Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Spiropali pret Komisionin për Punët e Jashtme në Senat: Spanja mbështetje ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE
Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.
11 Nëntor 2025, 13:28Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja. Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.
Postimi i Spiropalit:
Bienvenidos a Tirana! Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.