LIVE UPDATES
Politike

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin, Irenat me 5 mbiemra i çuan në gjykatë

Berisha ka akuzuar qeverinë për përdorimin e teknologjisë Encrochat për qëllime të dyshimta.

6 Janar 2025, 10:49 Nga I.A
"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po funksionon si një “narkodiktaturë”, ku shteti dhe krimi veprojnë së bashku. Gjatë deklaratës së tij për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha ka përmendur emra konkretë, si Taulant Balla dhe prokurorë të SPAK-ut, të cilët, janë të përfshirë në afera korruptive. Gjithashtu, Berisha ka akuzuar qeverinë për përdorimin e teknologjisë Encrochat për qëllime të dyshimta. Ai ka kritikuar edhe proceset gjyqësore të cilat, sipas tij, janë të manipuluara dhe të drejtuara nga interesa politike.

"Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?! Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar. Shko, shih kronologjinë. Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta.
Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin.

Ja, urdhëro ku e keni. Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat. As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat... Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar.
Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit.

Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto... E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet. Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje.

E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht. Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen. Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat. Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë.
Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave. E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet