LIVE UPDATES
Politike

THRILLER POLITIK/ Çfarë po ndodh me Tik Tokun e Veliajt? A ia ka marrë peng Rama Facebook-un dhe Instagramin?

Një kryebashkiak në burg, një “redaktor” në hije dhe një TikTok që nuk përputhet me asnjë kanal tjetër zyrtar. Kush kontrollon vërtet zërin e Veliajt?

11 Qershor 2025, 15:23 Nga DOSJA
THRILLER POLITIK/ Çfarë po ndodh me Tik Tokun e Veliajt? A ia ka
Erion Veliaj

TIRANE- Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me daljen e përgjimeve nga qelia e burgut, ku Erion Veliaj i kërkonte të vëllait që të fliste me “redaktorin” e ti kërkonte urtësim, apo në fragmentin kur i kërkon “Arditit” që të bëjë të njëjtën gjë. Dukshëm nga ai fragment, të cilin Dosja.al po e risjell sot të plotë kuptohet qartësisht se aksesi i Veliajt në Facebook, ka qenë zero.

Fragmenti i përgjuar mes Veliajt dhe Arditit:

Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte? flakë fare?. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t?ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin.

Por me kalimin e javëve, disa ditë pasi Veliajt iu konfirmua arresti me burg, në qelinë e tij të burgut, shkoi një letër. Letra e botuar ekskluzivisht nga Dosja.al disa muaj më parë, tregonte sesi Veliaj firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe emërimin në vend të saj, të të besuarës së tij, Sara Goxhaj. Kjo bëri që Edi Rama të shkonte të dielën në darkë nga zyrat e Bashkisë Tiranë, nga ku nxorri jashtë me ceremoni Goxhajn dhe disa nga të besuarit e Veliajt. Incidenti u mbyll sërish nga Facebook-u i Veliajt që tha se bëhej fjalë për një keqkuptim për rakordimin e punëve.

Nga ky moment, një strategji e re u ndoq nga Veliaj dhe besnikët e tij. Prej disa muajsh ata po përdorin rrjetin social Tik Tok, i ndaluar me VKM për tu përdorur në Shqipëri, por që po përçon një fytyrë tjetër nga ajo që Erion Veliaj shfaq në Facebook apo Instagram.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë se është një rebelizim nga një bunker i fundit politik për Veliajn, i cili ironizon tashmë burgosjen e tij, por tregon se është gjallë dhe ka ndikim në publik.

Shkrimit tonë iu përgjigj një portal i njohur për lidhjen me kryeministrin dhe qeverinë, që tregonte se kjo ishte ngjizja e një konflikti artificial që nuk ekziston dhe se në fakt, gazetarët e shqetësuar për Tik Tokun e Veliajt duhet më shumë të shqetësoheshin për standardet e SPAK.

Pra asnjë mohim. Në thelb, shkrimi i Dosja.al u konfirmua se ishte në informacionin e saktë, se me Veliajn diçka ka ndryshuar.

Dhe për ta konfirmuar edhe më tej, mjafton të shikojmë se të gjitha faqet e tjera të kryebashkiakut të arrestuar, nuk ndjekin linjën e tij të Tik Tokut. Nëse shkrimi ynë është i pabazuar, atëherë a nuk do të duhej që kanalet e kryebashkiakut të shpërndanin edhe revoltën e tij komike në Tik Tok? Gazetarë të lidhur me maxhorancën kanë tentuar ta përçmojnë këtë kanal si “mosrakordim teknik”, por asnjëherë nuk e mohojnë ekzistencën dhe përmbajtjen e tij. Kjo heshtje, në gjuhën politike, është konfirmim./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet