LIVE UPDATES
Aktualitet

“Të ndihmojmë ne ta legalizosh”, inspektorët e IMT-së i kërkojnë 4 milionë lekë qytetarit!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai pohon se tregton lodra për fëmijë, teksa pronësinë e dyqanit dhe të bodrumit e ka me certifikatë pronësie.

9 Prill 2025, 21:13 Nga E. D
“Të ndihmojmë ne ta legalizosh”, inspektorët e
foto ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tiranë, ku dy inspektorë të IMT-së, i kërkojnë një ryshfet prej 4 milionë lekësh të vjetra një qytetari.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai pohon se tregton lodra për fëmijë, teksa pronësinë e dyqanit dhe të bodrumit e ka me certifikatë pronësie.

“Në vitin 2019 unë aplikova në Bashkinë e Tiranës për hapësirë pronë publike, të hapësirës para dyqanit tim. Mora lejen dhe e bëra me konstruksion metalik siç është. Gabimi im ishte se në leje xhami ishte 1.2 metra, kurse unë e bëra të gjithë faqen me xham. Në vitin 2023 më vijnë dy inspektorë, pyesin për letrat. Ua çoj te IMT-ja dhe s’më thanë gjë. Ndërkohë, disa muaj më vonë më vjen një letër në dyqan nga përmbarimi për një detyrim që unë i kisha IMT-së. Aty ishte një vendim i Gjykatës Administrative të Tiranës që më kishte vendosur një gjobë. S’thoshte për prishje. Unë as isha në dijeni”, pohon Iliri, teksa shton se e ka paguar gjobën në shtet, që bashkë me kamatat, shkoi në 420 mijë lekë të rinj.

“Vijova punën normalisht dhe më datë 21 janar 2025 më kanë ardhur dy persona dhe mu prezantuan nga IMT. Më kanë kërkuar ryshfet 400.000 lekë të reja që të mos prishet objekti”, thotë qytetari, teksa shton se në atë datë të dy personat nuk iu prezantuan me emër.

“Njëri më tha se quhej Roland, po s’kishte dokument identifikimi. As makina s’kishte logo, ishte private. Erdhën dhe në dorë kishin një vendim, që s’ma lanë dhe recituan se ke bërë ndërtim pa leje dhe se e gjitha do të të prishet. Në atë takim ata më thanë se unë duhet ta legalizoja dhe për ta legalizuar më ndihmonin këta persona”, thotë Iliri.

I gjithë ky takim është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit të Ilirit, takim i cili është bërë paraditen e datë 21 janar 2025. Në pamje duket një mjet tip Mercedez Benz, tipi A, me targa private që parkohet para dyqanit. Më pas, zbresin dy persona pa ndonjë jelekë apo të kenë në qafë dokument identifikimi. Ata futen te biznesi dhe bisedojnë me pronarin. Në këtë bisedë, ata i thonë se gjoba vjen dhe me prishje. “Po pse nuk shkruan aty (vendimi i gjykatës) që do merret vendimi për prishje” i thotë qytetari inspektorëve. Ata i përgjigjen se “ka një vendim për prishjen e objektit të kundra ligjshëm, strukturë metalike e mbuluar me sanduiç dhe mbyllje me xham”.

Qytetari i përsërit disa herë se ka paguar 4 milionë e gjysmë, madje kërkon edhe faturat, por përgjigja e tyre është se “s’na duhet fare ajo, gjoba është tjetër gjë dhe ne po flasim për vendimin e prishjes”. Më tej i thonë se çdo gjobë që vendoset nga IMT-ja është me rikthim në gjendje fillestare.

“O Ilir s’na duhet fare ajo që po kërkon. Tani do vish të flasim çik me njëri-tjetrin se tu kërku letra, a thua se do të hedhin hall ato letra! Tani ka dalë një vendim për prishje, flasim për javën që vjen. Ne kemi këtë praktikën në dorë dhe po shohim ça materiale na duhen dhe ti marrësh këto dhe ti fusësh brenda. Tani s’dimë se si të bëjmë muhabet me ty. Ti kërkon letra aty, unë të them hajde këtu ça ke paguar aty punë të tuat”, i thotë njëri prej tyre.

Ndërkohë, në bisedë qytetari i thotë nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër dhe se ai ka paguar njëherë për këtë gabim që ka bërë. “Tani më lër se jam inxhinier, jam jurist, jam me 2 fakultete. Kam dhe nja 5 vite eksperiencë edhe e njoh mirë këtë. Kjo që ke bo ti këtu, këto metra katrorë, në këtë lloj vendi, se ka rëndësi edhe vendi. Se të jesh në ndonjë vend andej hajde shko merre … Po në këtë lloj vendi këtu me këtë hapësirë fitove! Këtu duhet ta kuptoj unë nga ty që ti ke marrë tepër. Se këtu kalon nusja ime me kalamonin. Kalo goca jote nesër, a kupto?! Këto janë shumë vite, të paktën sa njohim zonën”, i thotë një nga inspektorët.

Njëri prej inspektorëve shikon disa herë kamerat e sigurisë dhe matet në çdo përgjigje. “Mund t’i bëjmë një zgjidhje, nuk i ke bërë ndonjë legalizim?” e pyet ai me stil, teksa qytetari thotë se si mund të bëhet. “Po duhet ta fusësh në legalizim. Fillimisht duhet ta marrësh si vendim, vijnë këto grupet e vlerësimit si fillim”, shtojnë ata, teksa qytetari i thotë se ata t’i lënë ndonjë ditë nëse bëhet. “Po patjetër, pastaj ne këtë vendim e mbajmë me firmë. Duhet njëherë firma për vendim prishje. Hajde na tako nga ora 4. Na telefono”, i thonë ata.

Inspektorët që duhet të merrnin masa për objektin që ka dalë nga leja e rikonstruksionit, i ofrojnë ndihmë për ta legalizuar! Qytetari thotë se pasi ikën ata, shkoi te IMT-ja dhe një punonjëse i tha se “s’ke vendim për prishje”. Ajo mori në telefon inspektorët, të cilët nga ana e tyre telefonuan Ilirin.

“Më lanë takim pasdite te një lokal në afërsi të ‘21 Dhjetorit’. Më dërguan vendndodhjen dhe shkova. Ishte pasditja e datës 21 janar 2025. Ishin të dy që erdhën në dyqan. Fillimisht më kontrolluan telefonin dhe më pas më shkruan në telefonin e tyre një shifër ‘4’. I pyeta çfarë është dhe më thanë ‘4 milionë lekë’ që mos të prishet”, thotë qytetari.

Ai shton se është trembur nga kjo kërkesë dhe se inspektorët flisnin hapur. “Më thanë se ne jemi hajdutë dhe se kishin folur me drejtorin. Më thanë se ata nga 600 mijë lekë merrnin rrogë dhe me këto mbaheshin. Unë s’jam bankomat, ku t’i gjeja lekët”, pohon ai, teksa shton se, “inspektorët më thanë që nëse nuk paguaj do t’ma prishnin”.

Ditët në vijim një nga inspektorët e ka telefonuar me dhjetëra herë, madje i shkroi edhe mesazh. “Njëherë më la takim te një lokal në qendër. Njëherë më pyeti nëse jam në punë. Nuk u ktheva përgjigje”, shton ai.

Por, disa ditë më pas, në datën 2 shkurt 2025, dy inspektorët i shkojnë sërish në dyqan. “Erdhën vetëm 10 sekonda dhe më lanë një vendim prishje. Unë s’kisha as 24 orë kohë. Do të prishej në datë 3 shkurt. Ishin të njëjtët”, thotë qytetari. Të nesërmen i erdhën disa inspektorë, madje edhe dy të parët me të cilët debatoi dhe i akuzoi se i kërkuan ryshfet. Vendimi i IMT-së u shty për një afat të pacaktuar, teksa tashmë Iliri iu drejtua Gjykatës Administrative ku dhe ka fituar një gjyq për pezullim të veprimeve të IMT-së.

“Unë me këtë dyqan mbahemi familjarisht. Punojmë të gjithë, e fus në punë edhe djalin 12 vjeç. Ku t’i gjej kaq para, këta s’të lënë as të ngresh kokë, sikur jemi bankomat” përfundon Iliri.

Takimi i parë mes qytetarit Ilir Haxhillari dhe dy inspektorëve të IMT-së, në 21 janar 2025

Inspektori – Si je?

Qytetari – Mirë!

Inspektori – Bashkë folëm në telefon?

Qytetari – Po.

Inspektori – Rolandi jam unë nga Inspektoriati (Mbrojtjes së Territorit, Tiranë).

Inspektori 2 – Si kalove, lodh mërzit!

Qytetari – Mirë.

Inspektori 2 – Ke pasur ndonjë çikë punë a jo?

Qytetari – E di vetë ti.

Inspektori 2 – Ej na kanë dhënë një vendim për ty/

Qytetari – Ça vendimi?

Inspektori 2 – Bëhet fjalë për këtë shtesën.

Inspektori – (Shikon kamerat) Nga këtu e këtej. Mbaje çik këtë, në foto siç shihet këtu ke gjithë këtë pjesën nga këtu e këtej.

Qytetari – Po mua më vunë një gjobë që e pagova unë atëherë.

Inspektori – Gjoba vjen dhe me prishje.

Qytetari – Po pse nuk shkruan aty që do merret vendimi për prishje.

Inspektori – Tani nuk e dimë ne me kë bërë muhabet ti.

Qytetari – Jo jo s’kam bërë gjë muhabet, unë thjeshtë pagova atë gjobën që më kanë vënë ata. E kam bërë para 1 viti nga Përmbarimi.

Inspektori – Atëherë më ndiq pak mua, ka një vendim për prishjen e objektit të kundra ligjshëm, strukturë metalike e mbuluar me sanduiç dhe mbyllje me xham. Sipërfaqen s’ta kanë futur sikur të kanë bërë nder që të dalë gjoba administrative edhe 1 mijë lekë.

Qytetari – 4 milionë e gjysmë të keqen vëllai!

Inspektori – Ashtu ëë?

Qytetari – Po atë po të them 4 milionë e gjysmë kam paguar gjobën. Ja ta tregoj, ty të ka ardhur.

Inspektori – (Shikon sërish kamerën) Lërë se ne s’na duhet fare ajo!

Qytetari – Ore …

Inspektori – S’na duhet ajo fare!

Qytetari – 4 milionë e gjysmë e kam paguar në shkurt, se atëherë më ka ardhur mua nga Përmbarimi.

Inspektori – O komandant, Ilir ëë?

Qytetari – Po.

Inspektori – Nuk më duhet fare ajo

Qytetari – (Kontrollon letrat).

Inspektori – Tani gjoba është tjetër gjë, gjobën e vendos shteti. Ne po flasim për vendimin e prishjes. Hajde se s’më duhet ajo të thashë!

Qytetari – Po mirë mo mirë, po dhe unë! Po në vendimin që unë ashtu nuk thoshte që … unë të paguaj gjobën dhe t’më prishet!

Inspektori 2 – Çdo gjobë që vendoset nga IMT-ja është me rikthim në gjendje fillestare.

Inspektori – O Ilir s’na duhet fare ajo që po kërkon.

Qytetari – Thjeshtë për atë që më the mund të kesh paguar 500 mijë lekë.

Inspektori – jo.

Inspektori 2 – Sa metër katrorë del masë administrative dhe ajo s’na duhet fare.

Inspektori – Tani do vish të flasim çik me njëri-tjetrin se tu kërku letra, a thua se do të hedhin hall ato letra!

Qytetari – Po.

Inspektori – Tani ka dalë një vendim për prishje, flasim për javën që vjen.

Qytetari – Po.

Inspektori – E hënë, e martë nuk e di! Ne kemi këtë praktikën në dorë dhe po shohim ça materiale na duhen dhe ti marrësh këto dhe ti fusësh brenda. Se nuk të them unë gjë … Unë e kam të prerë, nuk të ndihmoj dot. Tani s’dimë se si të bëjmë muhabet me ty. Ti kërkon letra aty, unë të them hajde këtu ça ke paguar aty punë të tuat.

Qytetari – Ndonjë zgjidhje tjetër se, ka ndonjë zgjidhje tjetër? Ça zgjidhje tjetër ka?

Inspektori 2 – Ça zgjidhje tjetër, sepse ti shiko ne i kemi një më një.

Qytetari – Më fol ti mu, kam shpenzuar gjithë këto lekë këtu. Ti ke një farë dokumenti e ke në dorë, që kam marrë një leje. Nuk e bëra me kokën time këtë. Bëra gjithë atë shpenzim. Pagova gjithë atë gjobë, 4 milionë e gjysmë.

Inspektori 2 – E ke bërë punë të lirë ndaj, ke paguar ndonjëherë …

Inspektori – Atë lejen që ke bërë, ku bohet kjo? Kjo është shtesë, kjo është hapësirë publike. Kjo është pjesë e trotuareve.

Qytetari – Hapësira publike, po. Unë e paguaj taksën, unë e paguaj!

Inspektori – E paguan për t’a shfrytëzuar, jo për t’a privatizuar. Ti e ke privatizuar.

Qytetari – Jo s’e kam privatizuar.

Inspektori – Tani më lër se jam inxhinier, jam jurist jam me 2 fakultete. Kam dhe nja 5 vite eksperiencë edhe e njoh mirë këtë. Kjo që ke bo ti këtu, këto metra katrorë, në këtë lloj vendi, se ka rëndësi edhe vendi. Se të jesh në ndonjë vend andej hajde shko merre … Po në këtë lloj vendi këtu me këtë hapësirë fitove! Këtu duhet ta kuptoj unë nga ty që ti ke marrë tepër. Se këtu kalon nusja ime me kalamonin. Kalo goca jote nesër, a kupto?! Këto janë shumë vite, të paktën sa njohim zonën.

Qytetari – Tani unë them ç’a mund të bëjmë në mënyrë njerëzore? Sikur të jesh ti në vendin tim.

Inspektori – (Shikon kamerën) Mund t’i bëjmë një zgjidhje, sa metër është?

Qytetari – Mund të jetë 4 metër.

Inspektori – Nuk i ke bërë ndonjë legalizim?

Qytetari – Ajo është gjëja më e mirë. Si mund të bëhet, mund të bëhet edhe legalizimi?

Inspektori – Po duhet ta fusësh në legalizim. Fillimisht duhet ta marrësh si vendim, vijnë këto grupet e vlerësimit si fillim.

Qytetari – Po lini një ditë dhe më thoni bëhet dhe a tërhiqeni?

Inspektori – Po patjetër, pastaj ne këtë vendim e mbajmë me firmë. Duhet njëherë firma për vendim prishje

Inspektori – Ajo që të rekomandoj, çfarë letrash duhen, çfarë dokumentesh duhen, të gjejmë dhe një njeri që të të ndihmojë. Në rregull?

Qytetari – Po. Kur do flasim?

Inspektori – Nga ora 4, po e mbajmë hapur.

Qytetari – Deri nga ora 4 marr punën aty.

Inspektori – Ok, atëherë e lëmë …

Qytetari – Nga ora 5.

Inspektori – Nga ora 5, po! Fol dhe njëherë ti dhe t’a bëjmë.

Qytetari – Ok. Aty më ke.

Inspektori – Na telefono.

Takimi i dytë mes inspektorëve dhe qytetarit, më datë 30 janar 2025

Inspektori – Si je?

Qytetari – Mirë!

Inspektori – Përshëndetje si kalove?

Qytetari – Përshëndetje.

Inspektori – Nga Inspektoriati, kemi një njoftim për të dorëzuar. Faleminderit. Ditë të mbarë!

Qytetari – Po.

Takimi i tretë mes qytetarit dhe denoncuesit, i datës 3 shkurt 2025

Qytetari – E tëra, hajdutë. 4 milionë lekë doni!

Inspektori – (Vendos kapuç) Mos, mos kalo …

Qytetari – Ju e bëtë personale me mua!

Inspektori – Kush e bëri personale, kush?

Qytetari – Juve … Nga kush e kam?

Inspektori – E ka …

Qytetari – Si hajdut jam më tha, jam hajdut më jepni 4 milionë lekë./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet