27 Tetor 2022, 10:23
Nga F.M
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaërkuar llogari për Paketën Fiskale 2023. Ajo tha se deputetët nuk janë pajisur me dokumentin e nevojshëm në lidhje me këtë paketë dhe nuk mund të diskutojnë pa pasur ligjet përpara.
"Ndërprerja që u bë në Komisionin e Ekonomisë është e paligjshme, duhet për caktuar e veçantë e miratimit të projektligjit. Në nenin 81 thuhet se menjëherë Komisioni i Ekonomisë për Fiancat fillon shqyrtimin. A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projekligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Do kisha dashur që argumentet tona t'i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tre ligje, ndërsa tre ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur. Nuk e kemi paketën e plotë fiskale në asnjë fletë. Nuk ndahet buxheti i shtetit dhe projektligjet financiare, këto gjenerojnë efekte financiare që janë reflektuar në buxhet, kush është miratuar një ligj për lojërat e fatit, ne nuk mund të diskutojmë në ajër. Kurdo që ta ketë të nevojshme qeveria, të vijë dhe të diskutojmë, nuk mund të diskutojmë kështu, s'na bëni dot për budallenj. Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, unë besoj që spot ne duhet të marrim ligjet e paketës fiskale, t'i lexojmë ato dhe të diskutojmë siç thotë rregullorja e këtij parlamenti. Kam 24 orë që përpiqem. E kuptoj që kemi një arrogancë që vjen nga pushteti, por për 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të vijmë këtu, si nën drejtimin e Jozefina Topallit apo edhe të Gramoz Ruçit, të vijmë dhe të diskutojmë në këtë mënyrë. Kur të ketë koha ministrja të vijmë të diskutojmë sërish,"- tha Tabaku ndër të tjera.
jorida tabaku komisioni i ekonomise 27 tetor 2022
Politike
27 Tetor 2022, 09:40
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u thirr ditën e sotme nga Prokuroria e...
Politike
26 Tetor 2022, 23:15
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se ministrja e Punëve të Jashtme, Olta ...
Politike
26 Tetor 2022, 22:59
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD Klevis Balliu ka thënë se bisedimet me deputetët e PD që nuk mbësht...
Politike
26 Tetor 2022, 22:36
k.m.
Xhelal Mziu
TIRANË- Edhe pse është afruar me grupin e kryedemokratit Sali Berisha, deputeti demokrat Xhelal Mziu deklaron se është...
Politike
26 Tetor 2022, 22:08
k.m.
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u shpreh se është i penduar që nuk janë futur në zgjedh...
Politike
26 Tetor 2022, 21:51
I.A
Edi Rama dhe Agron Shehaj
TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më ...
Politike
26 Tetor 2022, 21:39
k.m.
Alastair King-Smith dhe Sali Berisha
BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur për akuzat ndaj tij të kruet të PD-s&...
Politike
26 Tetor 2022, 21:29
I.A
Foto nga mbledhja
TIRANË- Organizimi i brendshëm në Partinë Demokratike po vijon. Sot janë zgjedhur 3 drejtuesi departamentes...
Politike
26 Tetor 2022, 21:13
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi...
Politike
26 Tetor 2022, 21:01
I.A
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka folur në lidhje me reformën në drejtësi në vend. I ft...