Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rrëzohet marrëveshja Iran-SHBA, ndërsa sulmet sa vijnë dhe shtohen
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Kreu i socialistëve kërkon 8 mandate nga ky qark, por kjo mund të jetë e paarritshme, për arsye si keqqeverisja e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe vendosja në poste kyçe drejtuese të njerëzve që nuk kanë lidhje me Durrësin.
DURRËS- Një mbledhje e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në fillim të kësaj javë, ku i pranishëm ka qenë dhe vetë kryeministri Edi Rama, është shoqëruar me pakënaqësi. Kreu i socialistëve kërkon 8 mandate nga ky qark, por kjo mund të jetë e paarritshme, për arsye si keqqeverisja e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe vendosja në poste kyçe drejtuese të njerëzve që nuk kanë lidhje me Durrësin. Këto ishin dhe arsyet që mbledhja është shoqëruar me pakënaqësi dhe diskutime jo shumë premtuese për arritjen e synimit të Ramës në këtë qark më 11 maj.
Kreu i degës së PS-së në Durrës, Luan Zaza ka deklaruar në mbledhje se sigurimi i 8 mandateve në këtë qark duket e pamundur për shkak se njerëzit nuk po i pranojnë socialistë. Pas Zazës, një tjetër pengesë u shpalos nga një kordinator socialist. Ai foli lidhur me shqetësimin e qytetarëve të Durrësit për sjelljen e njerëzve jashtë rrethit e qarkut në poste kyçe të administratës qendrore e vendore, koston e keqqeverisjes së të cilëve e paguajnë strukturat vendore të Partisë Socialiste. Koordinatori socialist tha se në Durrës, eksportimi nga Tirana dhe rrethet e tjera të drejtorëve ‘Kap ça të Kapësh’ ka armiqësuar Partinë Socialiste me bazën e saj.
“Dua të përsëris një shqetësim, që ta kam shprehur dhe në takimin te ‘Tropikali’ para zgjedhjeve 2021, shqetësimin për drejtorë të “eksportuar” në Durrës nga Tirana apo rrethet që janë bërë “KÇK”, në poste prej vëllait, ministres, mikut, që asgjë s’i lidh me “Skenën Elektorale” në Durrës, apo detyrën në PS! Nuk duan t’ia dijë “KÇK” që sillni në Durrës se je koordinator i PS, Kryetar PS apo ça je. Ata që të presin e të zgjidhin hallin janë të paktë. Durrësi ka pasur dhe ka drejtues shumë të mirë, edhe që kanë mbajtur në shpinë zona shumë të vështira elektorale, prandaj nuk keni pse sillni “KÇK” nga Tirana kur për votat këtu kujdesemi ne”, vijoi ai.
Koordinatori socialist iu drejtua edhe vetë kryeministrit, duke i thënë se këto problematike lidhen me pritshmëritë që ka pasur anëtarësia e PS në Durrës, pasi vetë Rama në 2021 doli deputet në këtë qark.
“Në Durrës në 2021 erdhe vetë i 8-të e të dhamë sa deshe vetë. 8 kërkove, 8 more! Gjithashtu 15871 vota si deputet, përkundër 11412 votave që more në Vlorë! E të gjitha sa thashë më lart lidhen me pritshmëritë që ka pas anëtarësia e PS Durrës nga ty si deputet i Qarkut dhe Kryeministër! E që ta mbyll, situatës tani në Durrës i shkon për shtat shprehja popullore ‘kush han kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët’”, tha zyrtari vendor socialist.
Kryeministri i kërkoi emra konkretë se cilët janë drejtorët dhe zyrtarët nëpër institucione që nuk bëjnë detyrën e tyre dhe nuk u përgjigjen probleme të njerëzve. Zyrtari vendosur iu përgjigj duke thënë se "KÇK janë të gjithë pa asnjë përjashtim". Koordinatori tha se qytetarët durrsakë po i përzënë dhe solli si shembull përpjekjet për t’u takuar me të prekurit nga përmbytjet e fundit.
gazment bardhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment...
Sorensen BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta n...
Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për aktivitetet e kryemin...
Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë ditën e sotme një njoftim të r...
foto ilustruese TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu programet ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, ë...
foto ilustruese GJERMANI- Rainer Zitelmann, një autor gjerman në një pjesë të librit të tij "Origjina e varfëris&eu...
klevis balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur sot një deklaratët për mediat ku shprehet ...
Foto ilustruese KOSOVË- Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë hapen të dielën e 9 shkurtit, në orën 7. A...
pamjet e ndara nga bardhi SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë pjesë ditën e sotme në&n...