LIVE UPDATES
Politike

Bashkëpunim mes PD dhe partive të vogla/ Hasimja: Kjo është formula e vetme për të mposhtur pushtetin

Hasimja, bëri një analizë të thelluar të situatës politike në Shqipëri në një demokraci funksionale me zgjedhje të lira, çka Shqipërisë i mungon.

9 Janar 2026, 13:18 Nga D.S
Bashkëpunim mes PD dhe partive të vogla/ Hasimja: Kjo është
Ermal Hasimja

TIRANË- Politologu Ermal Hasimja tha se bashkëpunimi i PD me partitë e vogla është formula e vteme për të mposhtur pushtetin. Hasimja, bëri një analizë të thelluar të situatës politike në Shqipëri në një demokraci funksionale me zgjedhje të lira, çka Shqipërisë i mungon.

Sipas tij, një opozitë me performancë mesatare do të ishte e mjaftueshme për të sfiduar dhe larguar një regjim nga pushteti.

"E kam më kollaj ta them këtë gjë se s'jam as anëtar i Partisë Demokratike, as i bashkangjitur në çfarëdo lloj mënyre. Problemi kryesor që ka është problemi i besueshmërisë. Domethënë normalisht në çfarëdo lloj vendi ë europian normal me demokraci sot në botë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme që ne s'i kemi, do të mjaftonte jo një opozitë e shkëlqyer, por thjesht një opozitë normale, mesatarisht, që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti por dhe nga historia. Kështu që ky është burimi i parë që duhet të kërkojë, në fakt, opozita po flas në tërësi.

Nga ana tjetër pastaj unë mendoj që, opozita, dhe prapë flas gjithmonë opozita në tërësi, jo thjesht Partia Demokratike, nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të të brendshme ose çfarëdo lloj ndarje, përçarje e të tjera e të tjera, hiq ndonjë rast pastaj si puna e marksistëve të Arlind Qorrit, Lëvizjes Bashkë, kjo është muhabet tjetër pastaj.

S'po flasim për atë. Nga pikëpamja ime dhe hajduti më i madh në botë është më i preferuar në raport me një me një komunist, me një marksist. Po e lëmë atë pjesë, edhe ajo është e diskutueshme. Edhe edhe ata në fund të fundit mund të kontribuojnë në qoftë se dëshirojnë, pavarësisht se e dimë shumë mirë që nuk, as nuk e kanë plan, kështu që s'ia vlen me u lodh me atë aspekt. Çfarë bëhet me pjesët e tjera pastaj?

Mendoj që Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të duhet të mblidheshin në fakt dhe të diskutojnë jo me hartime, poezi e të tjera e të tjera, dhe pa pas nevojë të trajtojnë, të nxjerrin problemet dhe diskutimet. Të gjithë problemet që kemi këtu, edhe unë jam vetë sipërmarrës përveç të tjerash, i dimë shumë mirë. S'ka nevojë t'i diskutojmë se çfarë qeverie është kjo, e dimë shumë mirë.

Çështja është, unë mendoj që në qoftë se do ketë një lloj bashkëpunimi, duhet ndërtuar mbi bazën e diçkaje konkrete, mbi bazën e një propozimi konkret, një platforme konkrete, në bazë të së cilës, pse jo dhe mu bë qejfi shumë mirë që dëgjova nga nga doktor Berisha atëherë më përpara, ato dy pikat e para, domethënë një, ajo që është themelore, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se këtu fillon i gjithë diskutimi, dhe prandaj dhe ne sot kemi këtë që kemi, këtë lloj situate dhe këtë lloj qeverisje, dhe dy pastaj, pika e dytë që është gjithashtu shumë e rëndësishme, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD-ja është me luhatje. Megjithatë, unë vetë kam konstatuar këto kohët e fundit që ka një lloj qëndrimi shumë më pozitiv.

Do të duhet me u bërë e qartë dhe të tjerëve me sa duket se tek një pjesë e mediave akoma s'ka mbërritur kjo gjë. Domethënë, sot institucionet më të besueshme në Shqipëri janë institucionet e drejtësisë. Shumë më larg partive. Domethënë, do s'do PD-ja, Shehaj, Lapaj e të tjera e të tjera, sot institucionet më të besueshme janë pikërisht këto. Dhe bashkëpunimi me partitë e tjera nuk është çështje luksi, është çështje domosdoshmërie. Pse? Sepse, dhe ja marr një çikë me këtë punë se kam dhe instiktet e vetë të të politologut, njeriut që edhe e shikon, e studion politikën, jo si analist televizioni po dikush që ka ca reflekse të tjera, pak më të thella. Nga ato 150.000 votat që kanë marrë sot partitë e reja dhe të vogla, një pjesë e mirë e atyre votave janë vota që s'do të shkonin kurrë tek e djathta. Te asnjë parti e djathtë. Janë vota që janë marrë në zona si si, ato që PD-ja e quan Stalingrad në fakt, me shumë të drejtë.

Tani, janë vota të cilat nuk do të shkojnë ndonjëherë tek e djathta sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Në rastin më të mirë, këta janë njerëz që nuk, thjesht abstenojnë dhe nuk votojnë. Kjo është dhe një arsye tjetër pse në fakt votat e këtyre partive janë të nevojshme. Dhe shumë mirë që dhe ftesa iu bë dhe atyre, dhe unë kam qenë i mendimit që duhet, do të duhet të ishim. Megjithatë mendoj, kjo është thjesht çështje teknike, që në qoftë se ftohen për diskutim dhe për bashkëbisedim, nuk ka nevojë dhe thjesht të bëhen edhe publike. Ndoshta mund të jetë edhe një tryezë diskutimi që mund të bëhet mbi një platformë duke nisur nga ato dy pikat.

Por mendoj që duhet më tepër sesa kaq. Mendoj që duhet që Partia Demokratike të tregojë edhe një nivel besueshmërie, një nivel parimor më të lartë sesa ai që ka pasur deri më sot. Për shembull, nuk ka kuptim që Partia Demokratike ta lejojë veten që të shfaqet si bashkëpunuese me Partinë Socialiste për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër pastaj t'i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Çfarë kuptimi ka kjo? S'ka asnjë lloj kuptimi. Në qoftë se PD-ja është e sinqertë tek bashkëpunimi, unë mendoj dhe është akoma në kohë, dhe hapi i parë është bërë sepse në këtë moment nuk është bashkëpunuese, e ka pezulluar bashkëpunimin, me sa di unë në parlament, le ta vazhdojë këtë edhe një hap më tutje."/Dosja.al 

bashkëpunim mes pd dhe partive të vogla ermal hasimja pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet