LIVE UPDATES
Politike

Takimi me homologun holandez, Xhaçka: Vlerësuam bashkëpunimin e frytshëm që është arritur mes autoriteteve tona

Ministrja u shpreh se së bashku diskutuan për reformat e rëndësishme që ka ndërmarrë e po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian. 

7 Shtator 2022, 12:26 Nga A.B
Takimi me homologun holandez, Xhaçka: Vlerësuam bashkëpunimin e
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti ditën e sotme ministrin e punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Wopke Hoekstra. Ministrja u shpreh se së bashku diskutuan për reformat e rëndësishme që ka ndërmarrë e po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian. 

DEKLARATA E PLOTË:

Pata sot nderin dhe kënaqësinë të mirëpres kolegu Wopke Hoekstra, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministër i Mbretërisë së Holandës. Kjo është vizita e tij e parë, por ne kemi pasur rastin të takohemi e të diskutojmë edhe herë të tjera, dhe përfitoj nga ky rast për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm për gjithë vullnetin e tij të mirë dhe për të gjithë punën e tij të mirë për t’ju dhënë marrëdhënieve mes vendeve tona një hov të ri e një frymë të re bashkëpunimi qoftë në rrafshin dypalësh, qoftë në atë shumëpalësh. Sigurisht që diskutuam për reformat e rëndësishme që ka ndërmarrë e po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian. Hapja e negociatave është jo vetëm një arritje e rëndësishme dhe e merituar, por mbi  të gjitha fillimi i një procesi shumë kërkues e shumë kompleks angazhimet e punësh të mëtejshme që do të na afrojnë me BE. Holanda në këtë proces ka qenë padyshim një nga gjykatësit më të rreptë të punës së Shqipërisë. Por dua të theksoj që Holanda ka qenë njëkohësisht edhe një nga mbështetësit e rëndësishëm të procesit të integrimit duke ofruar asistencë të prekshme me fokus të veçantë në grupin e parë të kapitujve negociues, të ashtuquajturin Cluster 1, Fundamentals, e sidomos për sa i përket debatit për politikat që përfshijnë këto kapituj dhe përfshirjes së shoqërisë civile.

Gjej rastin këtu të falënderoj kolegun edhe për asistencën e vlefshme prej 600 mijë euros në vit që Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ofron për trajnimet në kuadër të programit MATRA i cili synon të ndihmojë vendin tonë të forcojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Dhe po në këtë fushë, dua të shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin e frytshëm që është arritur tashmë mes autoriteteve policore dhe gjyqësore të vendeve tona në kuadër të EUROJUST dhe EUROPOL. Por ajo që është vërtet lajm i mirë, është që tashmë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës ka filluar të prekë edhe fusha që dikur do të kishte qenë e vështirë të mendoheshin.

Në këtë kontekst, dua të përmend nismën shqiptaro – holandeze për të cilën kanë rënë dakord Kryeministrat Rama dhe Rutte e cila synon që të elaborojë idenë e Presidentit Makron për një Komunitet Politik Europian në një plan konkret me disa pika, e cila pra, vendos një marrëdhënie konkrete bashkëpunimi për hartimin e këtij dokumenti që do të paraqitet në tetor të këtij viti në Samitin e Pragës për Ballkanin Perëndimor. Dhe me sa di, i dashur koleg, edhe ju keni dhënë kontributin tuaj në këtë dokument.

Unë shpresoj që në të ardhmen ne do të dimë të ndërtojmë më shumë forma të tilla bashkëpunimi pasi sigurisht që kemi çfarë mësojmë nga eksperienca holandeze, qoftë në raportet tona bilaterale, qoftë në ato multilaterale ku gjithashtu, kemi hedhur hapa të rëndësishme.  Si për shembull në OKB, ku Shqipëria ka mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit e ku vendet tona janë rreshtuar së bashku, sidomos në Grupin e Miqve për Llogaridhënien në Ukrainë. Së fundi, padyshim jo për nga rëndësia, në planin bilateral, më duhet të pranoj që kemi shumë punë për të bërë. Kjo është një pranim nga ana ime i një realiteti që të gjithë e dimë, por edhe një ftesë për të punuar së bashku për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin e jashtëzakonshëm për bashkëpunim e shkëmbime në ekonomi, turizëm, bujqësi, edukim, kulturë, arsim. Unë kam shumë besim që mund të bëjmë shumë më shumë dhe që ne, si ministra të jashtëm, kemi detyrimin të bëjmë më të mirën për ta orientuar këtë proces e për të konsoliduar e shtrirë lidhjet mes nesh. Dhe nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe një zhvillim shumë të rëndësishëm që ka ndodhur sot, që sapo është njoftuar nga Kryemnistri Rama. Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në 17 korrik.

Hetimet e agjencive të specializuara kanë provuar pa asnjë hije dyshimi që ky sulm ishte i organizuar dhe sponsorizuar nga institucione shtetërore iraniane. Ishte një sulm i paprovokuar, pa asnjë shkak, kundër një vendi anëtar të NATO dhe kandidat për në BE. Sigurisht që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me cilindo vend, edhe me ato vende me të cilat ndan një vizion diametralisht të kundërt për botën, me të cilat ndan vlera e parime krejt të kundërta, sidomos për çështje që janë qendrore në politikën tonë të jashtme si të drejtat e njeriut, përbën një hap mjaft drastik sidomos, kur beson tek dialogu e bashkëpunimi si mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Por në këtë rast, agresiviteti i sulmit, shkalla e sulmit dhe mbi të gjitha fakti që ky ishte një sulm krejtësisht i paprovokuar, nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Ne jemi në komunikim të ngushtë me aleatët e partnerët, në NATO e BE, por edhe në nivel bilateral, u kemi kërkuar atyre mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë e padyshim edhe mbështetje në të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.

olta xhacka wopke hoekstra

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës