Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dhurata Çupi u shpreh se mazhoranca do ta zvarrisë çështjen dhe kërkon që të miratohet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Territoriale u shoqërua me debate. Dy bashkëkryetaret e Komisionit, kanë pasur debate pasi Dhurata Çupi u shpreh se mazhoranca do ta zvarrisë çështjen dhe kërkon që të miratohet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Denaj i tha që ekspertët kërkojnë më shumë kohë për të kryer analiza. Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Duke u shpreh se duhet t'i kërkohet presidentit rezultati i komisionit e më pas të bëhet shpallja për datën e zgjedhjeve.
PJESË NGA DEBATI:
Anila Denaj: Kërkohet më shumë që ekspertët dhe komisionet të analizojnë më mirë çështjen dhe që të bëhet në disa ditë dhe seanca dëgjimore për territorialen. Ja dërgojmë që sot Kuvendit për seancën plenare të së enjtes
Dhurata Çupi: Doni ta zvarrisni. Duhet të miratohet reforma për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pritet dekreti i presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Ekspertët tanë dhe ne jemi të gatshëm të rrimë deri në datën 30 për këtë çështje dhe të dorëzojmë në kuvend raportin brenda afatit. Ju nuk e keni seriozisht, po talleni me shqiptarët dhe nuk i pyesni fare. E papërgjegjshme dhe jo serioze kjo që deklaroni. Ju doni reformë për të PS, që ti merrni zgjedhjet në tavolinë.
Vangjel Dule: Është e thjeshtë për t'u kuptuar, që me shumicë votash do votohet dhe do bëhet siç dëshiron mazhoranca me dhunën e votave. Jemi dakord t’i kërkojmë presidentit të presë rezultatin e komisionit e më pas të shpalli datën e zgjedhjeve.
Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca i qëndron ndarjes aktuale, 61 bashki dhe 12 qarqe.
Cilat janë propozimet e reja?
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë rifutur në debat përsa i përket Reformës Territoriale. Kjo pasi selia rozë i qëndron ndarjes aktuale territorial të Shqipërisë, ndërsa ajo blu ka bërë një tjetër propozim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Ndërsa, Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe, Grupi i PD propozon rigrupimin në 6 rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë. Disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz; Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty...
Aleksander Vucic dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë për median gjermane Der Spiegel...
Elisa Spiropali dhe Artan Lame TIRANË- Komisioni i Sigurisë diskutoi ditën e sotme shqyrtimin e dy projektligjeve, ndërsa nuk munguan t...
Erjon Veliaj TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua Konferenca 'Qytetet Inteligjente'. Pjesë e saj ishte ambasadorja Yuri Kim dhe kryetari i Bashk...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamenin, Elisa Spiropali, deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Ligj...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Ligjeve votoi unanimisht në parim draftin për “Për informacionin e klasifikuar”. Në...
Akil Kraja TIRANË- Partia Demokratike thotë se rënia e nxënesve në shkollat e vendit, dhe kryesisht në ato të Tiranë...
Alibeaj TIRANË- Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan të rëndë situatën e kri...
Elisa Spiropali në Komisionin e Ligjeve TIRANË- PS dhe PD votuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projektligjin ‘Për In...
Komisioni TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve u diskutua ditën e sotme rrjedhja e informacioneve. Drejtori i Drejtorisë së Si...