LIVE UPDATES
Politike

Takimi me FMN-në dhe BB-në, Mete: Borxhi publik ka zbritur një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023

Gjatë fjalës së tij Mete u shpreh se Shqipëria ka pasur ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit dhe investimeve të huaja ndërsa shtoi se se borxhi publik arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011.  

16 Shkurt 2024, 10:45 Nga N.F
Takimi me FMN-në dhe BB-në, Mete: Borxhi publik ka zbritur një
Ministri i Financave

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ka qenë i pranishëm në takimin e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij Mete u shpreh se Shqipëria ka pasur ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit dhe investimeve të huaja ndërsa shtoi se se borxhi publik arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011.  

Mete shtoi se objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse. Për të realizuar këtë ministri u shpreh se kanë nisur një diskutim të thelluar me Bankën Botërore për analizimin e komponentëve të mbrojtjes sociale, me objektivin për të ndërmarrë një qasje reformuese edhe ndaj sistemit të pensioneve.

Fjala e plotë:

Është kënaqësi të mikëpresim për herë të parë në Shqipëri këtë takim të konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këto janë takime që i shërbejnë diskutimeve mbi zhvillimet e fundit në vendimmarrjet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si edhe shkëmbimit të mendimeve në lidhje me sfidat me të cilat përballen ekonomitë e vendeve tona.

Uroj që gjatë këtyre ditëve të keni mundësinë të njihni më nga afër vendin tonë, ashtu siç bënë mbi 10 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë vitit të kaluar. Siç e përmendi Guvernatori, turizmi është kthyer në një mbështetës të fortë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike për ne, ashtu siç ka qënë prej vitesh për shumicën e vendeve të pranishme në këtë takim.

Kontributi i këtij sektori, krahas sektorëve të tjerë, ka qënë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në përballje me një seri goditjesh, ku veç pandemisë dhe efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, vendit tonë iu desh të përballej edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues të vitit 2019. Edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive. Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.

Jemi angazhuar së fundmi në finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së, negociata në të cilat kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga Komisioni. Rekomandimet që kanë rezultuar nga këto negociata, së bashku me grupin e reformave që presim të dakordësojmë me Komisionin, si pjesë e Planit të Rritjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor besoj do të jenë shtysa të rëndësishme për integrimin e tregjeve, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe konvergjencës së rajonit me vendet e BE-së.

Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN-në, me synim përmirësimin e administrimit fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore. Në dinamikat komplekse të zhvillimeve gjeopolitike apo edhe rajonale, është e rëndësishme të forcojmë rezervat për t’u përballur më me efektshmëri me sfidat e ardhshme.

Objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, por tashmë edhe të gjelbër. Shqipëria dhe rajoni janë në një pozicion të favorshëm për të realizuar veçanërisht këtë të fundit. Ne kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme dhe synojmë të zgjerojmë investimet e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke adoptuar një kuadër efektiv të taksonomisë së gjelbër.

Për një rritje gjithëpërfshirëse, kemi nisur një diskutim të thelluar me Bankën Botërore për analizimin e komponentëve të mbrojtjes sociale, me objektivin për të ndërmarrë një qasje reformuese edhe ndaj sistemit të pensioneve. Gjithashtu, politikat ndaj mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe nxitjes së punësimit mbeten thelbësore, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Kemi vendosur po ashtu si objektiv inovacionin, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, që është edhe një nga temat e diskutimit sot dhe do të jetë një nga elementët që e ardhmja dikton ta vëmë në funksion të rritjes së produktivitetit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Të nderuar Ministra dhe Guvernatorë,Sfidat për të cilat diskutojmë nuk janë të reja, as të veçuara, madje janë shumë të ndërlidhura mes vendeve, pavarësisht madhësisë së tyre. Në këtë frymë, mendoj se ndarja e mendimeve sot dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vlejë adresimit sa më efektiv të këtyre sfidave.

ervin mete borxh publik shqiperia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet