Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai thekson se PSD ka punuar në terren gjatë gjithë katër viteve të fundit, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e tyre.
TIRANA- Kandidati i Partisë Social Demokrate (PSD) për Tiranën, Tedi Mula, në një intervistë për Top News, në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësinë, ka folur për pritshmëritë e partisë së tij në zgjedhjet e 11 majit. Ai thekson se PSD ka punuar në terren gjatë gjithë katër viteve të fundit, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e tyre.
Mula shprehet se PSD do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, me objektivin për të krijuar një grup parlamentar prej të paktën shtatë deputetësh. Ai gjithashtu flet për ngjarjen e fundit pranë zyrës së tij në Ali Dem dhe për lidershipin e kryetarit të partisë, Tom Doshi, të cilin e konsideron një mbështetës të fuqishëm për të rinjtë dhe familjet shqiptare.
Xhoi Malësia: Të dielën do votojnë të gjithë, PSD ka bërë një garë goxha aktive dhe ambicioze. Si ka qenë ky muaj? Si jeni qasur me elektoratin?
Tedi Mula: Unë e quaj muaj protokolli këtë sepse ne jemi përherë pranë qytetarëve, nuk është se vetëm një muaj para duhet të jemi afër qytetarëve. Gjatë gjithë këtyre katër viteve, nga zgjedhjet e kaluara deri në zgjedhjet e vitit 2025, tani ne kemi qëndruar pranë qytetarëve, pranë familjeve të qytetarëve shqiptarë, kështu që nuk përbën ndonjë lloj ndryshimi. Shpesh herë më thonë miqtë e shokët “Hë mo, a po lodhesh?”, nuk po lodhem se këtë punë po e bëjmë gjatë gjithë kohës, nuk është problemi se po e bëjmë vetem këtë muaj. Kjo ndryshon nga partia jonë me shumë parti të tjera të cilat kujtohen vetëm muajin e fundit që thonë “u lodhëm, pse? Sepse kemi takuar njerëz”. Ne jemi aktivë gjatë gjithë kohës në 4 vitet e fundit.
Xhoi Malësia: Si ka qenë pritja e njerëzve? Ju thoni që mbetemi vazhdimisht në kontakt me njerëzit. A do jetë ky një avantazh edhe të dielën?
Tedi Mula: Ky është avantazh jashtëzakonisht i madh, ky është vazhdimi i katër viteve që ne jemi në terren dhe shpresojmë ta konkretizojmë në datën 11 me votë, sepse në fund të fundit, vota është bilanci më i madh se sa afër i kemi qëndruar ne njerëzve. Pritshmëritë janë të mëdha, njerëzit, familjarët, bizneset na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme sepse shohin shpresë dhe se programi jonë është shumë pranë atyre. Nuk japim premtime të mëdha që nuk arrijmë t’i zbatojmë. Problemet e njerëzve janë më të thjeshta, ato duhet t’i orientosh drejt zgjidhjes. Shpesh herë bëhet kjo lloj propagande sepse duan ta marrin peng votuesin duke i trajtuar që shiko se këtë hall ta zgjidh unë, etj., etj., kurse neve orientojmë. Vota është vullnet i lirë.
Xhoi Malësia: Para disa ditësh u raportua dhe për ngjarje të ndodhur në zonën e Ali Demit, aty ku ju edhe jeni kandidat i deleguar i PSD, ngjarje që u zhvillua shumë pranë zyrës suaj, por zyrtarë të partisë, përfshirë zotin Tom Doshi, thanë që nuk kishte asnjë lidhje me zgjedhjet. Çfarë ndodhi?
Tedi Mula: Unë isha në një takim tjetër elektoral, vetëm kur filluan të merrnin telefonata njëra pas tjetrës, “çfarë ka ndodhur, çfarë ka ndodhur?”. Në tre telefonatat e para thashë shokë dashamirës që duan të bëjnë shaka, ndonjë lojë të tyre, por kur e hapa edhe telefonin pashë që aty kishte ndodhur një ngjarje. Historia nuk ka lidhje fare as me PSD as me zyrat tona. Një sherr midis një grup djemsh që jetojnë në Ali Dem, diku 30 metra larg zyrës sonë, kishte përfunduar më pas në një konflikt, një sherr banal, pastaj kishte përfunduar në ambientet e një lokali e nga ambienti i lokalit në ambientet e jashtme të zyrës sonë, ku ishte thyer dhe një xham. Në fillim fare është raportuar për të shtëna me armë zjarri drejt zyrës sonë, alarmoi të gjithë familjarët tanë, dashamirësit tanë, thanë çfarë ka ndodhur dhe realisht është një lajm i tmerrshëm. Të shohësh të shtëna me armë zjarri, të shohësh zyrën tënde, aty punojnë djem e vajza, kështu që ishte një problem i madh. Gjatë bashkëpunimit me policinë, i kam kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe të jepet informacioni zyrtar pa kaluar me këto zbukurimet që tentuan t’i bënin.
Xhoi Malësia: Si i ke pritshmëritë në këto zgjedhje? Je kandidat ku je përfshirë në pak a shumë të themi për të bindur qytetarin me premtimet që ke dhënë dhe si e pret ti rezultatin pas të dielës?
Tedi Mula: Ne jemi familje politike, pritshmëritë tona janë jashtëzakonisht të mëdha, mendoj PSD do jetë surprizë në qarkun e Tiranës, jo surprizë për njerëzit që po punojnë për PSD, surprizë për sondazhet që dalin herë pas here dhe neve nuk na llogarisin aspak. Një parti që ka tre deputetë, me struktura, me zyra, me çdo gjë, të dalë poshtë partive të cilat as nuk kanë zyra, as nuk kanë mandate deputeti, unë nuk e kuptoj këtë lloj gjëje. Por pritshmëritë si parti janë ato që kanë qenë, krijimi i një grupi parlamentar, minimalisht shtatë deputetë në parlamentin e ardhshëm dhe ky grup parlamentar do jetë garancia e çdo premtimi që ne kemi bërë dhe programit elektoral që ne kemi.
Xhoi Malësia: Si bastion i PSD është parë edhe Shkodra, po punohet fort edhe atje, i prin listës zoti Tom Doshi. Është i vetmi kryetar partie që nuk kandidon në Tiranë. Shkodra pothuajse është e konfirmuar, zoti Doshi në Shkodër është ai “Kingmaker” i cili ka vendosur të garojë vetë dhe t’i tregojë qytetarëve që unë jam pranë jush. I ka qëndruar gjatë gjithë kohës qytetarëve afër dhe mendoj që në Shkodër jemi shumë afër mandatit të tretë. Nëse do arrihet objektivi me tre mandate në Shkodër do ishte një fitore e madhe për partinë tonë.
Xhoi Malësia: Përsa i përket zotit Tom Doshi, është përfolur shumë për lidershipin e tij, i ka dhënë mundësi të rinjve. Si e ke parë edhe ti personalisht raportin me të, çfarë mund të thuash për zotin Doshi?
Tedi Mula: Kjo pjesë është fat për ne të kemi një lider të tillë për një arsye të vetme, sepse të lejon të rrish rehat në habitatin tënd, t’i thuash gjërat ashtu siç i mendon ti. Çdo lloj organizimi që ti do të bësh është përherë dashamirës ndaj organizimeve të tilla, thotë hajde të mblidhemi, mblidhni rininë, gratë etj. Unë mendoj që është fat për ne. Dhe na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për në terren, që ne dalim, ka shumë njerëz të cilët thonë do ia japim votën Tom Doshit se ai është burrë. Kjo na ndihmon të jemi të deleguar në njësitë tona.
Xhoi Malësia: Thonë që ai nuk ka shumë jetë personale për shkak të këtij komunikimi të vazhdueshëm. Është e vërtetë?
Tedi Mula: Absolutisht po. Duke pasur dhe rrethanat që njihemi pak më shumë, çdo fundjavë zoti Doshi nuk e kalon me familjen e tij, por përherë është pranë qytetarëve në qytetin e Shkodrës. E ka traditë që kur është zgjedhur deputet për herë të parë në Shkodër që kështu çdo të shtunë e të dielë e gjeni në Shkodër përherë. I bëj thirrje të gjithëve në 11 maj të jenë sa më të shumtë duke votuar. Në 11 maj mos harrojnë numrin 11, PSD.
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama iu drejtua lushnjarëve duke u thën&e...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se tre mandate radhazi nuk i kanë lod...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se fitorja nuk është qëllim...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Korçës...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim përmbyllës në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës s&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Korçë kritikoi ashp...
Belinda Balluku LUSHNJE- Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku mbajti fjalën gjatë takimit elektoral të soc...
pamje nga takimi KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektoral...
foto ilustruese KOSOVË- Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin t&eum...
Basir Çollaku TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku u paraqit ditën e sotme n&...