LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Numëruesit e PD, PS e LSI: Nga lodhja

• Korrupsion dhe falsifikim rezultati në 2 qendra votimi në zgjedhjet e 2021, 6 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim. Të gjithë janë numërues në një KZAZ, të ndarë në dy grupe në dy qendra votimi dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë. • Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa janë shpallur në kërkim Oltion Bajrami e Eduart Zito. Të tetë akuzohen se votat për një kandidat ia kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë ose koalicionit me të cilin janë future në garën e 25 prillit. • Kallëzimi është bërë nga KQZ për 2 grupe numëruesish në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd, në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe atë nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Grupi i parë përbëhej nga Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, ndërsa i dyti nga Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla. • Në dosje thuhet se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit. Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real. • Të akuzuarit rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg sipas nenit 326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

DËSHMITË E PLOTA/ Numëruesit ia hedhin fajin lodhjes, përfaqësuesi i LSI-së: S’ka mundësi të ketë pasur ndryshim shifrash

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
Numërim votash

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur deklarimet ep lotë të gjashtë numëruesve të vënë në pranga pasi akuzohen për manipulim votash. Në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, të siguruar nga Dosja.al shihet se numëruesit janë shprehur se tjetërsimi i votave nuk qenë i qëllimshëm, por që ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dhe lodhjes që kanë pasur në punë. Erald Karriqi numërues i caktuar nga PD-ja ka qthënë se gabimin e ka kuptuar kur është bërë publike tabela me të dhënat. Eduart Zito, përfaqësues i LSI-së mohon të ketë pasur ndryshim rezultatesh, ai thotë se është i bindur që punën e ka bërë në mënyrë të saktë. Numëruesit e tjerë thonë se gjithçka do të ketë ardhur nga pakujdesia.

DEKLARIMET E PLOTA:

Ne deklarimet e dhena si persona qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi,ka deklaruar se:

“Jam me banim ne qytetin Prrenjas. Me date 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam caktuar nga subjekti Partia Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krahasim me faktin votat ne kuti,une nuk kam bere ndonje gabim me dashje , por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja , nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkine Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erald Kariqi,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami.Ne fillim pasi merrnim kutin  e QV per numerim , fillimishte  beheshin procesverbalet , per hapjen e kutis , ku shenoheshin kodet, keto e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, une kam qene antar.Pasi hapej kutia numeroheshin vatat  nje e nga nje duke i kaluar dhe  ne skaner,per subjektet dhe  per  kanditatet per çdo subjekt.Nga ana e  grupit te numerimit mbaheshin shenime, dhe  ne perfundim mbusheshin procesverbalet  dhe pastaj  hidheshin ne sistem , printohej porocesverbali dhe firmosej nga grupi i numrimit.Ne lidhje me  Tabelen e rezultatit  per kanditatet  per deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk di se çfaer te them , e verteta eshte se une e kam firmosur kete  tabele rezultati  por nuk  e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik”.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit.”

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit  shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:

“Une jam me banim ne  fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zvilluar zgjedhjet  per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimishte  pasi merrnim kutin  e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave qe kishte marr  secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet  filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime  per  secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare  apo sekretari dhe  ja jepnim  punonjesit te  te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte  tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe  mbylleshin ne kuti.

Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2780, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere  gabim nga lodhja  dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate  munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi”.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit  shtetasi Durim Alla ka deklaruar se:

“  Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj si mesuese. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  protesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit”

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:

“Jam me banim ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.

 Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi”

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:

“  Jam me banim ne  fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votave ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore  , ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  për çdo kandidate, pastaj  plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme.

 Në lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.

Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53  ku une kam qene numerues i votave  vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren  ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje  problem. Per kete kuti  qe ka dale  vetem nje gabim  siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo  me dashje:.

 Në nenin  326 të Kodit Penal “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” parashikohet:

Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Për sa me sipër ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numerus  ne  QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërus në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e vepres penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2  e 25 të Kodit  Penal.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

1 VITE ME PARE

KQZ bëri kallëzimin, zbardhet skema e manipulimit të votave, numëruesit favorizuan kandidatë

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
Numèrimi i votave

ELBASAN- Zbardhet skema e tjetërsimit të rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit nga tetë numëruesit e KZAZ-ve në Elbasan. Në shkresën e Prokurorisë bëhet me dije se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimi. Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjekteve zgjedhore. Ka qenë KQZ që ka bërë kallëzim penal ndaj numëruesve, duke bërë që gjashtë prej tyre të arrestohen, ndërsa dy janë shpallur në kërkim. Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

Pjesë nga Dosja:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë, në zbatim të kërkesave dhe detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 19, pika 1, shkronja “a”, neni 22, pika ,8 dhe neni 167/2, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar, neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, neni 326 i Kodit Penal, ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.
QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.
QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla , duke parashtruar:
Në datën 25.04.2021, në 12 Zonat Zgjedhore në Rëpublikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisionet e nivelit të dytë KZAZ-të dorëzuan në KQZ Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, Tabelat e Rezultatit të qendrave të Votimit të plotësuara nga Grupet e Numërimit, si dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor.
Në përfumdim të procesit të ankimimit Komisoni Rregullator në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve miratoi vendimin nr. 21, datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.

Neni 167/2 i Ligjit nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton kërkësën për këqyrjen e mëpasshmë të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim verifikimin e rregullsinë dhe saktësisë të veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë admimstrimit të procesit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve më datë 07.10.2021 miratoi udhëzimin nr. 15, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”. Administrata e KQZ-së zhvilloi procesin e këqyrjes paszgjedhore nga datat 14.10.2021 deri më datë 02.11.2021.
Këqyrja u krye në përputhje më kërkesat e nenit 167/2 të Kodit Zgjëdhor dhe të udhëzimit nr. 15, datë 07.10.2021, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjës paszgjedhorë të fletëvë të votimit dhe materialeve zgjedhore” me qëllim verifikimin e rregullsisë dhe saktësisë së vëprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procësit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Më datë 14.10.2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.
Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.
Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhë administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit.
Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë.
Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.

1 VITE ME PARE

Manipuluan votat! Prokuroria për numëruesit: Rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
Prokurororia e Elbasanit

ELBASAN- Tetë numëruesit që akuzohen për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit 2021 rrezikojnë të dënohen me burg, nga tre deri në shtatë vite. Në shkresën e Prokurorisë bëhet me dije se manipulimi i votave dënohet me burg deri në 5 vite, por kur kjo vepër penale kryhet nga vetë administruesit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

“Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

1 VITE ME PARE

PS kishte katër, kujt i përkasin numëruesit e arrestuar për manipulim votash (NDARJA)

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
PS;PD;LSI

ELBASAN- Katër nga tetë numëruesit që akuzohen se kanë manipuluar votat për zgjedhjet e 25 prillit 2021 rezulton të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste. Partia Demokratike kishte dy, ndërsa dy të tjerët përfaqësonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

NDARJA SIPAS PARTIVE:

Partia Socialiste

Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi
Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito
Mili Vasku

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

1 VITE ME PARE

U arrestuan se manipuluan votat në Elbasan, numëruesit: Ndodhi pa dashje, ishim të lodhur

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
Kuti votimi

ELBASAN- Numëruesit e arrestuar për manipulimin e votave në dy qendra votimi në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit kanë mohuar ta kenë bërë me qëllim këtë gjë. Në dëshminë e dhënë pas arrestimit, numëruesit janë shprehur se ndryshimi i numrit të votave ka ardhur si pasojë e lodhjes në punë dhe se nuk ka qenë e qëllimshme.

"Ndodhi pa dashje, nuk ka qenë e qëllimshme. Ka ardhur si pasojë e lodhjes në punë, gabimet janë bërë nga pakujdesia. S'kishim asnjë interes ta bënim qëllimisht. "- kanë thënë ata.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

1 VITE ME PARE

Përfaqësues të PD, PS e LSI/ Falsifikuan rezultatin për 25 prillin, arrestohen 6 numërues, 2 në kërkim (EMRAT)

Tjetërsim votash në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në
Zgjedhjet

ELBASAN- Gjashtë persona, numërues në një KZAZ në Librazhd, përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.

Në qendrën e parë grupi i numërimit ka qenë i përbërë nga Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, ndërsa në qendrën e dytë, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.

arrestohen numeruesit ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni