LIVE UPDATES
Politike

"Spiropali nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar për sistemin TIMS dhe pse ligji e parashikon!" PD: Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin

Gjithashtu PD shton se sipas rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të akuzës nga Kuvendi, por sipas tyre, Kryetarja e Kuvendit mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

14 Nëntor 2024, 09:25 Nga M.B
"Spiropali nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar për
Ervin Salianji

FIER- Partia Demokratike ka njoftuar sot se ish-deputeti Ervin Salianji, ish-kryetar i Komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka firmosur dhe ka dërguar nga burgu ka kallëzimin për hetimin. PD thotë se përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK. Gjithashtu PD shton se sipas rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të akuzës nga Kuvendi, por sipas tyre, Kryetarja e Kuvendit mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Lidhur me këtë rast, vet Salianji ka reaguar nga burgu duke thënë se ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një sherbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Salianji ka shtuar se Spiropali  njeh 'Skënderbeun' e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Sipas tij, ndërhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK.

Njoftimi i PD:

Spiropali e mbyll në sirtar, Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e sistemit "TIMS", drejtuar nga ish-deputeti Ervin Salianji nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare. Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të metejshme nga SPAK.
Sipas rregullores, këto konkluzione i percillen organit të akuzës nga Kuvendi. Është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur rregulloren, dhe mban në sirtar pêrtej afateve të percaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Lidhur me këtë skandal, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun ku mbahet si i denuar, u shpreh:

"Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama. Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një sherbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me nderhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vertetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë menyre dyfishohet. Ndërhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK. E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Vërteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe sherbimin e saj ndaj bandave. Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar. Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta".

ervin salinaji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet