LIVE UPDATES
Politike

SPAK zbulon KORRUPSIONIN tek MSH, Bardhi thirrje Manastirliut: Jep dorëheqjen! Heshtët, kjo tregon se jeni bërë pis

Gazment Bardhi tha nga Foltorja e parlamentit se kjo qeveri ka rritur tarifën e korrupsionit në 40%.

5 Qershor 2023, 10:45 Nga k.m.
SPAK zbulon KORRUPSIONIN tek MSH, Bardhi thirrje Manastirliut: Jep
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka diskutuar lidhur me arrestimin për korrupsion të sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha nga Foltorja e parlamentit se kjo qeveri ka rritur tarifën e korrupsionit në 40%. Po ashtu, Bardhi kërkoi nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që të japë dorëheqjen e saj.

"Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit, ka shkuar 40%. Kryeministri njihej si MR.10%. Sot kemi një kryeministër me një etje të pakufijshme për pushtet. Duan të besojnë se është një rast i izoluar. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Aty ku ka vullnet, presioni ushtrohet me të vërtetë. Merrni rastin e Moldavisë, atje po ushtrohet luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Shqipëria në fakt është vite dritë ndaj Moldavisë. Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionit. Cili nga ju sot do të dalë që tarifa e korrupsionit nuk është 40%? Na mjafton ne ky rast i SPAK, ndaj në vend që ta sulmojmë duhet ta inkurajojmë. S'ka asnjë shpresë që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë. Korrupsioni është problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbizotëron? Mos harroni nga 10% kur e mori për herë të parë pushtetin, e çoi në 40%. Korrupsioni na ndalon që të begatohemi. E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans,"-tha Gazment Bardhi

Fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në seancën e sotme

Këto ditë mësuam se qeveria e ka rritur tarifën e korrupsionit. Nga një tender modest orej 8 milionë lekësh i Ministrisë së Shëndetësisë kuptuam se tarifa e korrupsionit në qeverinë e Edi Ramës ka shkuar 40%. Kur kryeministri i sotëm i hyri politikës, ai njihej si mr.10%shi. Ky është një politikan që e bazoi karrierën e tij tek korrupsioni dhe prej 25 vitesh nuk njeh të ndalur. Sot, kemi një kryeministër me një etje të pakufoshme për pushtet. Sa më e madhe dëshira për pushtetin, aq më i madh korrupsioni. 40% vjedhin këta vetëm me një tender, por duan që populli të besojë se ky është një rast i izoluar, se këta nuk janë te gjithë kaq hajdutë. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Dhe ka shumë të drejtë. Aty ku ka vullnet, korrupsioni luftohet me të vërtetë. As nuk bëhet teatër, as nuk ushtrohet presion ndaj drejtësisë. Merrni rastin e suksesshëm të Moldavisë. Aty po ndodh një luftë spektakolare kundër korrupsionit, sepse në krye të kësaj lufte qendron një kryeministre e ndershme, e zgjedhur me votë të lirë dhe që ka frymëzuar të rinjtë, profesionistët, shoqërinë moldave për t’u bërë pjesë e kësaj beteje. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë. Pas dy dekadash e gjysëm në pushtet, Edi Rama jo vetëm nuk ka bërë kurrë asgjë për të luftuar korrupsionin, por ka ndërtuar një sistem shkatërrues për demokracinë. Cili nga ju sot kolegë të maxhorancës do të dalë e të më thotë që tarifa e korrupsionit në qeverinë tuaj nuk është 40%? E keni të pamundur të mohoni faktet që SPAK-u ka sjellë në rastin e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë. A na mjafton ne ky akt i SPAK-it? Absolutisjt që jo! Prandaj, në vend që ta sulmojmë, duhet ta inkirajojmë. E di që është e vështirë, e di që qeveria, kryeministri, emisarët e tij janë në përpjekje te vazhdueshme oër të kontrolluar drejtësinë, por s’ka asnjë shpresë tjetër konkrete që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë! Korrupsioni është një çështje që prek çdo aspekt të jetës sonë. Jo më kot ai zë vendet e para në çdo sondazh dhe hulumtim të shoqërisë sonë. Mbi 80% e shqiptarëve e shohin korrupsion si problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Dhe me të drejtë! Sepse korrupsioni përkeqëson shërbimin në sistemin tonë shëndetësor. Përkeqëson arsimin e fëmijëve dhe të rinjve. Korrupsioni mbyt të drejtat e njeriut. Korrupsioni vë në rrezik sigurinë kombëtare. Korrupsioni dëbon njerëzit nga atdheu i tyre. Korrupsioni zbraz buxhetin e shtetit për të mbushur xhepat e qeveritarëve. Korrupsioni dobëson njerëzit e zakonshëm dhe fuqizon njerëzit me pushtet dhe krimin e organizuar.

Çfarë vlere ka rritja e pagave, kur korrupsioni mbretëron në Shqipëri? 40% e taksave tuaj të nderuar qytetarëve vidhen. 40% e pasurive kombëtare vidhen. Mos harroni! Nga 10%, kur mori për herë të parë pushtet, Edi Rama e ka çuar në 40% taksën e korrupsionit. Mendoni sa shumë kemi humbur nga korrupsioni në shëndetësi, në arsim, në infrastrukturë. Një vend kaq i vogël dhe kaq i pasur sa ne, duhet të ishte një Zvicër në zemër të Ballkanit. Por korrupsioni na ndalon të begatohemi. Na ndalon të punojmë në vendin tonë dhe të fitojmë nga djersa jonë.

E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja zonja dhe zotërinj ministra! E kuptoj që ju krijon alergji lufta kundër korrupsionit. Por psh ju mund ta ndihmoni drejtësinë drejtpërsëdrejti. Zonja zëvendskryeministre sa e keni taifën e korrupsionit në Ministrinë tuaj? E keni biseduar me sekretarin tuaj të përgjithshëm? Me pjesën e luanit të fondeve të rrugëve dhe energjisë, ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Por pyesni e na thoni!

Edhe ju zonja Ministre e Financave, në ministrinë tiaj duhet të jeni në një garë të fortë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvatur sa me shumë nga fondet publike përmes tenderave dhe procedurave korruptive. Në diskutim sot nuk vihet më a merrrni 40% të vlerës së tenderit, por sa më shumë se kaq merrni! Pyeteni edhe ju Sekretarin tuaj të Përgjithshëm për normën e gjobës me tenderat në ministrinë tuaj. Nëse nuk je e kënaqur prej tij, pyet sekretarin e Përgjithshëm të paraardhësit tënd. Njerëzit e tij i lëviznin paratë e korrupsionit me thasë nga njëra shtëpi në tjetrën, derisa përfunduan në shtëpitë e sanitarëve.

Zonja Ministre e Shëndetësisë, si ka mundësi që heshtët për skandalin në ministrinë tuaj? Duke mos u distancuar nga aktet korruptive të bashkëpunëtorëve tuaj më të afërt, ju dëshmoni se korrupsioni i Sekretares suaj të Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ju tregoni se jeni pjesë dhe i shërbeni një sistemi të kalbur nga korrupsioni.

Do të ishte në nderin tuaj të jepnit dorëheqjen! Të tregonit me fakte se nuk jeni bërë pis. Të tregonit me vullnetin tuaj të lirë dhe jo me propagandë boshe se e mbështesni drejtësinë dhe i hapni rrugën drejtësisë për të hetuar deri në nivelet më të larta, deri tek ju! Por ju e humbet këtë shans! Nëse ju ngushëllon si fakt, nuk jeni e vetmja. Ju mësoni nga më profesionisti në punë korrupsioni. Nga kryetari juaj legjendar që u kap me presh në duar me McGonigalin dhe vazhdoi të sillej sikur s’kishte ndodhur asgjë.

E keni vënë re, sa herë i shpërthen një skandal korrupsioni në nivele të larta, Edi Rama nuk di asgjë. Nuk dinte asgjë për Saimir Tahirin, megjithëse ne ia thoshim përditë. Nuk dinte asgjë për inceneratorët, megjithëse ne, prapë, i denonconim përditë. Me shumë gjasë, nuk do të dijë asgjë as për Vangjush Dakon, i cili po hyn e po del shumë shpesh nga SPAK këto kohë. Fraza e vjetëruar e tij se nuk bëhet mburojë për askënd shërbën vetëm sa për demagogji. Dalja nga burgu e Saimir Tahirit i rrëzoi gjithçka dhe provoi se Edi Rama është peng i korrupsionit. Ai është një minues i vërtetë i demokracisë sonë dhe përfaqëson një shans të humbur për mirëqenien e shqiptarëve. Historia na ka mësuar se regjimet autoritare janë ndërtuar mbi korrupsionin. Kjo që kemi ne sot nuk është demokraci. Kush thotë të kundërtën, gënjen veten dhe këdo tjetër. Ne nuk mund të nisim të prosperojmë pa nisur të luftojmë seriozisht korrupsionin. Edi Rama ka dështuar ta bëjë këtë, sepse ai ble zgjedhjet. Stabiliteti që ai i ofron komunitetit ndërkombëtar është një fasadë e rreme, e ndërtuar mbi një sistem korrupsioni që gëlon në çdo qelizë të qeverisjes. Kjo duhet të ndryshojë! dhe e vetmja mundësi që kjo të ndodhë, në mënyrë që të mos na shembet mbi kokë çatia e ngrënë nga korrupsioni, janë zgjedhjet e lira, të pandikuara nga blerja dhe korrupsioni. Për Shqipërinë, ky është shpëtimi i vetëm! Problemi më i madh sot në Shqipëri është se njerëzve u ka shteruar besimi se politikanët mund të ndryshojnë diçka. Me të drejtë. Diskutimi i tyre, për fat të keq, është se cila nga palët politike ka berë mënshumë korrupsion se tjetra. Humbja e besimit të njerëzve është një lajm i keq për vendin. Por sot, dua të them mijëra të rinjve dhe të rejave që mendojnë kështu, se nuk kanë plotësisht të drejtë. Në ketë sallë ka njerëz të ndershëm që mund ta ndryshojnë këtë situatë katastrofike. Në këtë sallë, ka politikanë që e kanë provuar veten se nuk i dorëzohen korrupsionit. Kjo është një situatë emergjente qe duhet ndryshuar. Ne, të dashur qytetarë, mund ta ndryshojmë së bashku, me kurajo, me guxim, me ndershmëri!

gazment bardhi seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet