LIVE UPDATES
Politike

Trump pezullon financat për institucionet/ Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK nga SHBA më parë: Prokuroria e Posaçme nuk ka marrë fonde në kuptimin e pagave

Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar nga SPAK, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë.

30 Janar 2025, 21:45 Nga E. D
Trump pezullon financat për institucionet/ Klodiana Lala tregon
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vinte Trump në pushtet. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar nga SPAK, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë. Lala tha gjithashtu se SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA.

Gazetarja thekson se kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.

"SPAK është institucion i krijuar me ligj të posaçëm dhe financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e prokurorëve, ndihmësve, po ashtu edhe garantimi i jetës së prokurorëve, etj. SPAK nuk ka marrë fonde nga SHBA, në kuptimin e pagave.

SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA. Është asistuar me programe trajnimi. Kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.

Ka patur raste kur SHBA ka mbështetur me pajisje të specializuara, pajisje përgjimi, dekodimi i telefonave, për gjurmët e gishtave, ADN, etj. Ka patur edhe asistencë nga ekspertë për çështje specifike. Pak a shumë e njëjta ndihmë ka ardhur edhe nga vende të BE. Për rastin e kriptomonedhave ka patur tre agjentë belgë që kanë bashkëpunuar. Problemin nuk e shoh te paraja, por më të madhe

Përshembull në vitin 2018 në ish Bllok ndodhi një masakër shumë e rëndë, një i vrarë dhe disa të plagosur. Prokurorisë iu deshën 90 mijë euro për të dërguar jashtë vendit një celular. Ndërsa tani, për shkak të ndihmës nga amerikanët, nuk ishte e nevojshme që celularët të shkojnë kështu, sepse vonohej dhe kompromentohej hetimi, duke u dërguar në Izrael, ndihma e ekspertëve amerikanë, solli risi në mënyrën se si hetoheshin dosjet. Nëse kjo ndihmë ndërpritet, së pari, pavarësisht eksperiencës që mund të kenë marrë prokurorët, mund të cedojë në cilësinë e hetimeve, kjo për asistencën.

Së dyti, bashkëpunimi nëpërmjet letërporosive. Më parë ishte rrugë shumë e gjatë, donte një cikël të gjatë, të paktën tre vite. Disa letërporosi në Peru, Ekuador, për Dritan Rexhepi, janë sot pas nëntë vitesh pa përgjigje. SPAK e kishte ezauruar këtë pjesë, kishte komunikim direkt me thuajse pjesën më të madhe të institucioneve jashtë vendit, me SHBA, Belgjikë, Hollandë, etj. Problemi është, a do të ketë SHBA të njëjtën mbështetje? Kjo është çështja", tha ndër të tjera Lala. 

 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet