LIVE UPDATES
Politike

"SPAK të hetojë rolin dhe veprimtaritë e paligjshme të personave përgjegjës", Salianji prezanton RAPORTIN e 4 muaj hetimeve të Komisionit për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS

Gjatë prezantimit të raportit, Salianji tha se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

23 Korrik 2024, 18:50 Nga r.ll
"SPAK të hetojë rolin dhe veprimtaritë e paligjshme të
ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kryetari i këtij komisioni po prezanton raportin përfundimtar të 4 muaj hetimeve.  Në raportin përfundimtar të grupit të ekspertëve lidhur me hetimin e sistemit TIMS, i kërkohet SPAK të hetojë rolin dhe veprimtaritë e paligjshme të personave përgjegjës.

Gjatë prezantimit të raportit, Salianji tha se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Po ashtu, ka rezutuar nga dëshmitë dhe dokumentet, se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Nga raporti ka rezultuar se emërimi e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Salianji bëri me dije se Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re.

“Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS“, deklaroi Salianji.

Më tej, ai u shpreh se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë.

Sipas raportit, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon:

(i)​Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla;

(ii)​Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi;

(iii)​Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;

(iv)​Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu;

(v)​Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça;

(vi)​Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;

(vii)​Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;

(viii)​Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska;

(ix) ​Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.

KONKLUZIONET E RAPORTIT TË PREZANTUAR NGA SALIANJI:

Konkluzioni i parë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh në shtetin italian në vitin 2007, ishte refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, megjithëse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kanë gjetur ndonjë produkt konkret pune.

Konkluzioni i dytë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar.Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Policinë e Shtetit apo sistemet e informatike të kësaj të fundit dhe nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie, ndërsa duket se marrëdhënia miqësore me shtetasin Ervin Muça ka qenë vendimtare për emërimin e tij.

Konkluzioni i tretë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedura e ndjekur për emërimin e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo del qartazi nga fakti se zonja Gjana ka depozituar dokumentacionin përpara shpalljes së vendit vakant, ka qenë kandidaturë e vetme, aplikimet janë hapur vetëm për dy ditë dhe emërimi është kryer përpara trajnimit në Akademinë e Sigurisë, në shkelje të përcaktimeve ligjore të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Po ashtu, rezulton se zonja Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re dhe në vitin 2014 që përkon me largimin nga detyra e specialistes së Sektorit të Serverave në Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit, ishin referuar materialet proceduriale si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Konkluzioni i katërt: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se njoftimi i parë për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 14:51 të datës 02.08.2023 nga shefi i Sektorit të Serverave, zoti Ardit Muço, i cili iu është përcjellë drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit. Më pas njoftimi i dytë ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 22:54 të datës 02.08.2023, ku krahas drejtuesve të Policisë së Shtetit, janë informuar mediat dhe drejtuesit kryesorë të shtetit, përfshirë Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Megjithë njoftimet e marra nga Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 02.08.2023, datë në të cilën ka filluar edhe ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi institucional ka ardhur vetëm ditën e nesërme në datën 03.08.2023. Deklarimet e zotit Balla, zotit Rrumbullaku dhe zoti Veliu sa i përket marrjes dijeni dhe komunikimeve me njëri-tjetrin janë kontradiktore dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën. Nëse reagimi do të kishte qenë në kohë, ndërhyrja e filluar në orën 18:00 të datës 02.08.2023 dhe e shtrirë deri në orën 02:00 të datës 03.08.2023, mund të ishte parandaluar.

​Konkluzioni i pestë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS. Konkretisht, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar hyrjen e paautorizuar në ambientet e rëndësisë së veçantë të Policisë së Shtetit, nuk kanë marrë leje apo autorizim paraprak nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kryerjen e procesit të back-up-it, kanë bërë transferimin pjesërisht të të dhënave të sistemit TIMS në pajisje të jashtme, kanë hyrë në godinë duke përdorur kodin e një punonjëse që ishte me leje vjetore, kanë operuar në orët e vona të natës dhe jashtë orarit zyrtar, kanë urdhëruar vartësit për kryerjen e detyrave në kundërshtim me ligjin, si dhe nuk kanë hartuar aktet sipas Urdhërit Nr. 3410, datë 28.04.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Megjithë shkeljet flagrante të ligjit, këta punonjës janë pezulluar vetëm për një periudhë 5-ditore dhe më pas janë lejuar që të vijojnë punën normalisht, pa filluar procedura e shkarkimit nga detyra, në kushtet kur qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ashtu edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishin konstatuar kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dhe duke vënë në rrezik sigurinë e një infrastrukture kritike për Policinë e Shtetit.

​Konkluzioni i gjashtë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezultoi se në datën 14 tetor 2021, ka pasur një sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe sistemin TIMS. Ky sulm nuk është raportuar, nuk janë kryer verifikime apo hetime të thelluara, si dhe nuk janë marrë masa për pastrimin e sistemeve nga viruse të mundshme apo forcimin e masave të sigurisë për rreziqe që mund t’i kanoseshin sistemit nga sulme kibernetike. Po ashtu, rezultoi se në datën 9 shtator 2022 ka pasur një sulm të dytë të sistemeve informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë sistemin TIMS, i cili sipas dëshmive ishte pasojë e drejtpërdrejtë e mosmarrjes së masave në rastin e sulmit kibernetik të tetorit 2021. Si rezultat i këtyre dy sulmeve, drejtuesit e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit kanë deklaruar se të dhënat e sistemit TIMS deri në shtatorin e vitit 2022 gjendet në kanale online, dhe mund të blihen nga çdo person që mund të jetë i interesuar. Lidhur me këto pretendime, të cilat mbështeten edhe në dokumentacion zyrtar nuk rezulton që të ketë pasur hetime të thelluara administrative apo penale nga institucionet ligjzbatuese. Moskryerja e këtyre hetimeve dhe marrja e masave të nevojshme rrit rrezikun për përsëritjen e sulmeve kibernetike me pasoja shkatërruese për sistemet kritike të Policisë së Shtetit në të ardhmen.

Konkluzioni i shtatë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë. Jo vetëm mënyra, por edhe personat që iu kanë dhënë këtë akses, qëllimet dhe motivet e këtyre personave privatë që kanë pasur akses në sistemin TIMS mbeten të paqarta dhe ngrejnë dyshime serioze për paligjshmëri. Sistemi TIMS përmban një shumëllojshmëri të dhënash, ashtu siç e kemi shpjeguar më lart, dhe aksesi i lirë nga persona të paautorizuar përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në vendin tonë. Kjo situatë, për të cilën qoftë Ministri, ashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duken se ishin në dijeni, duhet të kishte nxitur këta të fundit për marrjen e masave urgjente për kryerjen e një hetimi të thelluar të hyrjeve të paautorizuar në sistemin TIMS dhe marrjen e masave që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

​Konkluzioni i tetë: Nga të dhënat publike dhe faktet e njohura botërisht, të cilat u sollën nga anëtarët e Komisionit Hetimor, rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj. Për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS pë rata vetë apo kundërshtarët e tyre. Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare.

Konkluzioni i nëntë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se në sistemin TIMS janë kryer ndërhyrje, të cilat mundësojnë që për persona të caktuar, të mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë, si dhe nëse regjistrohen, kërkimi në bazën e të dhënave të TIMS nuk bëhet i plotë duke shmangur databazat e të dhënave kriminale, çka mundëson që shtetas shqiptar apo të huaj që mund të jenë në kërkim kombëtar a ndërkombëtar, apo të dënuar për kryerjen e krimeve, të hyjnë dhe dalin lirisht nga territori pa pasur ndonjë alert nga sistemi. Ky devijim, siç është shprehur edhe Drejtori i Departamentit të IT-së, zoti Ervin Muça, iu shërben kryesisht individëve me rekorde kriminale dhe mund të shpjegojë edhe faktin se si persona në kërkim nga organet shqiptare të drejtësisë ia kanë dalë të dalin apo hyjnë në territorin e vendit tonë pa u zbuluar nga institucionet ligjzbatuese. Edhe kjo problematikë meriton vëmendje të veçantë dhe adresim të menjëhershëm pasi përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë, si dhe dëmton rëndë punën e organeve të drejtësisë, qofshin ato shqiptare apo të huaja.

​Përgjegjësitë institucionale: Në vijim të konkluzioneve të mësipërme, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon:

(i)​Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla;

(ii)​Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi;

(iii)​Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;

(iv)​Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu;

(v)​Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça;

(vi)​Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;

(vii)​Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;

(viii)​Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska;

(ix) ​Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.

Për hetimin e rolit dhe veprimtarisë së paligjshme të këtyre shtetasve, vlerësojmë se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë, i thelluar dhe i gjithanshëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund të nxjerrë në dritë edhe fakte të reja të paligjshme, ashtu si edhe të identifikojë persona të tjerë, që mund të jenë identifikuar gjatë hetimit parlamentar.

Sjellim në vëmendje, se për shkak të zvarritjes së dërgimit të kërkesave për informacion nga deputetët e mazhorancës, vonesës në kthimin e përgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e përgjigjeve nga institucionet, si në rastin e Këshillit të Ministrave, rrëzimit të kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qenë në pamundësi objektive për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që do të çonin në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Prandaj, SPAK, pasi t’i vihet në dispozicion ky material, në përputhje edhe me kompetencën e saj lëndore të parashikuar nga neni 135, pika 2, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ka mundësi të hetojë dhe zbardhë të plotë veprimtarinë e paligjshme të personave të sipërcituar.

MË POSHTË GJENI RAPORTIN E PLOTË

ervin salianji komisioni hetimor i tims 23 korrik 2024

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet