LIVE UPDATES
Politike

Tenderat e QSUT/ Vangjeli: Rama i jep trajtimin e mbetjeve mjekësor, kompanisë së djalit të nëndrejtoreshës, kushëri i Amant Josifit

Vangeli tha sot se kompania e Arber Teqes, djalit të tezes së Amant Josifit ka fituar me kompaninë “Eco Riciklim shpk” dhe me “MSE shpk” rreth 6.8 milione euro fonde publike.

13 Prill 2024, 12:40 Nga M.B
Tenderat e QSUT/ Vangjeli: Rama i jep trajtimin e mbetjeve mjekësor,
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja e anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar një tjetër kontrate klienteliste, sipas saj, të firmosur nga ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja në favor të kushëririt të Amant Josifit. Vangeli tha sot se kompania e Arber Teqes, djalit të tezes së Amant Josifit ka fituar me kompaninë “Eco Riciklim shpk” dhe me “MSE shpk” rreth 6.8 milione euro fonde publike.

Ajo shtoi se nëndrejtoresha e QSUT, Ariana Strakosha është e motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e të superkërkuarin Amant Josifit ortaku i vëllait të KM Edi Rama.

Deklarata e plotë e Genta Vangjelit:

Para rreth katër vitesh, më 3 Prill 2020, Edi Rama nënshkruan në stilin e tij fap-fap-fap një VKM që, po ta pyesësh do të thotë se nuk e ka parë. Bëhet fjalë për VKM nr. 273 për Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt ‘Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT’. Palë janë Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik ‘ECO RICIKLIM’, sh.p.k..

Sigurisht që Rama nuk e ka parë, sepse dihet që ai nuk nënshkruan kurrë VKM për kontrata klienteliste. Ku ta dinte ai se kontrata sekrete ishte me kompaninë ECO RICIKLIM shpk. Me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit.

Sqarojmë publikun se nëndrejtoresha e Qsut Ariana Strakosha është e motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e të superkërkuarin Amant Josifit ortaku i vëllait të KM Edi Rama. Edhe njëherë tjetër mafia shpërndan tentakulat në institucione shtetërore me firmën e Edi Ramës. Ku ta dinte Kryeministri se nëndrejtoresha do hante kumbulla pas shpinës së tij.

Ai nuk shihte Ahmetajn kur i hante kumbulla në krah. A është kjo kontratë sekrete klienteliste e vetmja? Sigurisht, që jo… Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja rezulton pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 Maj 2023.

Eco Riciklim shpk ka përfituar në total mbi 5 milion euro për kontrata publike, përfshirë QSUT ku ka të ëmën nëndrejtore. Ndërsa MSE shpk ka përfituar në total 1.8 milion euro për pagesa kontratash publike përfshirë QSUT. Në total janë 6.8 miliard ose 6.8 milion euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha dhe Edi Rama duhet të japin llogari në SPAK.

Të vjedhësh fondet publike me emrat e familjarëve të zyrtarëve të lartë nuk është e padëgjuar për shqiptarët …nuk keni parë gjë akoma. Të përfitosh duke përdorur fatkeqësi si pandemia e Covid19 është çnjerëzore…..nuk keni parë gjë akoma. Të gjitha i ofron Edi Rama dhe i paguan shtrenjtë qytetari shqiptar, falë njeriut që premtoi shëndetësinë falas në vitin 2013.

amant josifi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet