LIVE UPDATES
Politike

Skandali me rrugën 'Xhon Belushi'/ PD kallëzon në SPAK Veliajn, Vokshi: Kreu shkelje të rënda ligjore! S'ka anulim të tenderit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se Veliaj ka kryer 2 vepra penale: mashtrim dhe falsifikim të dokumentave.

10 Janar 2023, 14:33 Nga A.B
Skandali me rrugën 'Xhon Belushi'/ PD kallëzon në SPAK
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike, ka përgatitur kallëzimin penal për kryebashkiakun, Erion Veliaj, për shkeljet e rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të Rr. 'Xhon Belushi' në Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Vokshi deklaroi se projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj pra fiks në periudhën e zgjedhjeve në 14 maj.

'Sikurse ju kemi informuar tenderi i shpallur nga bashkia, në datë 19 dhjetor, parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuar për këtë tender në datë 9 janar si dhe shpalljen e kompanisë fituese në 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj pra fiks në përiudhën e zgjedhjeve në 14 maj. Por Erion Veliaj nxiton dhe urdhëroi nisjen e punimeve natën pa tabela, pa projekt pa një plan dhe sigurisht pa standarde, por ajo që është më e rënda në shkelje ligjore. Pra qartazi një tender fiktiv dhe një vjedhje e qartë e taksave të qytetarëve shqiptarë.'- tha Vokshi ndër të tjera. 

Fjala e Plotë:

Përshëndetje! Ashtu sikurse edhe paralajmëruam, kur bëmë denoncimin së bashku me kolegun Strazimiri përpara Bashkisë Tiranë, para dy ditësh. Partia Demokratike ka përgatitur kallëzimin penal për Erion Veliajn për shkelje të rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të rrugës ‘John Belushi’ në njesinë administrative nr.4 në Tiranë. Sikurse ju kemi informuar, tenderi i shpallur nga bashkia në datën 19 dhjetor parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuara për këtë tender në datë 9 janar, si dhe shpalljen e kompanisë fituese të këtij tenderi në datë 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë bashkia do të zgjaste rreth 5 muaj, pra fiks deri në periudhën e zgjedhjeve të 14 majit. Por Erion Veliaj nxiton. Urdhëroi nisjen e punimeve, si gjithnjë fshehurazi, natën, pa tabela, pa projekt, pa një plan, sigurisht dhe pa standarte, por ajo që është më e rënda, në shkelje ligjore, në shkelje të çdo procedure të parashikuar në legjislacionin aktual.

Qartazi një tender fiktiv, dhe një vjedhje e taksave të qytetarëve shqiptarë. Tenderi sipas dokumenteve të publikuara, edhe nga Bashkia Tiranë që ne i kemi vënë në dispozicion edhe SPAK-ut. Tenderi parashikon fondin limit rreth 471 milionë lek që do të vidheshin nga shqiptarët për të përfunduar në xhepat e një kompanie të paracaktuar të Erion Velisë, për t’u përdorur më tej për blerjen e votave gjatë fushatës elektorale. Pse e themi këtë? Ashtu sikurse Erion Veliaj nxitoi netët e para të vitit të ri për të lansuar nisjen e punimeve të rrugës ‘John Belushi’ të njesisë administrative nr.4, pa përfunduar ende afati i dorëzimit të dokumentacionit, ku ndërkohë shiheshin punonjës dhe makineri të Bashkisë Tiranë, të gjitha të evidentuara, të faktuara djhe të vëna në dispozicion të Prokurorisë fotot e makinerive së bashku me targat. Si prova bashkëngjitur kallëzimit penal. Pra, ishte gjithçka e planifikuar nga ana e Erion Velisë. Një tender fiktiv. 471 milionë që do të vidheshin, do të shkonin për ndikimin e fushatës elektorale në favor të tij. Ishte denoncimi i kandidatit të opozitës, z. Belind Këlliçi që u bë më datë 5 janar, menjëherë pasi Erion Veliaj nisi punimet në rrugën ‘John Belushi’, i cili ndali këtë vjedhje të rradhës.

Erion Veliaj u kap ne flagrancë. Ai u detyrua që në një intervistë të hënë dje në një prej televizioneve kombëtare të informonte anulimin e këtj tenderi fiktiv. Erion Veliaj u kap nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, në tentativë vjedhjeje. U kap në flagrancë. Ndaj çfarë bëri? Ndërhyri në dokumentet e tenderit. Ndërhyri në sistem, duke njoftuar edhe anulimin e procedurave të tenderit me arsyetimin që kishte kushte të paparashikuara, apo mungesë fondesh. Pra, kishte ndodhur një emergjencë e paparashikuar nga ana e stafit të bashkisë. Por çfarë vihet re nga ekspertët e PD të prokurimeve? Vihet re që nuk ka asnjë gjurmë të anulimit. Nuk ka as formular zyrtar, dhe unë këtu me vete kam një kopje të formularit zyrtar, ashtu sikurse duhet të ishte mbushur, edhe zyrtarisht, edhe formalisht në sistem, në mënyrë që të figuronte dhe anulimi i teënderit. Pra, kjo gjë nuk është bërë. Gjithashtu, kujtojmë që paralelisht ka një tender tjetër për supervizimin e punimeve të tenderit të rrugës ‘John Belushi’, i cili deri sot në mëngjes ka qenë jo i anuluar. Ka qenë një tender që vijonte të ekzistonte në sistemin e APP-së ashtu edhe të Bahkisë Tiranë. Nga nxitimi, Erion Veliaj ka kryer edhe dy vepra të tjera penale: atë të mashtrimit, që gjoja ka bërë anulimin, ashtu edhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Morisë së shkeljeve të Erion Velisë, me fillimin e punimeve kur tenderi ishte në procedurë, iu shtuan edhe dy vepra të tjera penale: ajo e mashtrimit dhe falsifikimit të tenderave. Kjo ishte edhe arsyeja, që kallëzimit penal, SPAK-ut, nga ana e PD, nuk iu bë dot dje, por u punua që të shtoheshin edhe argumentat fakte, dokumentacione, i cili do t’i vihet sot në dispozicion menjëherë pas kësaj konference, edhe SPAK-u si pjesë e kallëzimit penal.

Eron Veliaj dje, si gjithmonë shau, fyeu, kërcenoi opozitën, por sigurisht, ato as na impresionojnë, as na bëjnë që t’i ndalim denoncimet dhe paditë. Unë sot këtu kam përpara jush edhe një kopje të kallëzimit penal, i cili do t’i dorëzohet ashtu sikurse edhe informova menjëhëherë pas kësaj deklarate, do të dorëzohet zyrtarisht në SPAK, së bashku me provat e filmuara, fotografike, apo me dokumentacionet e tjera që i bashkëngjiten këtij kallëzimi. Sikurse e përmenda, kallëzimi është bërë për Erion Veliajn, aktualisht Kryetar i Bashkisë Tiranë. Është kallëzuar për veprën penale shpërdorim të detyrës, parashikuar në nenin 248 të kodit penal, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike, parashikuar në nenin 258. Korrupsion aktiv në zgjedhje, parashikuar në nenin 328 të kodit penal. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike, ose zgjedhore parashikuar në nenin 328 të kodit penal. Falsifikimi i dokumentave, parashikuar në nenin 186 të kodit penal. Si edhe mashtrimi i parashikuar nga neni 143 të kodit penal, vepra këto të kryera në bashkëpunim. Kallëzimi do të dorëzohet, menjëherë. Ka shumë qytetarë që na pyesin: pse ne shkojmë në SPAK? Për sa kohë që ky institucion nuk reagon ndaj kallëzimeve tona, shkojmë në SPAK, sepse edhe pse jemi skeptik ndaj këtij institucioni, të cilin e besuam, e mbështetëm, dhe e votuam, për t’i treguar qytetarëve se PD është institucionale. Shfrytëzon të gjitha instrumentet për sensibilizimin e publikut.

Pas analizës juridike, pas vënies në dispozicion të të gjitha provave filmike, fotografike, etj., ajo që i kemi kërkuar SPAK-ut është regjistrimi dhe fillimi i procedimit penal ndaj Erion Velisë, si edhe personave të tjerë, të identifikuar, apo jo. Si edhe, kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin e saktë e më të plotë të rrethanave të parashikuara më sipër, si edhe paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi dokumentacionin e këtij tenderi. Shkojmë në SPAK. E dimë që Erion Veliaj është e keqja e dytë më e madhe pas Edi Ramës. Ai është i rrëzikshëm sepse po na vjedh çdo ditë dhe nuk po dënohet, pavarësisht se ka disa dosje të dërguara në Prokurori, apo në SPAK. Do të shkojmë në SPAK, mbase për të nxjerrë zbuluar edhe implikimin e drejtësisë. A është thirrur Erion Veliaj qoftë edhe njëherë të vetme në Tiranë për inceneratorin e Tiranës? Zero. Megjithëse se firma e tij është aty për ndërtimin e një inceneratori fantazëm që nuk ekziston. Me aq shumë para sa ka marrë nga taksat e rritura të familjarëve, të bizneseve, sot qytetarët e Tiranës duhet të kishin një standart shumë të lartë jetese në kryeqytet. Por falë Erion Velisë, Tirana është renditur sërish kryeqyteti me standartin më të ulët të jetesës në Evropë. Në mes të Tiranës kemi akoma gropa, kemi baltë, sepse lekët vidhen. Dhe ashtu po punohet edhe sot që ne flasim. Në rrugën ‘John Belushi’ po shtrohet asfalt elektoral pa asnjë projekt, pa asnjë standart, pa kanalizimet e përshtatshme të ujërave të zeza dhe të bardha, pa ndriçim, trotuare, apo standarte që parashikohen nga vetë studimi i miratuar nga vetë Bashkia Tiranë.

Apeli i PD ndaj SPAK është që të hetojë me prioritet e profesionalizëm këtë kallëzim. SPAK të mos i zvarrisë hetimet, të mos bëhet pjesë e vjedhjes dhe e grabitjes së shqiptarëve. Me këtë kallëzim SPAK ka akoma mundësinë të kthehet në pastruesin e vërtetë të korrupsionit të pushtetit, duke nisur nga Edi Rama, te Erion Veliaj. PD është për zhvillim, është për ndërtimin e rrugëve me standarte europiane. Jemi pro punëve publike. Jemi kundër vjedhjes së punëve për interes personal, politik të Erion Velisë. PD është partia që ndërtoi 11 mijë km rrugë kombëtare dhe rurale, Është partia e zhvillimit. Ne do t’i dalim zot qytetarëve shqiptarë të Tiranës dhe mbarë vendit. Ne do t’i dalim zot Shqipërisë. Ju faleminderit!

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike tre ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

skandali me rrugen xhon belushi erion veliaj albana vokshi


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje