LIVE UPDATES
Politike

Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është “sinjal i fortë politik”

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, nxiti gjithashtu reagim të menjëhershëm nga Serbia, e cila rregullisht e lufton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

1 Maj 2026, 18:36 Nga E. D

Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është

KOSOVË- Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, nxiti gjithashtu reagim të menjëhershëm nga Serbia, e cila rregullisht e lufton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për Ivanа Stradnerin nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington (FDD), rezoluta është “sinjal i fortë politik, pasi e afron Kosovën më pranë NATO-s në kuptimin strategjik”.

“Në letër, Kosova mund të mos jetë shumë më afër anëtarësimit, duke qenë se katër aleatë të NATO-s ende nuk e njohin, por ky është hap në drejtimin e duhur në një kohë kur gjendja e sigurisë në rajon po përkeqësohet”, thotë Stradner për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Ajo gjithashtu është aktualisht duke e shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri të plotë, që pritet të zgjasë deri më 2028.

Për më tepër, Kosova nuk është as pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, i cili shërben si rrugë për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtare e aleancës ushtarake. Pranimi i një anëtari të ri kërkon njëzëshmëri brenda aleancës, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin më të ri në Evropë.

Stradner vlerëson se nismat në Kongres, siç është kjo rezolutë, mund të mos jenë në gjendje t’i detyrojnë aleatët e NATO-s të ndryshojnë qëndrimet e tyre, por ato formësojnë mjedisin politik duke treguar se Uashingtoni e sheh Ballkanin si një çështje të papërfunduar strategjike dhe pret më shumë unitet brenda aleancës.

“Ato gjithashtu dërgojnë sinjal të qartë në debatin e brendshëm amerikan se nuk është koha për të kufizuar apo tërhequr angazhimet ushtarake amerikane nga aleanca në Ballkan, pavarësisht zërave të herëpashershëm në këtë drejtim. Një prani e qëndrueshme ushtarake e SHBA-së në Evropë mbetet thelbësore për parandalimin dhe stabilitetin afatgjatë”, thekson ajo.

Ka pasur zëra muajt e fundit se SHBA-ja mund t’i tërheqë trupat e saj nga NATO-ja, përfshirë nga misioni paqeruajtës i saj në Kosovë, KFOR. Por, Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk kishte ndonjë njoftim për ndryshim të zhvendosjes së forcave. Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s. Dhe, sipas Stradnerit, kjo rezolutë gjithashtu “dërgon mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të investojnë në rolin dhe kohezionin e NATO-s”.

Rezoluta pasqyron “tensionet rajonale”

Stradner beson se paraqitja e rezolutës amerikane në këtë kohë pasqyron “si tensionet e vazhdueshme rajonale, ashtu edhe një garë më të gjerë gjeopolitike, ku zonat gri po shihen gjithnjë e më shumë si dobësi”. Tensionet në rajon janë shtuar kohëve të fundit, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që pretendon pa ofruar prova se vendet fqinje “po përgatitën” për sulm ndaj saj.

Për ta forcuar narrativin e tij, Vuçiq paralajmëroi javë më parë investime të reja në ushtri dhe rritje të mëtejshme të kapaciteteve mbrojtëse, duke theksuar se Serbia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim në një “situatë komplekse” sigurie, të shkaktuar nga aktivitetet e Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Ai po i referohej një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, dhe dy anëtareve të NATO-s: Shqipërisë dhe Kroacisë. Që të tri vendet kanë thënë vazhdimisht se deklarata trepalëshe mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt dhe se synimi është zhvillimi i mbrojtjes.

Kosova, në anën tjetër, vitet e fundit e ka akuzuar Serbinë për agresion, për shkak të stërvitjeve ushtarake pranë kufirit të saj. Stradner thotë se Ballkani Perëndimor ka treguar tashmë se sa shpejt mund të përshkallëzohen tensionet, duke i përmendur incidentet gjatë protestave të vitit 2023 në veriun e banuar me shumicë serbe, ku u lënduan mbi 90 paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këto incidente, sipas saj, nënvizojnë se aleanca “nuk po përballet me rreziqe abstrakte, por me pika reale tensioni”.

“Derisa po përballet me vështirësi në luftën e tij në Ukrainë, Putini po kërkon mënyra të reja për të sfiduar Perëndimin, dhe hapja e një konflikti të ri në Ballkan është gjithmonë në ‘menynë ushtarake’ të tij, me ndihmën e Vuçiqit. Pikërisht për këtë arsye NATO ka interes për stabilitet në rajon”, thekson Stradner.

Ajo beson se mësimi që shumë politikëbërës e nxjerrin nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili nisi më 2022 dhe po vazhdon, është i “drejtpërdrejtë”.

“Vendet jashtë NATO-s, si Ukraina, mbeten të ekspozuara, ndërsa anëtarësimi në NATO ofron një nivel parandalimi që aktorë si Putini hezitojnë ta sfidojnë drejtpërdrejt”, thotë ajo.

Kjo vlen për Kosovën, një vend që gëzoi lirinë falë ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për ta zmbrapsur regjimin e atëhershëm serb, pasi zyrtarët e saj e kanë përsëritur vazhdimisht se vendi do të jetë më i sigurt duke qenë pjesë e aleancës.

Kundërshtimi i Serbisë i “parashikueshëm”

Serbia e lufton publikisht pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe, sipas Stradnerit, reagimi i Vuçiqit ndaj rezolutës amerikane nuk është i papritur. Në një marrëveshje të vitit 2023 në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Serbia ishte zotuar se nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk i është përmbajtur zotimit tri vjet pas dhe e ka vazhduar lobimin kundër fqinjit.

“Kundërshtimi i Vuçiqit ndaj kësaj rezolute është i parashikueshëm. Ai ka pak interes të mirëpresë një prani më të fortë të NATO-s, por pjesëmarrja e Serbisë në ushtrime të rastësishme të NATO-s nuk duhet të ngatërrohet me një rreshtim të plotë, sidomos duke pasur parasysh bashkëpunimin e saj paralel ushtarak me Rusinë dhe Kinën”, thekson Stradner.

Serbia është ushtarakisht neutrale, por është pjesë e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe dhe bashkëpunon me aleancën në këtë frymë. Megjithatë, njëkohësisht, ajo kryen vazhdimisht stërvitje ushtarake me Kinën dhe nuk i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Serbia është duke i zgjeruar kapacitetet e veta ushtarake me mbështetjen e partnerëve të jashtëm, ndërsa Vuçiq po vazhdon të balancojë mes Brukselit, Moskës dhe Pekinit në një mënyrë që ngre shqetësime të arsyeshme për drejtimin afatgjatë të Serbisë”, nënvizon Stradner.

Ajo vë në pah se, pavarësisht se Qeveria e serbe përfiton nga fondet e BE-së, retorika dhe pozicionimi i Vuçiç “shpesh pasqyrojnë tema të lidhura me Vladimir Putinin, veçanërisht në kontekstin e ndikimit rajonal dhe narrativëve si një ‘botë serbe’ më e gjerë”.

“Presionet e brendshme gjithashtu kanë rëndësi: ndërsa protestat dhe tensionet politike brenda Serbisë rriten, ekziston një model i përsëritur ku Vuçiq priret të përshkallëzojë për të de-përshkallëzuar situatën në rajon”, përfundon ajo./REL

kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës