Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjithashtu bazuar në dosje, Xoxa jo vetëm i përdorte organizimet fiktive për të nxjerrë para, por detyronte edhe të tjerët të firmosnin sikurse ka deklaruar dhe Voshtina.
TIRANA- Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina ka dëshmuar para SPAK për dosjen "Veliaj" duke u ndalur veçanërisht te abuzimet e dyshuara të Ajola Xoxës dhe shoqatave të saj. Në dosje shpaloset fakti se Xoxa mundohej të justifikonte marrje parash dhe shlyerje shpenzimesh për aktivitete që nuk ishin bërë.
Gjithashtu bazuar në dosje, Xoxa jo vetëm i përdorte organizimet fiktive për të nxjerrë para, por detyronte edhe të tjerët të firmosnin sikurse ka deklaruar dhe Voshtina. Ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, Adela Kondakçi, që ka marrë statusin e bashkëpunëtores së prokurorisë së Posaçme ka rrëfyer, sipas dosjes, të tjera detaje në lidhje me aktivitete e bashkëshortet e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.
Pjesë nga dosja:
“Për sa i përket kompanisë ASLV, Voshtina deklaroi se është përzgjedhur me insistimin e shtetases Ajola Xoxa, se cila pretednonte se vetëm kjo kompani mund të realizonte kërkesat teknike të Festivalit. Pë të jusfitikuar pagesat TKOB planifikoi disa shfaqje shtesë në kalendarin artistik, ndonëse realisht shërbimi ASLV ishte i nevojshëm vetëm për dy shfaqje. Kjo praktikë, sipas saj u përdor për të justifikuar një shumë të madhe parash që kërkonte Ajola, dhe shumë nga aktivitet e ASLV në këtë kuadër ishin fiktive”.
“Së fundi ajo pranoi se për një shfaqje të titulluar, “Muzikë në vitet e stuhishme” nuk ka pasur nevojë për ndriçim nga ASLV, por ajo është përfshirë në kontratë për të mbuluar shpenzimet e kërkuara nga Ajola për festivalin. Këto shpenzime ishin justifikuar si të paguara nga Ajola Xoxa dhe kërkoheshin të rikuperoheshin përmes kontratave dhe operatorëve se ASLV dhe Rametal".
“Shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se në fillim ishte parashikuar që fondet të shpërndaheshin përmes një procedure të zakonshme prokurimi, por për shkak të afateve të shkurtra kohore TKOB dhe Ajola, bashkë me përfaqësues të tjera ranë dakord që shpërndarje e buxhetit të bëhej me prokurim të drejtpërdrejtë në disa kompani të caktuara”.
“Ajo deklaroi se kompanitë e përzgjedhura ishin Rametal Shpk, e cila do të merrte një pjesë të fondit dhe më pas do të kalonte te Partner Law dhe ASLV Shpk e cila do të merrte një pjesë të fondit që do të kalonte më pas tek Ava Studio. Këto kompani janë përdorur për të marrë fonde nga TKOB dhe për t'i transferuar në kompani të tjera të menaxhuara nga Ajola, duke stimuluar shërbime që në fakt nuk janë kryer realisht”…


Erion Veliaj dhe SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Ajola Xoxa dhe SPAK
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
Fatime Kryemadhi TIRANA- Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avo...
Xhixho TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do t&eu...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pasoja ligjore për arkitektët projektet e të cilëve mund të ndryshoj...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat është shprehur se PD do do t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se PD do e den...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa komentonte ndryshimet e reja në Kodin Penal u shpreh se shpërdorimi i de...
Rama TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se ndry...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kantieret e ndërtimit do të monitorohen 24 orë me kamera. Ai tha se kjo metod&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se në 5 deri në 10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një ose...