All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Tenderi fiktiv për rrugën Xhon Belushi, Vokshi dërgon në SPAK kallëzimin penal: Të hetohet Veliaj

Pasi dorëzoj kallëzimin, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se SPAK duhet që të hetojë Veliajn për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv në zgjedhje, falsifikim dokumentash si dhe mashtrim. 

10 Janar 2023, 15:20 Nga I.A
Tenderi fiktiv për rrugën Xhon Belushi, Vokshi dërgon në
Albana Vokshi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Partia Demokratike, ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kallëzimin penal për kryebashkiakun, Erion Veliaj, për shkeljet e rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të Rr. 'Xhon Belushi' në Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë. Pasi dorëzoj kallëzimin, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se SPAK duhet që të hetojë Veliajn për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv në zgjedhje, falsifikim dokumentash si dhe mashtrim. Po ashtu, Vokshi ka theksuar se PD-ja është e vendosur që tu shkojë deri në fund të gjitha denoncimeve dhe shkeljeve.

"SPAK të fillojë menjëherë një hetim të thelluar dhe profesional ndaj Erion Veliajt për fasifikimin dhe mashtrimin e dokumenteve të tenderave. Këlliçi e ka kapur në shkelje të rëndë për punimet në rrugën ‘John Belushi’. Ashtu edhe sikurse edhe premtuam, jemi sot bashkë me kolegun Strazimiri, edhe me avokatin për PD, për të depozituar pranë prokurorisë speciale, pra SPAK, kallëzimin penal për Erion Velinë në lidhje me shkeljet e rënda për fillimin e punimeve në rrugën ‘John Belushi’. Por në fakt e vonuam një dit këtë kallëzim për faktin, se në tentativë për të mbuluar shkeljet me me fillimin e punimeve para afatit, ErionVeliaj dje konsumoi edhe dy vepra të tjera penale: atë të mashtrimit dhe të falsifikimit. Siç e shkoni PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund denoncimeve, edhe duke i zyrtarizuar ato. Kush ka vjedhur, duhet të ndëshkohet. Të gjithë duhet të jemi të barabartë përpara ligjit. Ka qenë kandidati i opozitës, Belind Këlliçi i cili e ka kapur në shkelje të rëndë, në flagrancë Erion Veliajn, i cili ka nisur punimet në rrugën ‘John Belushi’.

E ka kapur në tentativë, në vjedhjen e 471 milionë lekëve të cilat do t’i kalonin fiktivisht më pas një kompanie, ku më tej do t’i përdorte për fushatë elektorale, për blerje votash. Në tentativë për të mbuluar këtë vjedhje, Erion Veliaj përsëri dje mashtroi, dhe falsifikoi dokumetat e këtij tenderi. Kjo është arsyeja që ne jemi sot këtu, duke i kërkuar SPAK-ut që të rregjistrojë këtë kallëzim penal dhe të nisë menjëherë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe për veprat e mëposhtme: që janë shpërdorimi i detyrës, neni 248 i kodit penal, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankandeve publike, parashikuar në nenin 258, korrupsion aktiv në zgjedhje, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore, falsifikimi i dokumenteve dhe mashtrim. Ajo që i kërkojmë ne SPAK-ut është që të tregojë që është në lartësinë e detyrës, dhe të besimit që i ka dhënë publiku, ashtu edhe opozita. Ne i kërkojmë SPAK-ut që të fillojë urgjentisht, duke kërkuar edhe sekuestron e të gjithë dokumentacionit të tenderit, dhe të fillojë menjëherë një hetim të thelluar dhe profesional. Faleminderit," tha Vokshi.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike tre ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

skandali me rrugen xhon belushi albana vokshi


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet