LIVE UPDATES
Politike

Spiropali: Kosova prioritet i politikës tonë të jashtme, ajo meriton statusin e vendit kandidat në BE

Në vizitën e saj të parë në Kosovë që nga formimi i ekzekutivit të ri, Spiropali deklaroi pas takimit me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, se ky vit duhet të jetë viti i konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

25 Shkurt 2026, 12:29 Nga I.A
Spiropali: Kosova prioritet i politikës tonë të jashtme, ajo
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të shtetit të saj, duke shtuar se beson se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në vizitën e saj të parë në Kosovë që nga formimi i ekzekutivit të ri, Spiropali deklaroi pas takimit me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, se ky vit duhet të jetë viti i konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtësisht me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo nuk është retorikë sovraniteti e as formulë diplomatike, por është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë, përveç se është dëshirë e jonë e zemrës”, tha Spiropali.

Sipas saj, siguria e Kosovës është siguri edhe për Shqipërinë, duke premtuar mbështetje për Prishtinën në rrugën e saj evropiane dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës.

Teksa i përshkroi si intensive 15 muajt e negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE, Spiropali tha se Kosova po ashtu meriton të ketë një rrugë të qartë drejt bllokut.

“Ne besojmë që Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe politika e zgjerimit e BE-së duhet të përdoret si një armë e fuqishme gjeostrategjike e BE-së për të mos lejuar që Ballkani Perëndimor të influencohet nga forca malinje, apo të ndikohet në procese që nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit”, tha Spiropali.

Kosova, që ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat, teksa Shqipëria ka përparuar në rrugën evropiane, duke hapur të gjithë kapitujt negociues dhe tani pret që të nisë mbylljen e tyre.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen në shtetndërtim por edhe për përfaqësimin e interesit “të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Sa më i fort që të jetë koordinimi ynë aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt BE-së”, tha ai.

Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, përsëriti qëndrimin se shteti i saj mbështet dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja – dhe tha se epilogu i procesit duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë.

“Njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve dhe në rajonin tonë të lirë nga tensionet e trashëguara. Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet, jo si akt presioni, por si hap të domosdoshëm për normalizim të vërtetë”, tha Spiropali, duke shtuar se një marrëveshje përfundimtare do të duhet t’i hapë rrugën Kosovës për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera.

Gjatë konferencës për media, Spiropali foli edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha se Shqipëria nuk ndërhyn në drejtësinë ndërkombëtare, por “drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputur nga çdo lexim kolektiv. Drejtësia nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral dhe historik”.

Në Hagë, ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, janë përballur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë mohuar. Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar, dhe tani çështja është në duart e trupit gjykues.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Më herët gjatë ditës, ajo po ashtu ka vizituar familjen e heroit kombëtar të Kosovës, Adem Jashari, në Prekaz./REL

elisa spiropali

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur