LIVE UPDATES
Politike

Sveçla dhe Balla takohen, s’i komentojnë raportet Kurti-Rama: Do kemi kohë të flasim

Por edhe pse u pyetën asnjë prej të dyve nuk preferoi që të komentonte raportin mes dy kryeministrave; Edi Ramës dhe Albin Kurtit. 

24 Korrik 2023, 15:24 Nga k.m.
Sveçla dhe Balla takohen, s’i komentojnë raportet Kurti-Rama:
Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla

TIRANË- Taulant Balla ka takuar për herë të parë si ministër i Brendshëm, homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla. Të dy ministrat u takuan në pikën Kufitare të Morinës për të diskutuar lidhur me radhët e gjata që shkaktohen për shkak të kthimit të emigrantëve në atdhe, por edhe kalimin e  traut nga shtetasit e Kosovës për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri. 

Të dy, mbajtën një konferencë të shkurtër për mediat, ku Balla tha se arsyeja e takimit ishte radha e gjatë e pritjes për emigrantët që hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës, ndërsa tha se janë duke punuar për një zgjidhje për siguracionet e makinave. Dy ishin mundësitë sipas tij; siguracionit të bëhet ose më një hark kohor të caktuar; ose me kilometra të caktuara. Por edhe pse u pyetën asnjë prej të dyve nuk preferoi që të komentonte raportin mes dy kryeministrave; Edi Ramës dhe Albin Kurtit. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Taulant Balla: Unë nuk e quaj të tepruar është gjë e mirë që ka një shkëmbim shumë të madhe mes dy anëve të kufirit. Arsyeja e takimit ka qenë një kërkesë e imja për ministrin Sveçla, me të cilin mos u habisni por unë do të takohem shumë shpesh. Sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura që duhet të zbatohen por konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm, të cilët udhëtojnë nga Shqipëria për në Kosovë, e për shkak se të gjitha targat do të duhet të pajisen me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar. Shqetësimi imë është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim për t'u kthyer të gjejmë të gjitha mundësitë që koha e kalimit të jetë shumë e shkurtër. Propozimi ka qenë që pajisjen me siguracion të mos e bëjnë më në kufi, por brenda një kohe të caktuar teksa hyjnë në Republikën e Kosovës; ose brenda një distance të caktuar. Mendojmë që një prej aryseje është pikërisht kjo. Por kam besim që kolegu im do të gjejë një zgjidhje, kjo edhe në komunikim me Ministrinë e Financave.

A folët për anulimin e takimit të dy qeverive nga ana e Ramës?

Taulant Balla: Mërgimtarët presin prej nesh që ne të zgjidhim këtë çështje, sa për çështje të tjera do kemi kohë plot që të flasim. Ajo që i takon dy ministrave është që të zbatojnë marrëveshjet që kryeministrat kanë firmosur. 

Xhelal Sveçla: Unë me kënaqësi shfrytëzova rastin për të takuar ministrin Balla. Ne kemi shumë marrëveshje të cilat janë të nënshkruara mes 2 ministrive, po punojmë që të implementohen. Tashmë nuk kemi shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës që me targa të këtyre vendeve presin në radhë. Problemin e kemi me mërgatatat tona që vijnë në Shqipëri për pushimet e tyre. Ne duhet t'ju shërbejmë shpejt dhe me efikasitet. Zgjidhje ka, ka vullnet të jashtëzakonshëm politik, shumë shpejt do të zgjejmë zgjidhje.

Mbasi të mbarojë sezoni do e gjeni zgjidhjen...?!

Xhelal Sveçla: Jo, asesi. Është hera e dytë për disa ditë që unë jam këtu. Ka përmirësime, por po flasim për zgjidhje të menjëhershme.

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Pasi Kurti nuk e "dëgjoi" për të zgjidhur situatën e tensioniet në Veri të vendit me Serbinë, Rama anuloi pak orë para se të ndodhte mbledhjen e 2 qeverive në Gjakovë. Po ashtu, i ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë një draft që sipas tij zgjidh problemet mes Serbisë dhe Kosovës, pa u konsultuar me Kurtin. Nga ana tjetër edhe Kurti nuk pranoi ta takonte kur Rama shkoi në Prishtinë dhe as nuk erdhi në Tiranë, kur u ftua për një darkë jozyrtare, bashkë me liderët e tjerë të rajonit. 

taulant balla xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet