16 Tetor 2025, 19:34
Nga E. D
pamje nga takimi
ITALI- Me ftesë të Zëvendëskryeministrit e Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali po merr pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED, të bashkë-organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) dhe Ministria Italiane për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, Spiropali ka zhvilluar një takim miqësor me homologun italian, Antonio Tajani, për të cilin shprehet: "Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë. Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar.
Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë. Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen."
Përgjatë konferencës vjetore të Dialogut Mesdhetar MED, Ministrja Spiropali do të jetë folëse kryesore në dy panele më përfaqësues të lartë të qeverive të tjera.
Dialogu Mesdhetar MED është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut. Qëllimi i saj është të promovojë një “agjendë pozitive” për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias./Dosja.al
antonio tajani elisa spiropali
Politike
16 Tetor 2025, 19:12
E. D
Florjan Binajt
TIRANË- Kandidati i pavarur për Kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetar&...
Politike
16 Tetor 2025, 18:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një mesazh i dërguar gabimisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbulua...
Politike
16 Tetor 2025, 18:07
E. D
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e mandatit t&eu...
Politike
16 Tetor 2025, 17:12
votimi
TIRANË- Mazhoranca në fund të seancës së sotme plenare votoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, lidhu...
Politike
16 Tetor 2025, 17:20
E.d
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se Taulant Balla ka urdhëruar të gji...
Politike
16 Tetor 2025, 17:06
TIRANË- Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka ndërprerë diskutimet në Kuvend me propozimin e kreut të grupit të PS, Taulan...
Politike
16 Tetor 2025, 16:28
E. D
Këshilli i Ministrave
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dokumentet për shkarkimin e Erio...
Politike
16 Tetor 2025, 16:17
E. D
pamje nga kuvendi
TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka ndërprerë sërish seancën plenare, pasi deputeti Gazment Bardhi ka...
Politike
16 Tetor 2025, 16:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur tensione dhe debate mes opozitës dhe deputetve të P...
Politike
16 Tetor 2025, 15:52
E. D
Bardhi, Peleshi
TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme. Pas debateve të njëpasnj&...