LIVE UPDATES
Politike

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares/ Garo: Alda Klosi është dora, firma dhe skema ku Ahmetaj dhe Rama kanë vjedhur qindra miliona euro

Garo thotë se shumat e parave që u gjetën në banesën e Alda Klosit, 'nuk janë të xhaxhait me tumor, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.'

10 Janar 2023, 12:40 Nga A.B
Vjedhja në banesën e ish-zyrtares/ Garo: Alda Klosi është
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me grabitjen e nënë e bir në banesën e Alda Klosit. Nëpërmjet zëdhënesës së Partisë, Floriana Garos, PD thotë se Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.

Garo thotë se shumat e parave që u gjetën në banesën e Alda Klosit, 'nuk janë të xhaxhait me tumor, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.'

DEKLARATË:

Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama. Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.

Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë. Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përgligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha.

Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike. Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve. Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtepite e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetem e vetem per te mbuluar krimin e shemtuar te ministrave te tij. Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike.

Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve. Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.

Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet. Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.

Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset.

Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën. Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen! Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë!

floriana garo alda klosi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet