LIVE UPDATES
Politike

“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për tragjedinë në Potam, Açka: Rama e Kumbaro të dorëhiqen

Petro Koçi dhe Erion Braçe janë shprehur se nuk duhen më skafe në plazhe. Braçe shkruan gjithashtu se shkak për ngjarjen është bërë mospërfillja e ligjeve të nxjerra, e madje i kërkon falje publike familjes të së miturit që ndërroi jetë sot, i masakruar nga gomonia. 

2 Gusht 2022, 17:40 Nga k.m.
“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për
Foto ilustruese

TIRANË- Politika shqiptare ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Potam të Himarës. Deputetë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën një fëmijë teksa luante në breg të detit. Petro Koçi dhe Erion Braçe janë shprehur se nuk duhen më skafe në plazhe. Braçe shkruan gjithashtu se shkak për ngjarjen është bërë mospërfillja e ligjeve të nxjerra, e madje i kërkon falje publike familjes të së miturit që ndërroi jetë sot, i masakruar nga gomonia.

 “Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për

Petro Koçi: Kjo ngjarja e Himares na ka vrare te gjitheve. Jo me skafe ne plazhe! Le te skafisen ku te duan. Por ne plazhe jo me!

“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për

Erion Braçe: Ngjarja ne potam|himare,eshte krim! Kur mesoj qe autori eshte nga paria e policise, mbetem pa fjale! Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje; posacerisht femijeve! Tani te behet drejtesi shenbullore per te! Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek rregullat, zbatimi i tyre; lexova reagimin e drejtorit te policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete; une mendoj qe funksionon ndryshe; urdhri i drejtorit te policise me masa qe administrojne e garantojne rendin e rregullin, thjesht zbatohet, thjesht zbatohet, nuk harrohet, nuk relativizohet, nuk neglizhohet, zbaaaatoooheeeet, nuk verifikohet! Dhe zbatohet ne menyre te barabarte per te gjithe e nga te gjithe; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise! Ose barazi, ose himara eshte jo vetem skena e sotme por dhe arkiva e keimeve si ky, ne pak vite nga sot! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen! Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!

Ndërkohë që demokratët kanë drejtuar gishtin e fajit nga qeveria që nuk ka marrë masat e duhura për të ndaluar motorët e ujit nga bregu i detit. Për shkak se nuk ka një ligj ndaluar, sot humbi jetën një fëmijë i pafajshëm. Por po ashtu, nuk kanë mbetur pa reaguar edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Më i spikaturi është postimi i bërë nga Flutura Açka, e cila u kak kërkuar qytetarëve që të mos i pranojnë më kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ngushëllim në familjet e tyre. Sipas saj, të dy janë përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e ndodhur. 

“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për

Ilir Meta: Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura. Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit! Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për

Flutura Açka: Vaj për një fëmijë që e vrau babëzia. Ngushëllime të thella familjes së vajzës 7-vjeçare J.A, e vrarë sot nga skafi i një të marri në Himarë! Dhe iu bëj thirrje njerëzore t’i përzënë nëse u shkojnë te dera këta të dy me lule në mort. Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve! Se nga babêzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët. Kjo që po them nuk është politike, por njerëzore. Të pangopur!!!

“Të bëhet drejtësi”/ Politika reagon për

Sali Berisha: Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm! Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona.

Arbi Agalliu: VRASËS “Nëna 154” është emri i skafit që mori jetën e vajzës 5 vjeçare, prindërit e së cilës kishin zgjedhur Himarën për të pushuar këto ditë gushti. “Nëna 154” një skaf me dy motorë nga 300 kuaj fuqi secili, i denjë për të kaluar Adriatikun pa asnjë problem, i mori jetën sot të vogëlushes 5 vjeçare e cila ndodhej në breg duke luajtur.
Ky mjet, i cili mund të quhet vrasës nëse qarkullon pranë bregut jashtë kushteve teknike, po drejtohej nga një punonjës i policisë së shtetit i akuzuar për shpërdorim detyre dhe mbjellje të lëndëve narkotike. Ky punonjës i policisë, i cili duhej të kujdesej në fakt për jetën e 5 vjeçares, sot u bë vrasësi i saj. Asnjë korridor për lundrim të mjeteve në plazhin e Potamit. Asnjë masë e marrë. Jeta këtu nuk ka më asnjë vlerë e për më tepër kur ta merr një polic i akuzuar për trafiqe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes në këtë ditë tmerri për ta!

Erisa Xhixho: Nuk gjej fjalë të ngushëlloj nënën që humbi dritën e syve sot në një tragjedi të paralajmëruar. Një engjëlli 7 vjeç iu këput jeta në mes nga papërgjegjshmëria e një individi që deri sot ka mbajtur uniformën e policisë. Duke iu bashkuar familjes në dhimbjen e saj, kërkoj me forcë ndëshkimin e autorit të ngjarjes, fatkeqësisht një episod i përsëritur dhe që reflekton pasigurinë e jetës në vendin tonë. Nëse do ishin zbatuar ligjet e sigurisë në plazhe, një tragjedi kaq e dhimbshme do të ishte shmangur, por çdo ditë jemi dëshmitarë të mungesës së sinjalistikës dhe shkeljes së rregulloreve në plazhet tona. Një tragjedi e tillë bëhet akoma më e rëndë për shkak se ka si autor një individ të certifikuar nga shteti për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Një oficer policie që kthehet në rrezik për jetën e njerëzve të pafajshëm nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e të gjithë filtrave që shteti ka për të rekrutuar dhe mbajtur në punë ata që duhet të jenë gardianët e jetës dhe garantuesit e sigurisë. Ngushëllime familjes! Prehu në paqe engjëll se ky vend nuk ishte për ty, as për të pushuar për pak ditë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra nga gomonia "Nëna 154" teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar Arjan Tasen nga Policia e Shtetit.

vdes femija ne himare arjan tase


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet