Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Politike
"Të bashkohemi si bashkëudhëtarë!"/ Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së
Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
18 Janar 2026, 18:40Nga D.S
Ervin Salianji
LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme politike. Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ish-deputeti, u shpreh se, salla e mbushur në Lezhë ka një peshë të veçantë politike, pasi sipas tij tregon qartë qytetarët shqiptarë duan ndryshim.
“Lezha po tregon se kjo punë ka marrë rrugën e vet dhe do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë diskutim. Është vendi i historisë, i qëndresës dhe i dinjitetit shqiptar. Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar," tha ai./Dosja.al