LIVE UPDATES
Politike

"Statistikat e Farage janë të pasakta"/ Replikat mes Ramës dhe Farage, analisti i BBC: Politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët

Sipas analistit, pas Brexit, nuk është më e mundur të fajësohet BE për problemet ekonomike dhe sociale të Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo është arsyeja pse tani  partia ‘Reform UK’ e Farage është përqendruar tek emigrantët.

9 Shtator 2025, 19:32 Nga E. D
"Statistikat e Farage janë të pasakta"/ Replikat mes
Nigel Farage dhe Edi Rama

TIRANË- Analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, ka folur lidhur me replikat e Kryeministri Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage për emigrantët shqiptarë në Britani të Madhe. Në një intervistë në Report Tv analisti Partos i cilësoi replikat si një rast tipik i politikanëve që përdorin retorikën për të forcuar mbështetjen publike. Analisti theksoi gjithashtu se karriera politike e Farage është ndërtuar mbi retorikën kundër emigrantëve dhe të huajve.

Sipas analistit, pas Brexit, nuk është më e mundur të fajësohet BE për problemet ekonomike dhe sociale të Mbretërisë së Bashkuar dhe kjo është arsyeja pse tani  partia ‘Reform UK’ e Farage është përqendruar tek emigrantët. Ndër të tjera Partos theksoi se statistikat për numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë të pasakta. Analisti nënvizoi se pretendimi i Farage se një në 50 shqiptarë në MB ndodhet në burg bazohet në një vlerësim prej 53,000 banorësh të lindur në Shqipëri.

Intervista e plotë:

Si e vlerësoni debatin virtual mes Nigel Farage dhe Kryeministrit Edi Rama për emigracionin e paligjshëm, a është thjesht retorikë politike, apo zbulon çështje më të thella në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri?

Gabriel Partos: Përplasja në rrjetet sociale këtë verë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës ishte një rast tipik i politikanëve që përdorin retorikën për të forcuar mbështetjen publike. Karriera politike e z. Farage është ndërtuar mbi retorikën kundër emigrantëve dhe të huajve. Arritja e tij më e madhe në bashkëpunim me krahun e Boris Johnson-it në Partinë Konservatore ishte largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE pas referendumit të vitit 2016.

Pas Brexit, nuk është më e mundur të fajësohet BE për problemet ekonomike dhe sociale të Mbretërisë së Bashkuar, ndaj tani partia ‘Reform UK’ e z. Farage është përqendruar tek emigrantët. Ironikisht, kjo është bërë më e lehtë, pasi pas Brexit, emigracioni i ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për të mbushur vendet e punës që lanë qytetarët e BE-së. Për më tepër, mbërritja e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla përmes Kanalit Anglez është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Kjo ndodh pjesërisht sepse Mbretëria e Bashkuar tani është jashtë BE-së dhe është shumë më e vështirë të kthehen azilkërkuesit në Francë. Z. Rama, pa dyshim, përfiton politikisht në vendin e tij duke mbrojtur shqiptarët në MB dhe duke refuzuar përpjekjet për t’i portretizuar si kriminelë. Në përgjithësi, marrëdhëniet dypalëshe mes MB dhe Shqipërisë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Kjo pasoi marrëveshjen mes ish-Kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe z. Rama në fund të vitit 2022, e cila i dha fund valës së madhe të shqiptarëve që kalonin Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kërkuar azil.

Sa të besueshme janë statistikat e përdorura nga z.Farage në këtë debat? A janë shifra të fryra që stigmatizojnë padrejtësisht shqiptarët?

Gabriel Partos: Statistikat për numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë të pasakta. Pretendimi i z. Farage se një në 50 shqiptarë në MB ndodhet në burg bazohet në një vlerësim prej 53,000 banorësh të lindur në Shqipëri. Sipas regjistrimit të popullsisë në MB në vitin 2021, në atë kohë kishte 68,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ky numër konsiderohet si nënvlerësim, dhe një raport i parlamentit britanik në vitin 2023 e vlerësonte numrin e shqiptarëve në rreth 140,000.

Pse kjo mospërputhje?

Shumë shqiptarë kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit pa dokumente të rregullta. Ata janë zhdukur në ekonominë “gri” të paregjistruar (dhe ndonjëherë në botën kriminale).Kjo është e lehtë për t’u realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi nuk ka kartë identiteti kombëtare. Shqiptarët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nuk kanë interes të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë.Për më tepër, një numër i madh shqiptarësh kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të tjera, sidomos nga Italia dhe Greqia. Në shumicën e rasteve, origjina e tyre shqiptare nuk regjistrohet derisa të përballen me ligjin dhe të burgosen. Duket se raportimi nga media anti-emigrante mbi nivelin e kriminalitetit shqiptar bazohet më shumë në hiperbolë sesa në fakte.

Përtej çështjes së emigracionit, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar jep kontribute të rëndësishme në biznes, art dhe akademi, me figura të njohura si Lea Ypi, Dua Lipa, Rita Ora, etj. Pse mendoni se kjo narrativ pozitive përmendet kaq rrallë në diskursin publik?

Gabriel Partos: Politikanët, sidomos ata të tipit populist siç është z.Farage e dinë mirë që një nga mënyrat më të sigurta për të rritur mbështetjen është duke ngritur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Në një kontekst ku në Mbretërinë e Bashkuar si edhe në pjesë të tjera të Evropës ka shqetësime serioze për inflacionin, çmimet e larta të banesave, problemet në kujdesin shëndetësor publik dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm, politikanët populistë zakonisht zgjedhin t’i sulmojnë emigrantët. Është më e lehtë të përfitosh politikisht nga zemërimi dhe zhgënjimi i njerëzve dhe të fajësosh emigrantët sesa të theksosh kontributin që ata japin në shoqëri. Ky është një mësim që politikanët populistë dhe nacionalistë e kanë mësuar prej kohësh dhe vazhdojnë ta zbatojnë në kërkim të pushtetit.

Si ndodhën replikat me Ramën?

Pak muaj më parë kryeministri Rama dhe deputeti britanik kanë replikuar në rrjetet sociale, pasi ky i fundit deklaroi se "një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg" dhe bëri thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm. Nigel e quajti udhëheqësin shqiptar "një gjigant burrëror" që e udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikoi politikat e Britanisë për imigracionin. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në "një vend shumë të errët".

Kryeministri shqiptar tha se Britania po “kërkonte vende për të lënë emigrantët”, një koncept që ai pretendoi se do të kishte qenë i paimagjinueshëm një dekadë më parë. Ai argumentoi se Brexit-i e kishte ndryshuar rrënjësisht diskursin publik britanik, duke thënë: Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme. Nigel akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera./Dosja.al

nigel farage edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet