fundit, deputetët e kësaj partie kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj, vetëm për të mos i humbur mandatet apo pagat.

Ivan Zaporozhac, nga Lista Serbe, ka thënë për mediat në gjuhën serbe në Kosovë se “Kurti po përpiqet, në çdo mënyrë, ta shtyjë Rashiqin në Kuvend dhe ta formojë qeverinë përmes tij”.

Por, ai ka thënë se shpreson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë “një qeveri të tillë të paligjshme dhe jolegjitime”.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në favor të Listës Serbe.

Po ashtu, Lëvizja e tij Vetëvendosje ka bërë përpjekje ta sfidojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, sepse, përveç tjerash, ajo nuk e njeh Kosovën si shtet.

Mospajtime me Listën Serbe kanë pasur edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës.

Për shembull, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në vitin 2019, për shkak se Qeveria e atëhershme e Ramush Haradinajt ka vendosur një taksë 100% mbi importet e mallrave nga Serbia.

Në këtë kontekst, Gogiq thotë se çdo mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës do të tentojë “ta anashkalojë” Listën Serbe. Megjithatë, thekson se kjo parti është përfaqësuesja “më legjitime” e serbëve, marrë parasysh se ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka marrë rreth 38.000 vota dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë rreth 4.000.

“Kjo është një krizë legjitimiteti - ata që kanë më shumë vota, nuk duan të përfshihen, e ata që përfshihen, nuk kanë legjitimitet. Kjo nuk e zgjidh problemin, por e thellon atë”, thotë Gogiq.

Cakolli, nga ana tjetër, thotë se negociatat për formimin e qeverisë, sigurisht që duhet të përfshijnë Listën Serbe, por të kenë një qasje tjetër.

“Të merret parasysh qasja antagoniste e Listës Serbe ndaj Kosovës si shtet dhe kushtetutshmërisë së vendit tonë. Nuk ka gjasa që Lista Serbe të ndryshojë qasje, por Kurti apo cilido mandatar tjetër duhet së paku të përpiqen, të shohin nëse ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrime”, thotë Cakolli.

Ai shton se votat e Listës Serbe janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme apo të ndryshimeve kushtetuese dhe se kjo është një nga arsyet përse kjo parti nuk mund të anashkalohet aq thjesht.

Zyrtarë të Listës Serbe, por edhe zyrtarë të lartë të Serbisë e etiketojnë shpeshherë Rashiqin si “serb të Kurtit”.

Më 7 mars, Lista Serbe ka thënë se Rashiq, “falë” Kurtit dhe votave të shqiptarëve, ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Rashiq është kundërpërgjigjur, duke thënë se votat për të nuk mund të kontestohen, sepse, në dy vjetët e fundit, ai ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij, ka fituar besimin e komuniteteve tjera pakicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të serbëve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rashiq zotohet se do të bashkëpunojë me deputetët e Listës Serbe, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.

“Unë kam qenë gjithmonë [në favor të bashkëpunimit] dhe do të jem. Deri më tani, nuk kanë treguar se janë duke bërë diçka në interes të serbëve. Nëse ndryshon diçka, unë jam gati”, thotë Rashiq.

Tash për tash, nuk dihet se kush do të ketë sukses në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, sepse Rashiqin e ka përfshirë si përfaqësues joserb. Kurti e ka ditur se çfarë bën kur me votat e shqiptarëve, duke mashtruar, e ka futur Rashiqin në Kuvend”, ka shkruar Rashiq në rrjetet sociale.

Me Kushtetutën e Kosovës, nga gjithsej 120 vende parlamentare në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Megjithatë, edhe me mbështetjen e komuniteteve joserbe, Lëvizja Vetëvendosje do t’i kishte 58 ulëse, të cilat nuk mjaftojnë, sepse për formimin e Qeverisë nevojiten 61.

Partitë aktuale opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë hedhur poshtë mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Këtë qëndrim e kanë shprehur edhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, i cili ka marrë pjesë në zgjedhje në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo partitë tjera opozitare./REL

lista serbe qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!