LIVE UPDATES
Politike

Tryeza me partitë opozitare/ Neritan Liçaj: Shqipëria është në anarki moderne, asgjë nuk funksionon

Gjatë fjalës së tij në tryezën me partitë opozitare,  Liçaj u shpreh se  Shqipëria nuk është e vjedhur, por është e bastisur.

9 Janar 2026, 13:30 Nga E.d
Tryeza me partitë opozitare/ Neritan Liçaj: Shqipëria
Neritan Liçaj

TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në anarki moderne dhe se asgjë nuk funksionon. Gjatë fjalës së tij në tryezën me partitë opozitare,  Liçaj u shpreh se  Shqipëria nuk është e vjedhur, por është e bastisur. Ai tha se Parlamenti është qesharak, qeveria ka hallin e vet, kush do vjedhi më shumë se tjetri, kush do rrijë në pushtet më gjatë dhe kush do korruptojë më shumë. 

Liçaj tha paraja është elementi i fundit i korrupsionit. Ai tha se në qoftë se zgjedhim njerëz me shpirt të fortë dhe me mendje të kthjellët, atëherë fiton. Në fund, ai sygjeroj një reformatim ideologjik dhe krijimin enjë ideologjie për të fituar.

Neritan Liçaj: Ai që nuk është këtu te shoqëria ime civile, ça është? Është kulak? Ça është? Armik populli? Nga kjo shoqëri civile na kanë rënë partickat. U lodhëm me shoqërinë civile. Jo, ka njerëz që luftojnë. Është çështje vullneti. Nisma qëndisma, OPA-ja, Bojaxhiu, libri, fletorja, të gjitha këto, çfarë? Shoqëri civile. Ç'do të thotë shoqëri civile? Hë? Ka politikë të mirë dhe të keqe. Nuk ka politikë të re dhe të vjetër. Të gjitha këto, energji të reja, fytyra të reja. Politika nuk është ‘Mister Albania’. Nuk ka republikë të re apo të vjetër. Ka republikë të mirë ose të keqe. Nuk ka asnjë sistemi kështu, sistemi ashtu. Sistemin e bëjnë njerëzit dhe e zbatojnë njerëzit. Është çështje vullneti. Kaq.

Në qoftë se do rrimë me këto stërhollimet, leftisto, shpihafisto, ku di gjë unë si i quajnë këta, s'kemi për të zgjidhur asgjë. Historia e opozitës për mua është histori suksesi. Mbijetoi. Ia doli sulmit të dytë më të egër mbas '45-ës. Tani e keni në dorë ju, zotërinj. Në doni një këshillë ose një ide nga unë si Neritan, djali i këtij populli. Ne jemi popull konservator. Gjëja e parë që bën shqiptari është shtëpia. Bëhuni e djathtë konservatore. Për mendimin tim, ky është sugjerimi im. Pastaj ju e dini vetë, jeni burra të mençur, keni kaq vite në politikë. Këtë mendoj. E para. E dyta, si? Si fitohet? Fitohet shumë kollaj. Shumëkush mund të thotë, "O, ç'na the!" Po, po, fitohet shumë kollaj.

John Fitzgerald Kennedy ka thënë, "Mos mendo çfarë do bëjë atdheu për ty, por çfarë do bësh ti për atdheun." Dhe nuk ka asgjë që e mposht zemrën e një vullnetari. Unë jam krenar që jam pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një lloj mënyre ne vumë një lloj standarti. Betejë përditë, përditë, përditë, dhe kishim një mal shumë të madh përballë. E dini ju shumë mirë. Kishim gangsterë, oligarkë, parlament kundër, qeveri kundër, bashki kundër, administratë kundër. Ia dolëm vetëm duke ndenjur aty përditë, përditë, përditë. Sepse zemra jonë ishte vullnetare. Edhe s'e mposht dot, një vullnetar nuk e mposht dot. Nga ajo mori shembull Unaza e Madhe, nga ajo mori shembull Rrugica e Lirisë, rënia e Lalë Fikut. Përditë aty. Nuk të mposhtin dot. Sigurisht dhe alternativat duhen. Shqipëria nuk është e vjedhur. Shqipëria është e bastisur. Hajduti të vjedh paratë dhe mjetet me, ato gjërat me vlerë në shtëpi. Kurse këta e kanë vjedhur, kanë thyer dhe ato që s'të duhen, i kanë zhvatur edhe suvanë dhe e kanë djegur Shqipërinë. Shqipëria është në anarki moderne. Asgjë nuk funksionon.

Parlamenti është qesharak, qeveria janë të gjithë për hallin e vet, kush do vjedhi më shumë se tjetri, kush do rrijë në pushtet më gjatë, kush do korruptojë më shumë. Dhe ne merremi me paranë. Paraja është elementi i fundit i korrupsionit. Korrupsioni fillon këtu dhe këtu. Në qoftë se zgjedhim njerëz me shpirt të fortë dhe me mendje të kthjellët, në qoftë se i shkohet qytetarit dhe i shikohet drejt në sy, atëherë fiton. Sepse këto produkte të rrjeteve sociale dhe e këtyre strërkalave të pështymës historike në objektiv tek e studiove të kamerave, të studiove të bëra me pleksiglas, pleksiglasi është anihigjenik, nuk çojnë asgjëkundi. Qytetarët duhen takuar. Përditë aty. Edhe fiton. Unë këto dy gjëra sugjeroj. Një reformatim ideologjik, sepse në fund fare partitë janë bashkim i njerëzve që kanë të njëjtat ide dhe krijojnë një ideologji për të fituar./Dosja.al

neritan liçaj pd shqipëria

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë