LIVE UPDATES
Politike

'Ta harroni mbështetjen e qeverisë'/ Kërcënimi i Ramës, Berisha: Sikur i ka fondet e të atit xhelat. Kemi të bëjmë me një diktaturë!

Sali Berisha tha se Rama sillet sikur paratë, i ka të trashëguara. 

25 Prill 2023, 22:23 Nga k.m.
'Ta harroni mbështetjen e qeverisë'/ Kërcënimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Ramës në lidhje me "premtimin" që ai i bëri qytetarëve nëse votojnë kandidatët e djathtë se nuk do të marrin asnjë fond nëse zgjidhen në krye të bashkive. Në fjalën e tij në emisionin "Log.", Berisha tha se Rama sillet sikur paratë, i ka të trashëguara. 

“Nëse ti përdor fondet e qeverisë ajo është një garë më e pabarabartë. Po nuk votuat nuk ka fonde. Sikur i ka fondet e të atit xhelat, jo taksat e qytetarëve,”- deklaroi Berisha.

Po ashtu, Berisha shtoi se fitorja e opozitës në këto zgjedhje është e sigurt për shkak se kryeministri Edi Rama ka përpara një revolucion.

“Ata kanë detyra dhe merren vetëm me qytetarët. Ata do flasin për qytetarët. Për programet e tyre. Kjo është një zgjidhje shumë e drejtë. Ata janë përqendruar muaj të tërë në dëgjesa për problemet e qytetarëve. Tani ata kanë bërë llogaritje. Nuk merren me Edi Ramën dhe as me kundërshtarët e tyre në luftë gjelash, Kjo është fushata që bëhet. Unë jam i deyruar të merrem me problematikat e mëdha të vendit për të gjitha bashkitë dhe komunat si shpopullimi, dëshpërimi masiv dhe varfëria. Është e tmerrshme, Vetëm 20% e atyre që janë në nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. U kërkohet të jenë korrekt me shtetin sikur duhet të jenë ata që kanë. Fitorja është e sigurt. Ky është një revolucion. Kemi të bëjmë me një diktaturë krimi, droge dhe vjedhje,”- u shpreh Berisha.

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar me ndërprerje fondesh nga ana e qeverisë, për të gjitha Bashkitë që në 14 Maj do të vendosin që të zgjedhin për drejtues të tyre përfaqësuesit e opozitës, ndaj të cilëve nuk harroi të përdorte edhe epitete denigruese. 

“Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë të na vënë përpara faktit të kryer medemek në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur non grata jo nga unë, jo nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA,"-tha Rama.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet